Presidenti më i hershëm amerikan Xhimi Karter vetëm sa ka mbaruar bisedat me udhëheqësit palestinez të Hamasit në Kairo, Egjipt. Fillimisht, kandidatët presidencial amerikan e kritikuan vizitën. Tani, blogerët nga rajoni u bashkëngjitën pë ta refuzuar.
Vil nga blogu palestinez Kabobfest në mënyrë sarkastike shkruan:
Vizita e tij i rrënon politikën amerikano/izraelite për bisedime për zgjedhjet palestineze, pasi që disa vite i kërkojnë. Ajo shkakton valëzime në vizionin e ndritshëm të tyre për paqe për injorimin e gjysmës së palestinezëve, e njëjta gjysmë që udhëheq në Gaza.
Vil vazhdon:
Përse ky ish-nobelist interesant do të vazhdoj më tej? Ti përfshijmë Sirinë dhe Iranin në bisedat rajonale për paqe? Ha!
Mendimtari Sudanez, nga Sudani, për udhëtimin e Karter në Lindjen e Mesme thotë:
… bazuar në qëllime të mira, por realisht është falënderim me të meta për “super religjiozët, pa kompromise” mendje të njerëzve me të cilët dëshiron të flas. Pjesën e quaj me “qëllimet e mira” për shkak se karakterizimi i Xhimit s ii keq dhe anti-semit është diçka me të cilën unë nuk pajtohem. E kuptoj që titulli i librit të tij të famshëm është provokues, por ajo nuk do të thotë se për shkak të saj është i akuzuar. Pas së gjithash, Karter ishte a i cili negocionte në bisedat për paqe në Egjiptit dhe Izraelit.
Pas kësaj ai shton:
Mendoj që Karteri nuk e kupton që Hamasi – si Al Kaeda – nuk është armik tipik racional. Radikalët religjioz të tyre (e djathta) luftojnë për ta kthyer atë që ata e quajnë “Toka e Islamit”. Kjo është arsyeja për shkak të së cilës dyshoj se Hamas ndonjëherë do të pajtohet paqe afatgjate të vërtetë. Por, megjithatë i jap mirëbesim Xhimit që tentoi. Plus, asnjëherë nuk i dihet. Ai ndoshta do të arrijë ta bind Hamasin ta liroj Gilad Shalit.
Nga Izraeli, Ausi Dave shkruan:
Ai ndoshta është i paditur dhe i plakur, por Xhimi Karter në të vërtetë është ish president i Shteteve të Bashkuara. Prandaj, kur vendosi që të takohet me grupet terroriste, e cila ka për qëllim ta shkatërroj Izraelin, tregoi që grupet terroriste i llogarit si legjitime.
Ai gjithashtu konkludon:
Unë pajtohem me Shimon Pires për këtë pyetje. Karteri shumë e dëmtoi Izraelin në procesin për paqe dhe vazhdon që ta bëj atë.
Rabi Johana hollësisht e heton qëndrimin e Karter për Tibet dhe Darfur. Duke kthyer vëmendjen e tij në Lindjen e Mesme, blogeri sqaron:
Sot Karter endet nëpër Izrael, duke vizituar Sderot, është i refuzuar nga udhëheqësit e Izraelit dhe i injoruar nga Shin Bet. Çdo vullnet i mirë që u dha kur ata e bënë marrëveshjen për paqe me Egjiptin gati para 30 vitesh u humb. Kam vetëm një sugjerim për Izraelitët – paguani. Për 5 milionët e parëndësishëm ose ngjashëm diçka, Karter mundet ti “shikoj nga fillimi” këndvështrimet e tij për temën. Ai mundet të “ketë mirëkuptim të ri” dhe të qëndroj më shumë si ndërmjetësues. Në gjithashtu, mund të gjejmë shkrimtar fantazi prej qendrës Shale mi cili do të nxjerr libër të ri.
Siç thekson në Pirkei Avot, “K’ne l’cha chaver “, “gjej shokë për vete”. Shumë më mirë për Izraelin është ta përkrah Xhimi Karterin me bakshish, se sa ta refuzoj.
Në Izrael Batja akoma dyshon në objektivitetin e Karterit dhe thotë:
President i mëhershëm i SHBA Xhim Karter e shikon botën nëpërmjet thjerrëzave të shtrembëruara. Po, ajo është mënyra më e mirë me të cilën mundem ta përshkruaj.
Ai e fajëson Izraelin për gjithçka.
Por, Karteri përsëri arriti të fitoj përkrahje nga një fans i ri nga Lindja e Mesme. Blogeri egjiptian Zeinobia na tregon se sa shumë e adhuron presidentin e mëhershëm të SHBA, duke thënë:
Në të vërtetë, shumë e më shumë e dua këtë njeri. Ky njeri është ndër disa të cilët e dinë domethënien e vërtetë të negociatave për paqe, domethënia e vërtetë e bisedave për paqe sipas mendimit tim të thjeshtë është të ulet me të gjitha palët e përfshira në konflikt, bile edhe me ata të përgjakshmet, dhe të dëgjohen me qëllim që të arrihet marrëveshje.
Vërtet e vlerësoj për vendimin e tij të guximshëm që të jep lidhje të drejtë me Hamas dhe Sirinë si pjesëtarë të parë të konfliktit në Lindjen e Mesme pa marr parasysh atë çka flitet, pa marr parasysh deklaratat e mediave amerikane, izraelite dhe egjiptiane, kjo është ajo çka duhet të bëhet për të mirën e të gjithëve nga Lindja e Mesme nëse në të vërtet dëshirojmë paqe.