Si duket një vend në luftë: Një udhëtim nëpër Ukrainë nëpërmjet fotografive

Lviv_2023

Pavarësisht se granatohet herë pas here, Lviv në perëndim të Ukrainës konsiderohet relativisht i sigurt. Mbetet një nga destinacionet kryesore turistike brenda vendit dhe një qendër kryesore hekurudhore për udhëtime në vendpushimet në malet Karpate ose jashtë. Të gjitha fluturimet civile janë anuluar në Ukrainë që nga pushtimi rus në shkallë të plotë më 24 shkurt 2022. Lviv, korrik 2023. Foto nga Yulia Abibok, e përdorur me leje.

Shumë kanë një ide specifike se si duket një vend në luftë – rrënoja të pafundme, shkatërrime dhe shenja të dukshme vuajtjesh. Edhe në Ukrainë, njerëzit shpesh thonë se lufta nuk mund të shihet dhe ndjehet kur ata po ecin nëpër qytete të mëdha si Kievi. Por për dikë që e njeh vendin, por nuk e ka vizituar për disa kohë që nga pushtimi i plotë i Rusisë më 24 shkurt 2022 , shenjat dhe kujtimet e agresionit të armatosur janë të shpërndara kudo.

Unë kam lindur në Ukrainë dhe kam jetuar atje – në Donetsk, Kiev dhe Lviv – për pjesën më të madhe të jetës sime deri në mes të shtatorit 2022. U ktheva në Ukrainë në korrik 2023 pas një mungese prej 10 muajsh dhe kalova rreth gjashtë javë atje. Kjo është ajo që pashë.

Ternopil_2023

Ternopil, korrik 2023. Foto nga Yulia Abibok, e përdorur me leje

Menjëherë pas fillimit të pushtimit rus në shkallë të plotë, qeveria ukrainase ndaloi shfaqjen e kursit të monedhës për të frenuar panikun financiar dhe rritjen e spekuluar. Disa faqe të këmbimit valutor gjetën një mënyrë për të tërhequr klientët në mënyra të tjera. Këtu, në një tabelë në një treg në Ternopil, një qytet në perëndim të Ukrainës, shkruhet se norma e blerjes është “e shtrenjtë” ndërsa norma e shitjes është “e lirë”.

Lutsk_2023

Lutsk, korrik 2023. Foto nga Yulia Abibok, e përdorur me leje.

Në Lutsk, një qytet në veriperëndim të Ukrainës, lufta nuk ndjehet pasi, pavarësisht se është afër Bjellorusisë, një aleat ushtarak rus, nuk ka qenë një objektiv i zakonshëm për sulmet ajrore ruse. Qyteti është gjithashtu ndër destinacionet turistike më të nënvlerësuara në Ukrainë. Ka disa monumente mbresëlënëse, si kjo kështjellë e shekullit të 14-të, një nga të paktat e ruajtura mirë në Ukrainë.

Lutsk_2023

Lutsk, korrik 2023. Foto nga Yulia Abibok, e përdorur me leje.

Në blloqet e apartamenteve të epokës sovjetike në Lutsk-un komod, koha me sa duket ndaloi, me fëmijët që luanin në oborre mes rrobave që thaheshin dhe zonave me lule të mbjella nga fqinjët e tyre të moshuar. Në qytetet dhe qytezat më afër vijës së frontit, edhe ata pak fëmijë të mbetur përgjithësisht nuk luajnë jashtë për shkak të rrezikut të granatimeve dhe minave.

Lutsk_2023

Lutsk, korrik 2023. Foto nga Yulia Abibok, e përdorur me leje.

Së pari, lejleku në një park qendror në Lutsk iu afrua çiftit të ri nga mbrapa dhe kur ata filluan ta ushqejnë atë, ai u bë më i sigurt dhe ju afrua. Kolegia ime vendase tha se ajo kurrë nuk kishte parë diçka të tillë më parë. Një luftë prek jo vetëm njerëzit, por gjithashtu shkakton ndryshime në ekosisteme, madje edhe larg vijës së frontit.

Kyiv_2023

Kiev, korrik 2023. Foto nga Yulia Abibok, e përdorur me leje.

Një ndërtesë ku gjenden pikturat e Maria Prymachenko, artistja popullore më e njohur ukrainase, u shkatërrua nga bombardimet ruse në shkurt 2022, por vendasit në Ivankiv, arritën të fshihnin dhe t'i shpëtonin pikturatNë korrik dhe gusht 2023, pikturat u ekspozuan në Kiev. Stili i Prymachenkos njihet si art naiv; luanët, breshkat, kobrat dhe gaforret e saj janë ëndrrimtare dhe fantastike.

Kyiv_2023

Kiev, korrik 2023. Foto nga Yulia Abibok, e përdorur me leje.

Ish Harku i Miqësisë së Popullit u ngrit në Kiev në vitin 1982 si përkujtim i përvjetorit të krijimit të Bashkimit Sovjetik, si dhe një simbol i “unitetit” shekullor të popullit ukrainas dhe rus. Në vitin 2022, autoritetet çmontuan një statujë të dy burrave që përfaqësonin një ukrainas dhe një rus dhe madje edhe më herët, në vitin 2018, dikush pikturoi një çarje mbi të.

Kyiv_2023

Kiev, gusht 2023. Foto nga Yulia Abibok, e përdorur me leje.

Shumë memorialë të tjerë në Kiev dhe Ukrainë janë ndryshuar ose janë çmontuar. Vendi po përpiqet të pastrojë të gjitha shenjat e sundimit perandorak dhe sovjetik rus – një lëvizje që ende ngjall polemika, megjithëse shumë më pak se përpara vitit 2022. Memoriali i poetit më të madh rus Aleksandër Pushkin, në Kiev është mbuluar nga një palimpsest grafiti duke kërkuar heqjen e tij. Autoritetet perandorake dhe sovjetike përdorën zakonisht statujat e Pushkinit për të shënuar praninë e tyre politike dhe sferën e ndikimit.

Kyiv_2023

Kiev, korrik 2023. Foto nga Yulia Abibok, e përdorur me leje.

Autoritetet ukrainase nuk kanë bërë të ditur numrin e viktimave ushtarake, por kjo “lëndinë” në sheshin qendror të Pavarësisë së Kievit (i njohur më mirë si “Maidan”) ofron një paraqitje të shkurtër të numrit të të vdekurve. Çdo flamur i vogël ka një emër dhe detaje të tjera për një ushtar të vdekur.

Kyiv_2023

Kiev, korrik 2023. Foto nga Yulia Abibok, e përdorur me leje.

Një murale në administratën e qytetit të Kievit përshkruan Valery Zaluzhny, komandantin e përgjithshëm të forcave të armatosura të Ukrainës duke paraqitur presidentin rus Vladimir Putin përpara një paneli gjyqtarësh. Ai është me një uniformë burgu me fjalën Huylo (“kokë penisi”) në shpinë, pseudonimin që mori në Ukrainë në vitin 2014. Ndjenja popullore në Ukrainë është se vendi nuk do të jetë kurrë i sigurt nëse Rusia nuk mposhtet dhe lidershipi i saj nuk ndëshkohet ligjërisht.

Kyiv_2023

Kiev, gusht 2023. Foto nga Yulia Abibok, e përdorur me leje.

Ndërsa Kievi ishte bosh në muajt e parë të pushtimit rus në shkallë të plotë, tani është qyteti më i sigurt në Ukrainë falë mbrojtjes ajrore të detyrueshme. Ai vazhdon të jetë ndër objektivat kryesore të forcave ruse dhe pati një numër rekord sulmesh dhe parandalimesh në maj 2023, kur kryeqyteti ukrainas u granatua 20 netë nga 31, gjithashtu nga raketat balistike Kinzhal “të pamposhtura” , të cilat dukej se ishin të parandalueshme. Sirenat e ajrit dëgjohen në Kiev çdo ditë dhe natë, por ato nuk e pengojnë rininë vendase të shijojë jetën.

Kyiv_2023

Kiev, korrik 2023. Foto nga Yulia Abibok, e përdorur me leje.

Aktivitetet publike janë kthyer në Kiev dhe shumë prej tyre organizohen për mbledhjen e fondeve për ushtrinë ukrainase, si ky koncert në Podil, zona historike e qytetit.

Kyiv_2023

Kiev, korrik 2023. Foto nga Yulia Abibok, e përdorur me leje.

Pas muajve të errët të pjesës më të madhe të vjeshtës dhe dimrit të vitit 2022 nga tetori, kur forcat ruse filluan të kenë në objektiv infrastrukturën e energjisë, Ukraina është rindërtuar, megjithëse infrastruktura nuk është riparuar plotësisht dhe mund të dëmtohet përsëri, ndaj ukrainasit presin edhe më shumë sulme me raketa dhe muaj më të vështirë të ftohtë përpara.

Kyiv_2023

Kiev, korrik 2023. Foto nga Yulia Abibok, e përdorur me leje.

Disa emra dhe tabela në Ukrainë dukeshin si fantazma që nga viti 2014 dhe veçanërisht që nga viti 2022. Tabela në metronë e Kievit tregon stacionin ku pasagjerët mund të kalonin në një mjet tjetër transporti për të arritur në aeroportin Boryspil, i cili në fakt u shkatërrua nga sulmet ruse në shkurt dhe mars.

Kharkiv_2023

Kharkiv, qendra e qytetit, gusht 2023. Foto nga Yulia Abibok, e përdorur me leje.

Kharkiv, qyteti më i madh i Ukrainës pas Kievit para vitit 2022 (tani i shpopulluar ndjeshëm), ndodhet në lindje dhe ka qenë ndër më të granatuarit në vitin 2022 deri në tetor, kur forcat ukrainase e larguan ushtrinë ruse nga një pjesë e rajonit të Kharkivit që ata kanë pushtuar. Qendra e qytetit, duke përfshirë zyrat dhe objektet e administratës rajonale, është dëmtuar rëndë dhe këto ishin disa nga zonat që e pësuan më shumë.

Kharkiv_2023

Kharkiv, gusht 2023. Foto nga Yulia Abibok, e përdorur me leje.

Shumë biznese u mbyllën në Ukrainë ose në zonat më të rrezikshme të saj pas pushtimit rus në shkallë të plotë në vitin 2022. Billbordet e zbrazëta dhe vitrinat e mbyllura të dyqaneve janë ndër kujtuesit e rreziqeve dhe sfidave ekonomike që vazhdojnë të përballen ukrainasit.

Odesa_2023

Odesa, gusht 2023. Foto nga Yulia Abibok, e përdorur me leje.

Ukraina tani konsiderohet si zona më e minuar në botë, kryesisht për shkak të minave tokësore të vendosura dendur në vijën e saj të frontit, kryesisht nga forcat ruse që gërmuan për të mbrojtur pozicionet e tyre në territoret që pushtuan, por edhe për shkak të municioneve të pashpërthyera në ndonjë vend që është granatuar së fundmi. Shenja paralajmëruese në Odesa është në pemën që ndan parkun më të madh të qytetit nga porti detar.

Odesa_2023

Odesa, tregu Privoz, gusht 2023. Foto nga Yulia Abibok, e përdorur me leje.

Frutat dhe perimet kanë qenë të pakta në Ukrainë në vitin 2022, pasi zonat kryesore bujqësore dukej se ishin më të prekurat dhe i gjithë vendi kishte qenë një rrëmujë logjistike. Bujqësia dhe logjistika vendase janë rimëkëmbur pjesërisht që atëherë, por çmimet mbeten më të larta se dikur dhe me sa duket, pjesa më e madhe e prodhimit vendas është zëvendësuar nga ato të importit.

Odesa_2023

Odesa, gusht 2023. Foto nga Yulia Abibok, e përdorur me leje.

Odesa, në bregun e Detit të Zi, ka qenë një nga destinacionet më të mëdha turistike për ukrainasit, moldavët, madje edhe bjellorusët dhe rusët për dekada deri në vitin 2022. Atë vit, autoritetet lokale ndaluan notin në det për shkak të minave. Situata pritej të përkeqësohej edhe më shumë këtë vit pasi diga e Kakhovka, në pjesën e pushtuar nga Rusia të rajonit fqinj Kherson u shkatërrua, duke bërë që dhjetëra tonë kimikate, helme, mbeturina dhe më shumë mina të derdheshin në det. Pas rregullores, shumë shtigje për në breg dhe plazhe mbetën me barrikada në fillim të gushtit 2023.

Odesa_2023

Odesa, gusht 2023. Foto nga Yulia Abibok, e përdorur me leje.

Ndalimi, megjithatë, nuk i zprapsi vendasit dhe disa turistë të notonin, veçanërisht në zonat më larg qendrës që nuk kontrolloheshin nga autoritetet. Në këtë foto, njerëzit janë në një plazh pas shenjës paralajmëruese që lexon, “Noti është i ndaluar”. Një ditë pas realizimit të kësaj fotoje, autoritetet lokale rihapën disa plazhe në Odesa.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.