Perse Komedianja Myslimane Franceze, Samia Orosemane, Thote se Ndjehet Si Nje Jashtetokesore?

Samia Orosemane kritikon stereotipet ne lidhje me komunitetin e saj nordafrikan ne performancen e veteorganizuar ne Paris. Photo Credit: Adeline Sire

Kjo ngjarje e shkruar nga Adeline Sire, fllimisht u shfaq në PRI.org ne 16 gusht 2017  Ripublikohet ketu si pjese e nje partnership-i midis PRI dhe Global Voices.

Per nje grua myslimane franceze, e ardhur nga nje periferi e prapambetur e Parisit, ngjitja ne skene, aq me teper si nje komediane, eshte arritje jo e vogel.

Hyn Samia Orosemane.

Ne fillim te monologut te saj “Femme de Couleurs” (“Grua me ngjyre”) ne Paris, komedianja 37-vjeçare, me prejardhje nga Tunizia, ngjitet ne skene nen sfondin e nje miksi te kolonave zanore nga filmat “Jaws” dhe “Star Wars”. E veshur me te zeza nga koka tek kembet, ajo leviz ne menyre ogurzeze ne skenen e erret. Dhe me pas pershperit: “Une jam jot eme”.

Publiku shkrihet se qeshuri.

“Oh, kjo eshte ajo qe ju frikeson?” – pyet dhe tregon me gisht perçen e zeze. “Mos u shqetesoni. Eshte e konvertueshme.” Me pas heq shamine dhe nxjerr ne dukje çallmen qe i mbeshjell koken.

Kjo eshte Orosemane qe perballet me tabune e hijab-it. Franca i ka ndaluar te gjitha simbolet fetare, perfshire shamine myslimane, ne shkollat publike dhe per disa punonjes shteterore. Ne vend te hijab-it, Orosemane mban ne koke nje çallme shumengjyreshe; diçka te cilen, sipas saj, shume njerez e kane te veshtire ta pranojne. Ata i thone qe te jete me e thjeshte dhe te mos tregoje shume veten.

“Me vjen t'u pergjigjem: “Shikoni punen tuaj. Disa thone qe çallma ime nuk eshte nje perçe e vertete sepse me duken veshet dhe se eshte teper seksi. Une do te doja t'u thoja te njejten gje qe nje komedian me tha nje njehere: “Mbi skene duhet te jesh e zhveshur. Si mendon t'ja arrish me nje shami qe te mbulon koken?”. Por kjo jam une. Eshte njesoj sikur t'i thoja dikujt qe nuk me pelqen modeli i tij i flokeve. Ndodhem ketu per t'i bere njerezit te qeshin dhe jo te perfshihem ne çeshtje fetare. Profesioni im eshte komediane dhe deri tani mendoj se e kryej mjaft mire.”

Diten kur u takuam Orosemane mbante nje çallme me ngjyrat roze dhe salmon, kombinuar me nje xhakete, buzekuq dhe syte e grimuar po me roze. Ajo shprehet se besimi i saj si feministe konsiston pikerisht ne te veshurit sipas deshires.

Ne performancen e saj Orosemane ve ne loje disa thekse dhe stereotipe, nga ato te Afrikes se Veriut deri tek ekuivalentja pariziene e nje Valley girl. Satira e saj eshte thumbuese por asnjehere nuk ve ne loje njerezit ne menyre mizore. Orosemane e sheh stilin e saj komik si nje menyre per te ofenduar te gjithe ne menyre te barabarte dhe publiku e ka mjaft te qarte.

“Eshte shume e veshtire te me etiketosh” – thote ajo. “Madje edhe personat ne fushen time nuk me kuptojne shume mire. Duke qene se i ve te gjithe ne shenjester, askush nuk e di sesi jam. Jam si jashtetokesore. Jam nje vajze, e lindur ne France nga prinder tuniziane, qe vishet si nje femer nga zona e sub – Saharase, qe jeton jeten e saj dhe mban nje çallme. Une i marr vete vendimet per veten. Nuk perpiqem te pershtatem dhe nuk perpiqem t'u bej qejfin te tjereve.”

Orosemane gjithashtu ve ne loje edhe kulturen e saj tuniziane. Ne qender te performances gjendet beteja e gjate me nenen e saj per marredhenien qe kishte me nje francez me ngjyre, me origjine nga Martinika, i cili perqafoi fene islame. Orosemane reciton reagimin e te emes kur i tregoi qe kishte ndermend te martohej me te. Eshte nje e qare me ngasherim.

Martesa me dike qe nuk eshte nga Afrika e Veriut konsiderohet kategorikisht e ndaluar nga disa anetare te komunitetit ku ben pjese Orosemane, edhe kur ai eshte mysliman.

“Nena ime me thoshte gjithmone: “Preferoj nje Arab qe dehet sesa nje burre me ngjyre qe falet”” – tregon Orosemane. “Ky eshte racizem qe te vjen nga brenda dhe eshte mjaft i perhapur ne komunitetin nordafrikan, ashtu si kudo. Çdokush i druhet tjetrit. Trajtimi i kesaj tematike ne skene eshte nje menyre per te nxitur njerezit te reflektojne.”

Ne fund e ema i dha bekimin e saj per t'u martuar. Ne skene Orosemane mburret qe eshte nje bashkeshorte e pazakonte per burrin e saj. “Ne shtepi eshte ai qe pastron, ben pazarin, gatuan, ndersa une bej rremuje” – tregon ajo. “Kur kthehem ne shtepi, shamine e hedh ketu kurse xhaketen dhe kuleten atje, dhe ai me kthehet: “Samia, ki pak respekt per punen qe bej!””

Ajo leviz me shpejtesi ne skene dhe me pas, butesisht, shton me nje buzeqeshje: “Eshte kaq bukur te mos jesh e martuar me nje arab!”

Me pas vazhdon: “Te gjitha nenave arabe ne publik qe ne fund te spektaklit do te me presin perjashta, ju lutem mbani shenim: Do te ndryshoj mendim kur t'u mesoni djemve tuaj qe te bejne punet e shtepise.”

Njerezit qeshin dhe e duartrokasin fort.

Gjate shfaqjes se saj Orosemane synon t'i beje njerezit te qeshin por gjithashtu edhe t'u hape horizontet.

“Perpiqem te jem sa me e dobishme. Jam mese e lumtur te ndertoj ura aty ku gjenden mure. Gjithsesi bej ç'eshte e mundur. Nese funksionon, shume bukur. Nese jo, i drejtohem nje publiku tjeter.”

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.