Ky postim është pjesë e reportazhit tonë special mbi Revoltën e Gabonit 2011.
Gaboni, shteti i vogël i Afrikës perëndimore është duke përjetuar javë me tensioneve politike, meqë dy qeveritë – ajo zyrtare dhe jozyrtare – pretendojnë të marrin përsipër udhëheqjen e shtetit. Të dielën më 27 Shkurt, 2011, presidenti jozyrtar, i vetëdeklaruar, André Mba Obame ka lëshuar [fr] ndërtesën e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në kryeqytetin Liberville, ku po strehohej deri më ateherë.
Një ditë më herët, 7,000 njerëz [fr] u mblodhen në rrugët e kryeqytetit francez, Parisit, për të protestuar kundër diktatorëve afrikanë dhe kundër marrëveshjes së supozuar të qeverisë franceze me regjimet diktatoriale afrikane.
Protestuesit u nisën nga Place de la République drejtë Ministrisë franceze për punë të jashtme, Rruga 51 rue de l'Université, ku Ali Bongo Ondimba (presidenti i tanishëm zyrtar i Gabonit) posedon një rezidencë prej 140 milion eurosh.
Në këto protesta kanë marrë pjesë edhe aktvistë gabonezë dhe libanezë.
Duke kaluar para pronës së presidentit Ali Bongo, kortezhi ndaloi dhe protestuesit bërtisnin “Ali Bongo Dégage” (“Ali Bongo largohu”), siç është paraqitur në këtë video të Youtube nga përdoruesi AfricaWeWish:
Ky postim është pjesë e reportazhit tonë special mbi Revoltën e Gabonit 2011.