I sheh këto gjuhë këtu? Ne përkthejmë artikujt e Global Voices për ta bërë gazetarinë qytetare botërore të mundshme për këdo.

“Gjuhët tona nuk po vdesin, ato po vriten”

 

Foto e marrë nga videoja e fjalimit të Yásnaya dhe përkthimi në spanjisht.

Për të përkujtuar Vitin Ndërkombëtar të Gjuhëve Indigjene, institucionet qeveritare, akademike dhe shoqëria civile janë angazhuar këtë vit me një gamë të gjerë aktivitetesh. Një i tillë u zhvillua në Kongresin e Meksikës më 26 shkurt, kur linguistja dhe aktivistja e Mixe, Yásnaya Aguilar mbajti një fjalim në gjuhën Mixe (ose Ayuujk) në Pallatin Legjislativ të San Lazaro, rreth gjuhëve dhe arsyet pse ato mbijetojnë ose shuhen. Ky fjalim historik zbulon plagët historike, padrejtësitë dhe diskriminimin që fshihen nën emrin e Meksikës.

Teksti në vijim është një përkthim i versionit të ri-redaktuar nga spanjishtja të fjalimit. Teksti origjinal në Mixe mund të gjendet këtu.

Nëwemp. Vendi i ujit. Mixe.
Giajmïï. Mbi ujë. Chinateco.
Nangi ndá. Toka mes ujit. Mazateco.
Kuríhi. Në ujë. Chichimeco.
Nu koyo. Fshat i lagësht. Mixteco.

Ishte emri që ata i dhanë këtij qyteti. Pastaj, shteti, shteti meksikan: Meksika. Çfarë fshihet në ujërat e Uwemp?

Do të diskutoj disa ide dhe të përgjigjem një pyetjeje. Pse vdesin gjuhët? Aktualisht, rreth 6,000 gjuhë fliten në botë. Nga Katalogu i Gjuhëve të Kërcënuara të Universitetit të Hawai-t në Shtetet e Bashkuara, raportohet se mesatarisht globalisht, një gjuhë vdes në çdo tre muaj. UNESCO raporton se në 100 vjet, të paktën gjysma e gjuhëve të planetit do të zhduken.

Asnjëherë në histori kjo nuk ka ndodhur. Asnjëherë nuk kanë vdekur kaq shumë gjuhë. Pse po zhduken gjuhët tani? Rreth 300 vjet më parë, bota filloi të ndahej dhe të krijonte kufij të brendshëm: ajo mbeti e ndarë, pa dokumente, e nuk ishte më e mundur të udhëtoje në vende të tjera. Toka mbeti e ndarë në afro 200 vende, secili me një qeveri, secili me një flamur që nderon, me një mënyrë të privilegjuar të të menduarit: dhe, për të ndërtuar këtë homogjenitet të brendshëm, një gjuhë të vetme, të cilës iu dha vlera shtetit. Gjuhë të ndryshme u diskriminuan dhe u luftuan.

200 vjet më parë, u themelua shteti që ne tani e quajmë Meksikë. Pas 300 vitesh të Conquista-s spanjolle, në 1862, 65 për qind e popullsisë fliste një gjuhë indigjene. Spanjishtja ishte pakicë atëherë.

Sot, folësit e gjuhëve indigjene përbëjnë 6.5 përqind. Spanjishtja tani është bërë gjuha dominuese. Dy shekuj më parë, Náhuatl, Maya, Mayo, Tepehua, Tepehuano, Mixe dhe të gjitha gjuhët indigjene ishin shumicë, por tani janë bërë pakicë.

Si u bënë pakicë? Apo papritmas vendosëm të braktisnim gjuhët tona? Jo nuk është ashtu. Kjo kishte të bënte me një proces të nxitur nga politikat qeveritare që i nënvlerësuan në favor të një gjuhe të vetme: spanjishtes. Që të na heqësh gjuhët tona, paraardhësit tanë janë goditur, dënuar dhe u përballën me diskriminim vetëm pse flisnin gjuhët e tyre amtare.

“Gjuha juaj është e pavlerë”, thonin vazhdimisht. “Të bëhesh shtetas meksikan duhet të flasësh spanjishten. Mos e flisni gjuhën tuaj”, këmbëngulnin ata.

Shteti bëri përpjekje të mëdha për të imponuar një Kastilianizim të detyruar, me qëllim të çrrënjosjes së gjuhëve tona, mbi të gjitha duke filluar nga sistemi shkollor.

Ishte Meksika që i na i mori gjuhët tona, uji i emrit të saj fshin dhe na mbyll gojën. Edhe kur ligjet kanë ndryshuar, ata vazhdojnë të diskriminohen brenda sistemit arsimor, shëndetësor dhe gjyqësor.

Gjuhët tona nuk po vdesin, po vriten.

Ata vrasin gjuhët tona kur nuk i respektojnë tokat tona, kur i shesin dhe i japin ato, kur vrasin ata që i mbrojnë.

Si do të lulëzojnë gjuhët tona kur vriten, u mbyllet goja apo zhduken ata që i flasin?

Si do të lulëzojë fjala jonë në një tokë që naështë marrë me dhunë?

Në komunitetin tim, Ayutla Mixe, në Oaxaca, ne nuk kemi ujë. Rreth dy vjet më parë, grupet e armatosura na hoqën të drejtën e burimit natyror që historikisht përdornim dhe kjo padrejtësi vazhdon edhe sot e kësaj dite, pavarësisht faktit që e kemi denoncuar dhe dalim në protesta për kauzën tonë. Përkundër ligjeve që theksojnë se uji është një e drejtë e njeriut, ai nuk vjen në shtëpitë tona dhe lë pasoja, mbi të gjitha, te fëmijët dhe të moshuarit.

Është toka, uji dhe pemët që ushqejnë ekzistencën e gjuhëve tona. Nën sulmet e vazhdueshme në tokën tonë, si do të ringjallet gjuha jonë?

Gjuhët tona nuk po vdesin, po vriten. Shteti meksikan i ka fshirë ato. I vetmi tren i mendimit, kultura e vetme, i vetmi shtet, me ujë në emrin e tij, po i fshin ato.

Videon e fjalimit të plotë në Mixe mund ta shihni më poshtë:

Komento

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.