See all those languages up there? We translate Global Voices stories to make the world's citizen media available to everyone.

Maqedoni: Probleme me Raportimin transparent onlajn të ndotjes së ajrit në Shkup

Sipas blogut të OJQ-së GreenBox, autoritetet komunale të Shkupit nuk janë të interesuar të ndajnë mjete financiare për sistemin onlajn që i informon qytetarët për nivelet momentale të ndotjes së ajrit.

Sistemi automatik për matjen e ndotjes, i vendosur në qendër të Shkupit, shkaktoi mjaft shqetësime, kur vitin e kaluar raportoi nivele alarmuese të ndotjes së ajrit.

Disa vëzhgues e ndërlidhën praninë e grimcave kancerogjene të pluhurit PM10 me bumin e ndërtimeve të financuara nga qeveria në komunën e Qendrës, e cila është shndërruar në një vend-ndërtim gjigant në kuadër të projektit Shkupi 2014. Zonat përreth poashtu janë epiqendër e aktiviteve të të ashtuquajturës “mafi urbane”, që i shfrytëzon lidhjet me pushtetin lokal për t'i ndryshuar planet urbanistike dhe për t'i shndërruar parqet publike, vendparkimet dhe shtëpitë e vogla në blloqe të mëdha dhe profitabile me apartamente, hapësira për zyrë dhe dyqane.

Sistemi onlajn “Shkupi merr frymë” [maqedonisht], në pronësi të Qytetit të Shkupit, e ndërpreu funksionimin në fillim të janarit të vitit 2011 (1, 2; maqedonisht), pasiqë disa mediume (1, 2, 3, 4; maqedonisht) raportuan se kualiteti i ajrit akoma është i ulët. Ueb-faqja e paraqiti këtë tekst: “Është duke u përmirësuar softueri. Aplikacioni do të jetë në dispozicion së shpejti.”

Pamje nga sistemi monitorues "Shkupi merr frymë", i cili është duke u përmirësuar që nga fillimi i janarit 2012.

Blogu GreenBox e postoi [maqedonisht] këtë përmbajtje:

A dëshironi ta dini se si është kualiteti i ajrit në qendër të Shkupit? Duhet t'i veshni çizmet për borë, xhupin e trashë, kësulën, shallin dhe dorezat, dhe të shkoni në rrugën Maqedonia që t'i merrni informatat nga dora e parë, nga ekrani i stacionit matës pranë statujës “Shmizlla” [ekuivalentja e stereotipeve si Vajza e luginës ose vajza-Barbi]. Ueb-faqja “Shkupi merr frymë”, në të cilën, deri para Kërshëndellave, drejtpërsëdrejti publikoheshin të dhënat, akoma nuk punon, dhe sipas të gjitha gjasave as që do të punojë në të ardhmen.

Stacioni për matjen e ndotjes së ajrit (në të djathtë), statuja Shmizla (në të majtë). Fotografia është marrë nga blogu GreenBox, e ripublikuar me leje.

Laboratori ekologjik i kompanisë Farmahem, e cila e ka mirëmbajtur sistemin brenda vitit, konfirmoi se bëhet fjalë për diçka më shumë se sa vetëm përmirësim i softuerit. Kontrata e tyre njëvjeçare ka përfunduar, ndërsa Qyteti i Shkupit deri tani nuk ka inicuar vazhdim të saj. Në Farmahem thonë se kanë dashur ta përmirësojnë sistemin së bashku me një arkiv të të dhënave nga matjet, por tani qytetarët duhet t'i drejtohen autoriteteve të qytetit, të cilët vendosin për fatin e kësaj vegle transparente onlajn.

Përfaqësuesit e Qytetit të Shkupit duken totalisht të painteresuar për vazhdimin e publikimit të të dhënave për kualitetin e ajrit në internet. Zëdhënësi [i Qytetit të Shkupit] Nedellço Kërstevski thotë se hapja e ueb-faqes është bërë falë iniciativës dhe vullnetit të mirë të kompanisë.

“Ueb-faqja nuk ishte e jona. Në këtë moment nuk mund të themi se a varet prej nesh apo prej Farmahemit. Për ne është me rëndësi që të punojnë stacionet matëse dhe qytetarët të mund t'i marrin informatat për kualitetin e ajrit nga ekranet e pajisjeve,” tha Kërstevski.

Përfaqësuesit e Qytetit të Shkupit pranojnë se për vazhdimin eventual të punës së ueb-faqes “Shkupi merr frymë”  ata duhet të fillojnë procedurën, e cila, siç thonë ata, është e komplikuar për shkak se përfshin shpallje të tenderit. Se a do të ndodhë kjo, as vetë ata nuk e dijnë.

“Tani nuk mund t'ju them asgjë, as se do të vazhdojë të ekzistojë ueb-faqja, e as se nuk do të ekzistojë më,” tha Kërstevski.

Nëpërmjet ueb-faqes “Shkupi merr frymë” qytetarët kuptuan se ndotja e ajrit në kryeqytet ishte edhe deri në 10 herë më e lartë se sa maksimumi i lejuar me ligj, me ç'rast rekomandohej që aspak të mos dilej jashtë. Pas presionit publik, autoritetet komunale dhe Ministria për mjedis jetësor u detyruan të bëjnë inspektime në objektet industriale përreth, pas të cilave ndotja u zvogëlua. Sipas hulumtimit [maqedonisht] të Institutit për shëndet publik, në Shkup mund të shmangen 117 vdekje dhe 420 raste të sëmundjeve serioze për çdo vit, nëse koncentrimi i pluhurit në ajër zvogëlohet për një të tretën e vlerave aktuale.

Start the conversation

Authors, please lajmërohu »

Guidelines

  • All comments are reviewed by a moderator. Do not submit your comment more than once or it may be identified as spam.
  • Please treat others with respect. Comments containing hate speech, obscenity, and personal attacks will not be approved.