Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë e konfirmoi dënimin për gazetarët të cilët cituan deklaratë me akuzë për korrupsion

Editor in Chief of Fokus magazine Jadranka Kostova and journalist Vlado Apostolov coming out from Court hearing in May 2013. Video screen-grab from a1on.mk

Kryeredaktori i javores „Fokus“ Jadranka Kostova dhe gazetari Vllado Apostollov dalin nga seanca gjyqësore në maj të vitit 2013. Pamje nga videoja e A1on.mk.

Edhe pse ai tani më është ish-kreu i Drejtorisë së Maqedonisë për Siguri dhe Kundërzbulim, me sa duket Sasho Mijallkov ende ka ndikim të madh në sistemin gjyqësor në vend, sidomos kur bëhet fjalë për “nderin dhe reputacionin” e tij.

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë e konfirmoi gjobën prej 8.300 eurove ndaj dy gazetarëve të javores së pavarur “Fokus”, Jadranka Kostova dhe Vllado Apostollov për shpifje apo “shkelje të nderit dhe reputacionit të ish-kreut të shërbimit sekret”, i cili është edhe kushëri i kryeministrit në dorëheqje Nikolla Gruevski.

Kjo është hera e tretë që gjykatat e Maqedonisë konfirmojnë dënimin për citimin e burimit i cili pohonte se Mijallkov ishte i përfshirë në korrupsion. Gjykata e shkallës së parë e përcaktoi  gjobën për gazetarët në fillim të vitit 2014, Gjykata e Apelit e konfirmoi vendimin e gjykatës në shtator të vitit 2014, ndërsa Gjykata Kushtetuese e refuzoi ankesën e gazetarëve në nëntor të vitit 2015.

Fokus magazine's front page featuring Saso Mijalkov Photo: Fokus.mk

Sasho Mijallkov në ballinën e javores “Fokus” Foto: Fokus.mk

Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj thekson se gjykatat e shkallëve më të ulta kanë konfirmuar me të drejtë se nuk ka asnjë bazë për të përjashtuar përgjegjësinë e Apostollovit dhe Kostovës. Më tej, gjykata shton se shkrimet e publikuara nuk përmbajnë informacione të interesit publik, por se kanë pasur qëllim “të shpërndajnë thashetheme, të cilat kanë shkelur rëndë nderin dhe reputacionin e dikujt.”

Gazetarët nga javorja “Fokus”, deklarojnë se artikujt janë botuar me qëllim që të inkurajojnë debatë mbi çështje të interesit publik dhe se përmbajtja e tyre trajton pa dyshim çështje me interes publik.

Kostova, e cila është kryeredaktore e javores, u gjobit me 5,000 euro ndërsa gazetari Apostollov me 1,000 euro. Përveç kësaj, të dy duhet të mbulojnë shpenzimet gjyqësore në vlerë prej 3.300 euro, me çka shuma e përgjithshme arrin 8.300 euro.

Ish-kreu i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, i cili dha dorëheqje për shkak të akuzave për korrupsion dhe shpërdorim të pushtetit, e paditi Fokus-in në janar të vitit 2013. Javorja botoi disa shkrime me deklarata të Igor Ilievskit, ish ambasadori i Maqedonisë në Republikën Çeke, në të cilat ai e akuzon Mijallkovin për korrupsion.

Edhe pse gazetarët kërkuan nga Mijallkov tu përgjigjet akuzave të tilla, ai nuk pranoi të marrë pjesë në intervistë dhe në vend të kësaj ai ngriti padi.

Në tetor të vitit 2014, Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë u bëri thirrje të gjithë gazetarëve dhe qytetarëve të tregojnë solidaritet me gazetarët e javores Fokus dhe të ndihmojnë në grumbullimin e fondeve për dënimet e shprehura gjyqësore për shkak të shkrimeve të botuara hetimore.

Shoqatat tjera qytetare si Rrjeti Kombëtar Kundër Homofobisë dhe transfobisë në Maqedoni organizoi një ngjarje në Çarshinë e Vjetër të Shkupit për të mbledhur fonde më 14 tetor, të vitit 2014, me qëllim që të ndihmojë “Fokus”-in për ti mbuluar kostot e dënimit për shpifje dhe shpenzimet gjyqësore.

Fokus magazine's front page after the initial fine for the journalists in 2014

Ballina e javores “Fokus”, pas vendimit fillestar ndaj gazetarëve në vitin 2014

Rasti u karakterizua si një shembull për frikësimin e mediave nga ana e Raportuesit të Kombeve të Bashkuara për lirinë e shprehjes, Frank La Rue, në qershor të vitit 2013. Gazetarë individual, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, Sindikata e Pavarur e Gazetarëve, Reporterë pa Kufij dhe organizata të tjera e karakterizuan çështjen si një kërcënim të qartë për mediat, dhe shumë të tjerë e konfirmuan “efektin ngrirës” të cilin ky vendim e kishte për gazetarët në Maqedoni.

Mlladenov, themeluesi dhe redaktori i javores “Fokus”, u gjet i vdekur në një aksident automobilistik më 27 mars në vitin 2013 në rrethana të dyshimta. Pas aksidentit, e përditshmja “Fokus” dhe e përjavshmja pushuan me botimin. Javorja vazhdoi të botohet në korrik të vitit 2013.

Vdekja e Mlladenovit ishte përmendur në të ashtuquajturat “Bomba”biseda të regjistruara në mënyrë të paligjshme nga ana e DSK në krye me Mijallkovin të cilat i shpalosi opozita gjatë vitit 2015. “Bomba” që përmend Mlladenovin zbuloi biseda mes politikanëve të lartë të Maqedonisë, duke përfshirë edhe ish ministreshën e punëve të brendshme Gordana Jankullovska, zëvendësin e saj Ivo Koteski dhe Martin Protugjer shef i kabinetit të kryeministrit Nikolla Gruevski. Në bisedimet ekzistojnë indikacione se autoritetet e kanë penguar hetimin dhe kanë organizuar frikësim të gazetarëve të cilët vajtojnë vdekjen e Mlladenovit. Si pasojë, lideri i opozitës Zoran Zaev dhe SHGM kërkuan rihapjen e hetimeve.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.