Thyerja e ciklit të dhunës në familje, më e vështirë gjatë karantinës së Ekuadorit

Cikli i dhunës. Foto nga streha e grave ”Casa de Refugio Matilde” në Kuito, Ekuador. E përdorur me leje.

Artikulli është pjesa e parë e raportit të autores për gratë me partnerë të dhunshëm gjatë karantinës në Ekuador. Klikoni këtu për të lexuar pjesën e dytë.

Elisa, emri i së cilës është ndryshuar për arsye sigurie, është një biznesmene ekuadoriane 41-vjeçare në një marrëdhënie të dhunshme. Megjithëse gati gjysma e të gjitha grave në Ekuador e kanë kaluar dhunën të paktën një herë në jetët e tyre, Elisa beson se marrëdhëniet e dhunshme nuk kuptohen nga publiku. Në një intervistë telefonike me Global Voices ajo shpjegoi:

Me dicen: ‘Solo déjalo’, pero no funciona así. Quien no ha pasado por esto no siempre entiende por qué es tan difícil dejar a una pareja violenta, y estos comentarios solo hacen que me sienta juzgada y deje de contar lo que me pasa. Yo he intentado separarme de mi pareja algunas veces, pero él se convirtió en el centro de mi universo. Por eso, a pesar de todo, sigo con él.

Njerëzit më thonë: ”Thjesht lëje atë”, por nuk funksionon ashtu. Njerëzit të cilët nuk e kanë provuar këtë gjë nuk e kuptojnë pse është kaq e vështirë të largohesh prej një partneri të dhunshëm. Komente të tilla më bëjnë të ndihem sikur po gjykohem dhe ndaloj t'u tregoj njerëzve se ç'po më ndodh. Jam përpjekur që të largohem nga partneri im disa herë, por ai u bë qendra e universit tim. Ja përse, pavarësisht çdo gjëje unë po qëndroj me të.

Esteban Laso, një psikoterapist dhe psikolog social, sqaron se vështirësitë që Elisa shpjegon janë të zakonshme. Është një proces kompleks që mund të marri shumë vjet kohë dhe mesatarisht 5 deri në 7 përpjekje. Sipas Lasos, kjo ndodh sepse dhënia fund e çfarëdolloj marrëdhënie  (qoftë e dhunshme apo jo) është gjithmonë e vështirë, por dhuna paraqet disa faktorë që e bëjnë ndarjen edhe më të vështirë.

Protokolli i kujdesit për femrat që janë viktima të dhunës në familje. Shpërndarë në faqen Surkana në Facebook.

Këto vështirësi mund të rriten në situata krize, siç është pandemia të cilën po kalojmë. Ekuadori ka qenë në izolim për më shumë se një muaj, me një orar lëvizjeje nga ora 2 e pasdites deri në 5 të mëngjesit. Lili Rodrigez, presidentja e ‘’Qendrës ekuadoriane për fuqizimin dhe përparimin e grave  , thotë se dhuna në familje mund të rritet, sepse ka më pak mundësi për të kërkuar ndihmë apo për të ofruar mbështetje për gratë gjatë izolimit.

Rodrigez shton se ndarja emocionale është thelbësore për të arritur ndarjen fizike, por kjo gjë bëhet më e vështirë kur viktimat jetojnë përkohësisht me partnerët e tyre.  Elisa thotë se kjo varësi emocionale është arsyeja kryesore që ajo është akoma me partnerin e saj:

Se piensa que solo es cuestión de tomar la decisión, pero no. Yo he decidido irme algunas veces, y he estado en terapia mucho tiempo, pero los hombres violentos son excelentes manipuladores y tienen mucha experiencia en hacer que te aferres a ellos. Esto hace muy complicado deshacer el lazo emocional que te ata a esa persona. Tú sabes que lo que te están haciendo está mal y que estás en peligro, pero tu dependencia hacia ellos es más fuerte.

Njerëzit mendojnë se është thjesht një çështje e të bërit një zgjidhje, por nuk është ashtu. Unë e kam marrë vendimin për tu larguar shumë herë dhe kam qenë në terapi për një kohë të gjatë, por burrat e dhunshëm janë manipulues të shkëlqyer dhe dinë se si të të bëjnë të varur ndaj tyre. Kjo e bën shumë të vështirë për të zhbërë lidhjen emocionale që të lidh ty me atë person.  Ti e di se ajo që ai po të bën është e gabuar dhe se ti je në rrezik, por varësia jote ndaj tij është shumë e fortë.

Laso thekson se ne priremi të besojmë se procesi ynë i vendimmarrjes udhëhiqet nga arsyeja. Megjithatë, ky supozim është i gabuar:

El fundamento de las relaciones humanas es el amor. Sin amor nos morimos, entonces haremos lo que haga falta para evitar la pérdida de relaciones afectivas importantes, incluso si esto implica sacrificarse uno mismo. Por eso, la primera pregunta que se hace una mujer en una relación violenta no es si la debe abandonar o no, sino si su pareja puede cambiar.

Themeli i marrëdhënieve njerëzore është dashuria. Ne vdesim pa dashuri, prandaj ne bëjmë çfarëdo që duhet për të parandaluar humbjen e marrëdhënieve të rëndësishme emocionale, edhe nëse kjo do të thotë të sakrifikojmë veten.  Ja përse pyetja e parë që një grua në një marrëdhënie të dhunshme i shtron vetes nuk duhet të jetë nëse ajo duhet të largohet nga ai, por nëse partneri i saj mund të ndryshojë.

Selodad Avila, një psikologe klinike dhe drejtuese akademike e Fundación Azulado in Ecuador, shton se abuzimi nis shpesh me dhunën psikologjike. Ky lloj abuzimi është më i vështirë për tu dalluar dhe ndikon në vetëvlerësimin e viktimës, duke ndaluar kështu aftësinë e saj për të lënë marrëdhënien. Përveç kësaj, sipas Avilas agresori nuk është i dhunshëm gjatë gjithë kohës. Ai ka dhe ‘’çastet e mira’’ të tij në të cilat ai shfaq ‘’dashurinë e tij të pafundme’’ dhe propozon të ndryshojë. Ky cikël krijon një mënyrë jetese që është e vështirë për tu thyer.

Rekomandim nga  faqja në  Facebook Cepam.

Frika se dhuna do të përkeqësohet teksa vendos të largohesh nga marrëdhënia gjithashtu e pengon procesin.  Kjo frikë mund të rritet gjatë karantinës, në të cilën kufizimet e lëvizjes e bëjnë më të vështirë kërkimin dhe ofrimin e ndihmës ndaj një rreziku.  Megjithatë, Rodrigez shpjegon se në Ekuador njerëzve u lejohet të largohen dhe të kërkojnë për ndihmë kur përballen me një kërcënim të menjëhershëm gjatë izolimit.

Avila shton se normal kulturore të cilat përforcojnë një strukturë dhune gjithashtu kanë një ndikim:

Se promueve una posición pasiva de la mujer. Esto nos lleva a aguantar y pensar que, con paciencia, vamos a lograr que nos traten bien. Muchas veces no notamos estas ideas porque están muy arraigadas en la sociedad.

Femrat inkurajohen që të jenë pasive. Kjo na bën të durojmë situata të caktuara dhe të besojmë se nëse jemi të duruara, me kalimin e kohës ata do të na trajtojnë mirë. Shumicën e kohës ne nuk i vërejmë këto ide, sepse janë të ngulitura në shoqëri.

Këto norma kulturore ndërthuren me faktorë ekonomikë dhe strukturorë. Për shembull, pabarazitë ekzistuese i vendosin gratë në një pozicion jo të favorshëm për sa i përket varësisë financiare. Kjo shpesh nënkupton se ato nuk mund ta lënë marrëdhënien nëse nuk kanë mjaftueshëm para për veten dhe fëmijët e tyre, duke pasur parasysh se përgjegjësia për kujdesin e fëmijëve zakonisht bie mbi gratë. Karantina e bën më të vështirë për to për të nxjerrë këtë fitim të nevojshëm.

Për më tepër, përkundër rregullave dhe protokolleve të kujdesit të viktimave të dhunës, Avila identifikon një mungesë të vetëdijes nga ana e profesionistëve të kujdesit shëndetësor dhe atyre ligjorë në lidhje me këtë çështje. Ky ishte rasti për Elisën, e cila i tha GV:

Aparentemente tienes apoyo legal, pero existen muchas trabas que te desaniman. Cuando mi pareja me pegó por primera vez, fui a denunciarlo, pero fue terrible. El abogado me dijo: “Si vas a poner la denuncia tienes que seguir hasta el final y no puedes volver con él”. Yo no estaba lista para eso. Lo que te deberían decir es: “Tu vida está en peligro. Vamos a poner la denuncia juntos y vas a tener un acompañamiento psicológico y legal para que tú culmines este proceso”, pero te asustan en vez de darte este soporte.

Të duket se ke mbështetje ligjore, por ka shumë pengesa që të shuajnë shpresat. Kur partneri im më goditi për herë të parë unë shkova ta raportoja, por shkoi tmerrësisht keq. Avokati më tha: ‘’Në qoftë se do ta raportoni krimin, atëherë duhet ta shikoni deri në fund dhe nuk mund të shkoni përsëri tek ai’’. Nuk isha gati. Ajo se çfarë duhet të të thonë është: ”Jeta jote është në rrezik. Do ta raportojmë krimin së bashku dhe do të keni mbështetje psikologjike dhe ligjore për t'ju ndihmuar deri në fund të këtij procesi’’, por në vend të kësaj ata të trembin.

Rodriguez arrin në përfundimin se tejkalimi i këtyre sfidave kërkon një kombinim përpjekjesh, të cilat janë theksuar nga karantina:

Es fundamental que las mujeres no se sientan solas en el confinamiento; que sepan que estamos unidas de diferentes maneras, y que esta unión nos fortalece. Así, seguimos tejiendo hilos de solidaridad que aumentan nuestra resistencia colectiva hoy y siempre.

Është jetësore që femrat të mos ndihen të vetmuara gjata izolimit. Duhet që ato të dinë që jemi të bashkuara në shumë mënyra të ndryshme dhe se ky bashkim na bën më të forta.  Prandaj, ne vazhdojmë të gërshetojmë fijet e solidaritetit që rrisin rezistencën tonë kolektive tani për tani dhe për të ardhmen.

Nëse ju po përjetoni dhunë gjatë karantinës në Ekuador ju mund të telefononi shërbimet e emergjencës në ECU 911.  Në mënyrë alternative, ju mund të gjeni më shumë informacione në këtë protokoll, ose duke kontaktuar CEPAM ose Casa de Refugio Matilde Foundation.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.