Qeveria e Kosovës, e para që ra në krizën botërore të koronavirusit

Shikoni mbulimin e veçantë të Global Voices  për ndikimin global të COVID-19.

Banging pots and pans in Kosovo with a sign reading “You are the ones who brought the panic in our houses” and hashtag #StayAtHome in Albanian. Photo by Adelina Tërshani, used with permission.

Pas një seance 12-orëshe, qeveria e Kosovës ra nga një mocion mosbesimi më 26 mars, megjithë kundërshtimin e fortë të qytetarëve që parapelqenin të shihnin autoritetet e tyre të bashkuara kundër pandemisë COVID-19.

Me 82 vota për, 32 kundër dhe një abstenim, deputetët shkarkuan kryeministrin Albin Kurti, drejtues i partisë Vetëvendosje me kërkesë të ish partnerit të koalicionit, Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)

Masat e fundit të emergjencës kundër shpërthimit të koronavirusit ekspozuan tensione në koalicionin e brishtë midis Vetëvendosjes dhe LDK-së, e cila ishte formuar si qeveri vetëm 52 ditë më parë.

Më 18 mars, Kryeministri Kurti shkarkoi Ministrin e Brendshëm Agim Veliu, të LDK-së, për mosmarrëveshjet rreth shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, e cila do t'i jepte Presidentit Hashim Thaçi, ish lider I PDK-së, shumë më tepër fuqi.

Koalicioni u përkeqësua më tej kur kryeministri njoftoi një shtetrrethim që Thaçi e konsideronte jokushtetues.

Qeveria vendos për një shtetrrethim.

Presidenti kërkon nga Policia e Kosovës të mos e zbatojë atë, ai e konsideron masën si jokushtetuese.

Në ?? kemi të bëjmë me Covid-19 në një mënyrë shumë të veçantë – qytetarë të disiplinuar dhe politikanë kaotikë.

Ju lutem, mos e bëni këtë në shtëpi

Lufta politike në Kosovë ka arritur në një nivel të ri me (Presidentin) Thaçi, i cili tani po u kërkon qytetarëve të injorojnë masat e qeverisë së re nga ora 10:00 deri ne 16:00 + shtetrrethimi nga ora 20:00, thotë se janë jokushtetuese. Ai dëshiron një gjendje të jashtëzakonshme që do t'i jepte shumë më tepër fuqi

Në shtëpi për shkak të karantinës, kosovarët kanë sjellur tiganë në protestë, duke goditur tenxhere dhe tiganë nga dritaret dhe ballkonet e tyre, për të shprehur kundërshtimin e votimit të mocionit të mosbesimit që shumë prej tyre  kanë frikë se do ta çojë vendin drejt kaosit kushtetues në mes të pandemisë dhe një recesioni të pashmangshëm të ekonomisë globale.

Deri më 26 Mars, Kosova ka 86 raste të konfirmuara dhe një vdekje nga sëmundja, sipas dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë

Sot në absurditet politik. Ndërsa të gjithë nxitojnë për të ndaluar përhapjen e COVID-19, Parlamenti i Kosovës mblidhet për të rrëzuar regjimin e kryeministrit të padisiplinuar Albin Kurti. Ndërsa qeveritë e tjera evropiane zgjasin mandatin e tyre, ky Parlament e lë vendin pa qeveri. 

Para një skene politike konvulsive dhe një shpërthimi të menjëhershëm të COVID-19, grupi aktivist lokal Replikë bëri thirrje për një protestë jo të dhunshme në Facebook nga ballkonet dhe dritaret:

Ky është xhirimi më i mirë i qytetarëve të Prishtinës që dalin në ballkonet e tyre për të protestuar me tenxhere dhe tiganë kundër planeve të LDK-së për rrëzimin e qeverisë së Kosovës në mes të krizës COVID-19.

Protestat mbaheshin çdo natë në orën 8:00 të mbrëmjes, përveç 25 Marsit, kur u mbajt në orën 11:00 të paradites, në kohën e mbajtjes së mocionit të mosbesimit.

Siç raportohet nga media e pavarur Kosova 2.0:

The marathon session of the Parliament was held despite the government ban on gatherings, deputies wore masks over their mouths and noses throughout, while journalists and other guests were banned in order to allow the deputies more space to retain a 1.5-meter distance between them.

Seanca e Parlamentit u mbajt megjithë ndalimin e qeverisë për të mbajtur mbledhje, deputetët mbanin maska mbi gojë dhe hundë gjatë gjithë seancës, ndërsa gazetarëve dhe të ftuarve të tjerë iu ndalua hyrja për të ju dhënë deputetëve më shumë hapësirë për të mbajtur një distancë prej një metri e gjysmë  mes tyre.

Dhjetra qytetarë të Prishtinës erdhën për të protestuar para ndërtesës së Kuvendit, shumica me maska dhe duke u kujdesur të ruajnë distancën e kërkuar prej dy metrash nga njëri-tjetrin. Ata bartnin shenja që thoshin “kundër mocionit”.

Vendimi për të filluar një mocion mosbesimi është kritikuar nga ambasadat e Gjermanisë dhe Francës. Vjosa Osmani, nënkryetare e LDK-së, gjithashtu nuk pranoi të mbështesë mocionin kur u njoftua.

Ambasadorët e ?? dhe ?? së bashku manovrojnë Zëvendës Kryeministrin Hoti për të marrë përsipër në vend të Kryetarit Z. Mustafa duke shprehur shqetësime nga të dy kryeqytetet. Qëndroni në krah të popullit të Kosovës në krizë. Ftojeni LDK-në të rishqyrtojë votën e mosbesimit dhe lejoni që qeveria të votojë dhe të qëndrojë stabile për të përballuar sfidat.

Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara e kanë mirëpritur ndryshimin në qeveri, pasi Presidenti Thaçi perceptohet si ai që mbështet më së shumti marrëveshjen e paqës së Trump-it me Serbinë, të cilën ish kryeministri Kurti e kundërshton me zell.

Shumëkujt iu kujtuan protestat e tenxhereve dhe tiganëve që u ngjanin atyre kundër regjimit të Millosheviçit në vitet 1990. Një letër nga redaktori i Kosovo 2.0 thoshte:

(…) But I do remember a night in the 1990s, at age 6, grabbing a pan and spoon and joining my two older sisters on the balcony of our family home, hitting the pan and shaking keys. This was one of the many ways through which protest was expressed at that time. The metallic sound reverberated throughout our neighborhood in Prishtina, and it most probably added to a cacophony of discontent throughout the city; similar snippets are just as much a part of other people’s recollections of how the decade began.

(…) Mbaj mend një natë në vitet 1990, isha në moshën gjashtë vjeçare, që merrnim nga një tigan me lugë dhe u bashkohesha dy motrave të mia më të mëdha në ballkonin e shtëpisë sonë për të goditur tiganet tona dhe duke shkundur çelësat. Ishte një nga mënyrat e shumta me të cilat u shpreh protesta në atë kohë. Tingulli metalik pati jehonë nëpër lagjen tonë në Prishtinë, dhe mbase shtoi kakofoninë e pakënaqësisë në të gjithë qytetin. Fragmente të ngjashme janë pjesë e kujtimeve të shumë njerëzve të tjerë se si filloi ajo dekadë.

Në një artikull të 21 Marsit në gazetën Koha Ditore, ish-politikani dhe gazetari Veton Surroi shprehu ndjenjë të ngjashme kur kujtonte protestat e tenxhereve dhe tiganëve kundër Millosheviçit, një zgjidhje alternative për shtetrrethimin e policisë në fuqi në atë kohë. Ai shtoi se i vjen keq kur sheh që një krizë e re politike ka detyruar qytetarët të bëjnë të njëjtën protestë 30 vjet më vonë.

Shënim editorial: Autori i këtij artikulli është studiues i projektit “Building knowledge about Kosovo (3.0)”, i financuar nga “Kosovo Foundation for Open Society”(KFOS)

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.