Yjet sllovenë të rokut “Joker Out”: Nga grupi i shkollës së mesme te suksesi pas Eurovizionit

Joker Out in 2023, from left to right: Nace Jordan, Bojan Cvjetićanin, Kris Guštin, Jure Maček and Jan Peteh

Joker Out në 2023, nga e majta në të djathtë: Nace Jordan, Bojan Cvjetićanin, Kris Guštin, Jure Maček dhe Jan Peteh. Foto nga përdoruesi i Wikipedia טל ניסןCC BY-SA 4.0.

Intervistën e Antonija Janevskës për herë të parë e ka publikuar Meta.mk. Një version i redaktuar ribotohet këtu sipas një marrëveshjeje për ndarjen e përmbajtjes midis Global Voices dhe Fondacionit Metamorphosis. 

Grupi slloven Joker Out u bë i famshëm pas performancës në Eurovizion 2023 dhepas suksesit nisi një turne të madh evropian, që përfshin në 18 vende.

Edhe pse anëtarët filluan me historinë klasike të grupit të gjimnazit, sot ata konsiderohen interpretuesit më të suksesshëm në skenën muzikore sllovene, duke shpalosur krijimtarinë e tyre në të gjithë kontinentin. Grupi ka pesë anëtarë, të cilët së bashku krijojnë një ansambël të fuqishëm me një identitet unik zanor që përzien pa probleme tingujt e tyre dinamikë, energjinë pozitive dhe tekstet e shkruara vetë. Pesë anëtarët janë Bojan Cvjetićanin (vokal), Kris Guštin (kitarë, vokal mbështetës), Nace Jordan (bas), Jure Maček (bateri) dhe Jan Peteh (kitarë). Ndërsa ishin në turne, ata ndaluan në Shkup për konferencën muzikore PIN, ku anëtarët e grupit Nace dhe Kris dhanë një intervistë për Meta.mk për të diskutuar rrugëtimin drejt suksesit, procesin krijues, turneun dhe sigurisht albumin e radhës.

Meta.mk: Jeni drejt fundit të një turneu të madh evropian, kështu që a ju ka ndryshuar kjo përvojë si artistë dhe çfarë keni mësuar gjatë gjithë rrugëtimit?

Nace: Gjëja e parë që mësuam është të jetojmë më shëndetshëm.

Kris: Kjo është ajo që ne kemi përmirësuar si njerëz, por si artistë kemi përmirësuar performancën tonë, nuk kemi interpretuar kurrë kaq mirë, pasi Nace ka vetëm një vit me ne dhe përmirësimi duket vërtet. Së dyti, procesi ynë krijues është bërë shumë më energjik dhe shpërthyes, nuk kemi shumë kohë për të krijuar gjëra të reja, por kur e bëjmë, ne japim shumë nga vetja dhe gjithmonë del diçka e mirë.

Meta.mk: Meqenëse Nace u bashkua më vonë se anëtarët e tjerë, si u sinkronizuat në procesin e krijimit të muzikës suaj? A ka shumë ndryshime gjatë krijimit?

Kris: Ju dëshironi që të ketë dallime midis njerëzve që krijojnë muzikë për të bërë diçka vërtet unike, sepse nëse të gjithë mendojnë njësoj, nuk do të merrni kurrë diçka unike prej saj. Por nuk ka pasur kurrë dallime që ne nuk kemi mundur t'i kapërcejmë. Asnjëherë nuk jemi grindur për një këngë.

Nace: Ka gjithmonë dallime, pavarësisht se çfarë po krijoni, por kjo nuk është një gjë e keqe.

Meta.mk: Albumi juaj i ardhshëm do të jetë në shumë gjuhë. Do të përfshini producentë dhe kompozitorë të huaj, apo do të vazhdoni të punoni me ekipin tuaj të ngushtë?

Kris:  Pra, ne nuk po ndryshojmë shumë për albumin tonë sa i përket procesit krijues, po e bëjmë me të njëjtin producent, do të vazhdojmë t'i shkruajmë këngët ashtu siç kemi bërë më parë. Ajo që do të ndryshojë është se ku do të krijojmë muzikën. Ne do të shkojmë në Londër në janar dhe do të qëndrojmë për dy muaj.

Nace:  Këngët po i shkruajmë atje.

Kris: Pastaj në mars kemi një turne dhe më pas do të shkojmë në një studio, ndoshta në Londër, ndoshta jo, do të shohim. Pra, sa i përket të gjithë procesit, nuk mendoj se do të ndryshojë shumë, sepse na pëlqen të punojmë me producentin tonë, Žare dhe nuk duam të ndalojmë së punuari me të. Tekstet, ne i kemi shkruar gjithmonë pak në anglisht dhe sllovenisht. Në albumin tonë të dytë me titull “Demoni” (“Demonët”) i cili tani është në sllovenisht dhe serbisht, në një moment të paktën gjysma e këngëve ishin në anglisht, si demo origjinale. Pra, të bësh muzikë në anglisht, është vetëm e re për ne në kuptimin që tani po e nxjerrim këngë edhe në anglisht, jo vetëm kur shkruajmë tekstet.

Meta.mk: Pse keni zgjedhur Londrën posaçërisht për albumin tuaj të ardhshëm?

Kris: Thjesht ka kuptim, e di që është një lloj klisheje që muzikantët të shkojnë në Londër, por ne kemi një ekip ndërkombëtar rreth nesh që është në Londër. Ne e konsiderojmë Londrën shumë frymëzuese në pak kohë që kaluam atje. Pra, vendosëm që duam më shumë për të ndryshuar plotësisht hapësirën dhe mjedisin tonë dhe për të parë se çfarë sjell kjo në muzikën tonë.

Anëtarët e Joker Out, Nace Jordan dhe Kris Guštin bisedojnë me gazetaren e Meta.mk Antonija Janevska në Shkup. Foto e Meta.mk, e përdorur me leje.

Meta.mk: A ka ndonjë artist ballkanik që ka ju ka frymëzuar ose ka ndikuar në muzikën tuaj?

Nace: Po, ka shumë prej tyre. Bijelo DugmeParni Valjak janë disa.

Kris: Meqenëse jemi në Maqedoni, Bojan sapo përmendi se Toše Proeski ishte artisti i tij më i mirë i Spotify këtë vit. Pra, ka shumë ndikime, por unë mendoj se janë grupet jugosllave më shumë. Klasikët.

Meta.mk: Për cilën këngë në diskografinë tuaj u desh më shumë kohë për ta realizuar?

Kris: Do të thosha “Novi Val” (“Vala e re”) por jo sepse vetë kënga zgjati shumë, por sepse ajo që kishim në vend të “Novi Val” e kishim krijuar për të paktën gjysmë viti dhe ne ishim të pakënaqur me çdo version që provuam. Pastaj një javë para afatit, producenti tha që duhet të vendosim se çfarë do të ndodhë me këngën. Kështu që atëherë ne e lamë atë variant të këngës. Bojan u mbyll në dhomë dhe shkroi “Novi Val”. Procesi i krijimit të “Novi Val” ishte i shpejtë, por si të arrinim aty, zgjati shumë.

Meta.mk: Si vendosni se cilat këngë janë të duhurat për të qenë në album dhe cilat do të hiqen?

Kris: Është e vështirë të thuash se cilat janë kriteret objektive këtu, por nëse ne të pestët dhe producenti ynë nuk po e ndiejmë këngën, atëherë nuk është gjë e mirë. Kaq mund të them.

Meta.mk: Pas Eurovizionit, a ka ndryshuar perceptimi për ju?

Kris: Ky vit ishte me të vërtetë i veçantë, jo vetëm për ne, por edhe për sllovenët që ndjekin Eurovizionin, ose ata që nuk e ndoqën më parë. Më vjen shumë mirë që mund të themi se ndryshuam, ose të paktën pjesërisht perceptimin e Eurovizionit dhe sollëm një atmosferë sportive, ku njerëzit nga një vend qëndronin pas përfaqësuesit të tyre në çdo gjë që konkurrojnë. Rrallë ndodh për Eurovizionin, por ndodh rregullisht për sportin. Kështu që unë mendoj se ne e ndryshuam këtë perceptim në Slloveni dhe njerëzit gjithashtu kanë ndryshuar perceptimin e tyre ndaj nesh në përputhje me rrethanat. Ndaj të paktën më pëlqen të mendoj se ne jemi grupi që i dha fuqi dhe kuptim Eurovizionit në Slloveni.

Meta.mk: A ka ndonjë këngë që është më e vështira për tu interpretuar live apo gjërat janë thjeshtuar teksa jeni në turne?

Kris: Muzika nuk është një proces i kryer, ju jeni gjithmonë duke mësuar dhe përmirësuar. Aktualisht unë do të doja të përmirësoja aftësitë e mia të kitarës akustike. Unë veçoj këngën “Padam” (Po bie) nga albumi ynë i dytë.

Meta.mk:  Nëse ka ndonjë këngë nga një artist ballkanik, që mund ta shtoni në diskografinë tuaj dhe të thoni se e keni realizuar, cila do të ishte ajo këngë?

Kris: Oh, ka këngë të pafundme ballkanike që do të doja të ishin të miat, por mund ta them njërën “Idemo do hodnika” (Shkojmë në korridor) nga Buç Kesidi. Kjo ishte kënga që e kam dëgjuar më shumë në vitin 2023. Është aq e bukur sa do të doja ta kisha shkruar unë atë.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.