Me Rusinë në karantinë, feministët i druhen “epidemisë së dhunës në familje”

Protestë e grave në Shën Pjetërburg kundër dhunës në familje, Janar 2020. Photo (c): Lëvizja e Bashkuar Feministe e Shën Pjetërburgut/Instagram. E përdor me autorizim

Hidhini një vështrim reportazhit special të Global Voices në lidhje me impaktin global të COVID-19.

Për shkak të numrit në rritje të rasteve me Coronavirus në Rusi, shumë qytete brenda vendit kanë urdhëruar izolimin. Në momentin që po shkruhet ky artikull, qytetet më të mëdha në Rusi kanë arritur 4 nga 5 pikët në “hartën e karantinimit” Yandex: kjo do të thotë se “në rrugë nuk ka pothuajse asnjë njeri.”

E ndërsa shtëpia duhet të shërbejë si strehë kundër pandemisë, për shumë gra dhe vajza është thjesht një kafaz ku gjenden të mbyllura me një abuzues serial.

“Për shumë gra dhe fëmijë shtëpia rrezikon të jetë një vend frike dhe abuzimi” – tha Dubravka Šimonović, korrespondentja speciale e Kombeve të Bashkuara për dhunën ndaj grave, me bindje se Coronavirus-i do të sjellë një shtim të numrit të rasteve të këtij fenomeni, gjthnjë në rritje edhe në botë. Në Brazil, Kinë, Qipro, Itali dhe Spanjë, pas ashpërsimit të kufizimit të lëvizjes së njerëzve, aktivistët dhe autoritetet lokale kanë raportuar së fundmi një rritje eksplozive të apeleve për ndihmë nga gratë.

A do të jetë Rusia vendi i radhës? Më 30 mars, Oksana Pushkina, nënkryetare e komitetit në Dumën shtetërore për gratë, fëmijët dhe familjen, raportoi se në vend gjenden rreth 15 qëndra emergjence për viktimat e dhunës në familje, shumë nga të cilat u mbyllen si pasojë e rregullave të karantinës. Në 2 prill, 9 organizata publike Ruse në mbështetje të viktimave të dhunës në familje i bënë thirrje qeverisë që të ndërhynte urgjentisht në mbrojtje dhe mbështetje të individëve vulnerabël gjatë qëndrimit në shtëpi. Gjithashtu u kërkua krijimi i një qendre koordinimi në ndihmë të viktimave, mirëmbajtja e qendrave të strehimit, fushata sensibilizimi ndaj dhunës në familje, edukim për zbatimin e ligjit me qëllim zgjidhjen e problemit si dhe mosndëshkim të viktimave të dhunës me gjobë apo me dënime të tjera në rast ndërprerjeje të karantinës.

Perspektiva në Rusi paraqitet e zymtë; për vite me radhë, avokatët dhe aktivistët feministë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut kanë dështuar në përpjekjet e tyre për të siguruar njohje zyrtare dhe mbrojtje të viktimave të dhunës në familje. Rreth 40 drafte ligjore janë propozuar që nga vitet 1990. Një projekt-ligj u hodh poshtë në vitin 2016. Një vit më vonë, si rezultat i një fushate konservatore për “vlerat familjare”, Duma shtetërore lehtësoi dënimet e disa formave në lidhje me këtë krim. Dhjetorin e kaluar, Pushkina dhe disa aktivistë prezantuan një projekt-ligj që nuk është miratuar ende dhe po has rezistencë të fortë.

Kjo është arsyeja përse shumë feministë mendojnë që në Rusi ky fenomen nuk po trajtohet me masat e duhura. Aktualisht gratë e ekspozuara ndaj dhunës rrezikojnë të paguajnë një çmim të lartë.

Maja e ajsbergut


Titujt e gazetave në Rusi përmbajnë rregullisht raste të tmerrshme në lidhje me dhunën në familje. Nuk është për tu harruar rasti i motrave Khachaturyan, të cilat qëlluan me thikë të atin pasi ishin dhunuar prej tij, seksualisht dhe fizikisht, për vite me radhë. Në dhjetor 2017 Margarita Grachevës i preu duart bashkëshorti. Nëntorin e kaluar, studentes 24 vjeçare Anastasia Yeshchenko iu pre koka nga partneri dhe njëkohësisht profesori i saj, 63 vjeçari Oleg Sokolov. 

Këto tre raste sigurisht kanë tronditur opinionin publik. Por krahas tyre, të tjera krime, jo më pak makabre, kryhen çdo ditë dhe nuk marrin të njejtën vëmendje. Si rrjedhojë, në Rusi, numri i saktë i rasteve me dhunë në familje nuk dihet.

Disa nga rastet mund të jenë dhe janë fatale. Duke u mbështetur në të dhënat e cituara nga kronikat e lajmeve, projekti i pavarur femicid.net është përpjekur të kryejë disa parashikime. Sipas një raporti të tij të vitit 2019 mbi feminicidin (ose vrasjen e grave) në Rusi, i komunikuar edhe nga Radio Liberty, duke filluar nga data 25 janar 2019, në burimet zyrtare, numri i rasteve me dhunë në familje që kanë përfunduar në vrasje është 1.461. Nga këto, 593 vrasje janë kryer nga partnerët intimë, 73 nga ish-partnerët, 266 nga anëtarët e familjes dhe 332 nga të njohurit e viktimave.

Këto të dhëna nuk mund të merren aq lehtë nga Ministria e Punëve të Brëndshme. Normat ligjore për krimin në Rusi nuk përmbajnë asnjë përkufizim specifik të “dhunës me bazë gjinore” ose “feminicidit”, duke e vështirësuar mjaftueshëm përcaktimin e shkallës së problemit. Si rrjedhojë, krimet në fjalë renditen në kategori të tjera. Për shembull, një grua që ndërron jetë në spital pasi është rrahur nga bashkëshorti i saj nuk do të konsiderohej viktimë e një vrasjeje pas dhunës së ushtruar.

Raporti i vitit 2019, përpiluar nga Femicid, përmend një përmbledhje të Shërbimit të Statistikave të Shtetit Federal, “Burrat dhe Gratë në Rusi – 2018″. Sipas këtij dokumenti, gjatë atij viti, 36.200 gra humbën jetën për “shkaqe të jashtme të vdekjes”, të cilat përfshijnë helmim, rënie aksidentale, mbytje me duar, mbytje në ujë, lëndim, shock elektrik, djegie, armë zjarri e kështu me radhë. Autorët e projektit janë të opinionit se pas secilit prej këtyre shkaqeve mund të fshihen raste të shumta feminicidi.

Ndërkohë që kundërpërgjigja e zakonshme në Rusi është që “gjithashtu edhe gratë mund të vrasin, madje në mënyre brutale”, statistikat sjellin të dhëna përgënjeshtruese. Informacionet zyrtare nga Ministria e Punëve të Brendshme, që përmenden në raport, tregojnë se gratë janë përgjegjëse për më pak krime sesa burrat (16% të totalit), dhe se 79% e krimeve të rënda të kryera nga gratë janë kryer për vetë – mbrojtje (edhe pse kjo rrallë herë ka rëndësi për jurinë). Në terma absolute, gratë përbëjnë pjesën më të madhe të viktimave nga dhuna seksuale.

Kur bëhet fjalë për vrasjet, statistika më me rëndësi është ajo sipas së cilës vëndi më i rrezikshëm për një grua ruse është pikërisht shtëpia e saj. Nga 1.461 rastet e vitit 2019, 446 u verifikuan në shtëpinë e përbashkët me partnerin dhe 302 në shtëpinë e viktimës.

Sot, shumë aktivistë për të drejtat e grave theksojnë se, duke marrë marasysh masat e tjera të marra nga shteti (si programet mbi dhunën me bazë gjinore, strehimin për viktimat si dhe masat parandaluese kundër përgjegjësve), në rast se qeveria nuk miraton një ligj nëpërmjet të cilit shprehimisht dënon feminicidin dhe dhunën në familje, rekordi i dhimbshëm i Rusisë ka gjasa të mbetet i njëjtë ose edhe të përkeqësohet.

Beteja ka të bëjë si me normat sociale të Rusisë si me politikën. Në këtë drejtim është shprehur edhe Lubava Malysheva e Moscow Women's Museum në artikullin e 8 shkurtit per Radio Liberty.

В обществе культивируется представление о том, что повышенная мужская агрессивность и социальная безответственность – следствие мужской природы и неизбежность, с которой ничего невозможно поделать. Но такие идеи противоречат реальности развитых стран.

Në shoqëri po kultivohen një sërë bindjesh sipas të cilave natyra e meshkujve karakterizohet nga agresioni i tepërt dhe mungesa e përgjegjësië; një fakt i pashmangshëm për të cilin nuk mund të bëhet gjë. E megjithatë këto ide bien poshtë po të kemi parasysh realitetin e vendeve më të zhvilluara.

“Ai që të do, të rreh”


Për të krijuar një ide sesi dhuna në familje është normalizuar në shoqërinë ruse, mjafton të vështrohet portretizimi që i bëjnë mass mediat. Këtë vit, vetëm pak ditë para Ditës Ndërkombëtare të Gruas, u performua një sketch në Comedy Club, një shfaqje e famshme televizive në Rusi. Përformanca kishte të bënte me një çift që diskutonte sesi do ta kalonin fundjavën në vijim. Ndërsa gruaja propozonte aktivitete të ndryshme si psh shopping, burri i drejtohej publikut me sygjerime të një lloji tjetër: se si do ta rrihte ose vriste bashkëshorten:

Может заехать в “Ля Моду”?
Может заехать в Ля морду?
А лучше поедем в IKEA
А хочешь, сломаю тебе шею?
Заскочим на рынок, тут за углом?
А может пырнуть тебя ножом?
Только сначала дойдем до банкомата
Может расстрелять тебя из автомата?
Поехали на Горбушку!
Хочешь, ушатаю тебя с вертушки?
А может просто пройдемся по магазинам?
А может просто облить тебя бензином

─ Si thua të shkojmë të bejmë pazar?
Po sikur të të jap një grusht surratit?
 Ose më mirë akoma, të shkojmë tek IKEA
 Do ishte më mirë qafën të thyeje
 Eja të shkojmë në treg
Preferoj të të ngul thikën
 Por më parë të gjejmë një ATM
 Por si fillim do të të qëlloj për vdekje
Po sikur ushqime të blejmë?
Më mirë të të jap në fytyrë një shkelm.
 Po për shopping a të dalim?
 Sikur me benzinë të të mbuloj dhe flakën të vijoj?

Nëse u hedhim një vështrim statistikave të mësipërme, kjo “shaka” bën më pak për të qeshur. Editoriali feminist online, 9oemarta.ru, tërhoqi vemendjen e komunitetit feminist në Facebook kundrejt kësaj videoje të turpshme. Sketch-i ngjall mjaft sarkazëm por asnjë koment befasie; kjo sepse komunikimi mizogjin është mjaft i përhapur në televizionin rus dhe në median në përgjithësi

Në reagimin që u përkrah më shumë nga feministët, videoja konsiderohej mjaft e pështirë për tu parë. Dhe kjo mund të kuptohet pse. Në një vend ku ende nuk ka një ligj për mbrojtjen e grave nga dhuna në familje, shakatë në TV në lidhje me këtë fenomen nuk janë thjesht shaka pa kripë por edhe një provë e trishë e asaj që nuk po bëhet. Ndërkohë që gratë i vrasin, shakatë mbi vrasjet e tyre vazhdojnë të argëtojnë publikun sikur t'i flisnin për një realitet krejt ndryshe – dhe feministët e kuptojnë shumë mirë.  

Çfarë mund të bëhet?

Kanë filluar të mbërrijnë rastet e para të vendit në izolim. Sipas nasiliu.net, një nga burimet kryesore onlinë në Rusi mbi dhunën në familje, në 3 prill u ndalua një burrë nga funksionarët e gardës shtetërore, i cili akuzohej për vrasjen e ish- bashkëshortes së tij, me të cilën ishte karantinuar në qytetin e Petroyavodsk, qënder e rajonit të Karelias në Rusinë veri-perëndimore.

Ka shumë mundësi të mos jetë rasti i parë dhe nuk do të jetë as i fundit. Valentina Frolova, koordinatore për të drejtat e grave dhe fëmijëve e Zona Prava OJQ, u shpreh për editorialin Kommersant se piku i rritjes së kërkesave për ndihmë nga viktimat e dhunës në familje nuk verifikohet menjëherë pas marrjes së masave të karantinës por zakonisht një muaj më vonë.

Zona Prava është një nga disa organizatat e të drejtave të njeriut që kohet e fundit ka vënë në dispozicion një linjë telefonike për viktimat e dhunës në familje. Fatkeqësisht është e nevojshme. Rusisë mund t'i nevojitet izolimi për t'i mbijetuar Coronavirus-it, por prioriteti i grave ruse është t'i mbijetojnë një epidemie nga dhuna në familje.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.