Kroaci: Miratohet anëtarësia në BE

Më 10 qershor 2011, Kroacia mori dritë jeshile për t'u bërë anëtarja më e re e Bashkimit Evropian. Kroacia, akoma ka edhe një rrugë të gjatë për ta kaluar para se të bëhet anëtare e BE-së, ndërsa data e anëtarësimit, në rastin më të mirë, ende është e paqartë, që krijon shumë dyshime.

Përveç gjendjes momentale ekonomike në Evropë, i pranishëm është edhe fakti se më 15 prill 2011, Gjyqi ndërkombëtar për krime lufte (GJNKL) i akuzoi ish gjeneralët Ante Gotovina dhe Mlladen Markač për krime lufte.

Siç theksohet në This Just In:

Vendimi gjyqësor u përcoll me bërtitje dhe fishkëllima nga turmat e mbledhura në sheshin qendror të kryeqytetit kroat – Zagrebit, raportoi BBC-ja. Disa njerëz, gjeneralët i konsiderojnë heronj kombëtarë.

Anti-EU protest on the day of ITCY convictions. Image by Flickr user Sophie Guesné, used with permission.

Protestat anti-BE në ditën e akuzave nga GJNKL. Fotografia nga shfrytëzuesja e Flickr, Sophie Guesné, e përdorur me leje.

Duhet pasur parasysh këtë mendim publik, për shkak se para anëtarësimit, Kroacia do të mbajë referendum popullor, i cili po të organizohej tani mund të dështonte, me përafërsisht vetëm 38 përqind të votave “për” ose mund të kalonte me lehtësi me 64 përqind në favor të anëtarësimit, varësisht nga burimi.

Edhe përkundër kësaj paqartësie elektorale, qeveria kroate vazhdimisht ka bërë përpjekje për anëtarësim, siç theksohet [kroatisht] në Jutarnji List:

[Kryeministrja Jadranka Kosor] tha se vendimi i Këshillit të Evropës është një moment gëzimi për Kroacinë, veçanërisht kur kihet parasysh fakti se këtë javë Kroacia e shënon 20 vjetorin e pavarësisë. “Gjithmonë kam thënë se ky do të jetë shpërblimi më i madh për përvjetorin e pavarësisë,” theksoi kryeministrja.

Kuptohet, fustracioni më i madh në lidhje me anëtarësimin e këtij vendi me 4.5 milionë banorë ndërlidhet me kohën e gjatë që është dashur për t'u arritur në këtë shkallë, siç është shkruar [kroatisht] në gospon profesor:

Pra, këto gjashtë që kaluan e edhe dy tjera? E unë mendova se kur t'i përfundojmë negociatat, hop, dhe hymë në BE. Mirëpo, jo.

Një komentues i këtij postimi me emrin Kinky Kolumnista [kroatisht] i qaset anëtarësimit në pritje nga një këndvështrim praktik:

Të jemi realë, sikur të mos kishte presion nga BE-ja, asnjëra nga këto përparime të vogla [shtetërore] nuk do të ndodhte dhe do të mbeteshim këneta e njëjtë si më parë […] Shtetet e BE-së janë definitivisht më të suksesshme se ne, dhe ato vende që anashkalohen janë në disavantazh.

Ka edhe shumë për t'u pritur nga Kroacia në dy vitet e ardhshme, mirëpo për momentin të gjitha indikacionet flasin se ata do të jenë anëtari i 28-të i BE-së.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.