Jetë të gjatë Večerníček: tërheqja e qëndrueshme e një programi 55 vjeçar televiziv çek për fëmijë

Foto e Večerníček e marrë nga Youtube.

Më 2 janar, Republika Çeke festoi 55 vjetorin e Večerníček, një nga programet më të famshëm televiziv për fëmijë, i cili ka fituar statusin e kultit dhe është bërë një gur themeli kryesor në identitetin çek.

Në Çekosllovaki, ideologjia komuniste i kushtonte vëmendje të veçantë audiencës së re, në përputhje me besimin se ndryshe nga moshatarët e tyre në vendet kapitaliste perëndimore, fëmijët që rriteshin në vendet socialiste përfitonin mbrojtje të veçantë dhe gëzonin të drejta unike kulturore. Librat, filmat, sportet, ngjarjet kulturore dhe format e tjera të argëtimit u bënë lehtësisht të arritshme për shumicën dërrmuese të fëmijëve, pavarësisht nga gjendja sociale.

Në vitin 1965, televizioni shtetëror çekosllovak filloi një program të përjavshëm të quajtur Večerníček (“përrallat para gjumit”) i cili filloi dhe përfundoi me një pamje që ka mbetur praktikisht e pandryshuar që nga ajo kohë. Shfaqja është e gjatë dhjetë minuta, gjatësia ideale për të tërhequr vëmendjen e fëmijëve të vegjël, dhe është treguar gjithnjë në orë 18:45 që nga nisja.

Kjo video që shënon 55 vjetorin e transmetimit të parë të Večerníček në 2 janar 1965, përmban personazhin që mishëron historinë para gjumit, të veshur me kapelën e tij të bërë me gazetë dhe duke ngjitur një shkallë. Muzika, e kompozuar nga Ladislav Simon, dhe zëri i një djali pesëvjeçar të quajtur Michal Citavý, kanë mbetur të pandryshuar dhe janë bërë një referencë e përbashkët e fëmijërisë për miliona çekosllovakë të atëhershëm, dhe tani për çekët. Në shumë familje, përfundimi i episodit të Večerníček shënonte edhe kohën e gjumit për fëmijët, pasi shfaqja mbaron me frazën ikonike “Dobrou noc!” (Natën e mirë!). Këtu është një version i hershëm bardhë e zi i tij:

Në vitin 1999, shkencëtarët çekë i dhanë një planeti të zbuluar rishtaz (me numrin 33 377) emrin Večerníček.

Për dekada të tëra, programi që shfaqej çdo ditë, prezantoi më të mirën e animacionit çekosllovak, si dhe animacionit të huaj nga vendet e tjera socialiste. Në vitin 1989, kur komunizmi ra në Çekosllovaki, programi nisi me përmbajtje ekskluze çeke. Punimet që u shfaqën përfshijnë serinë tani me famë botërore Krteček, e cila është bërë një nga simbolet kryesore kulturore të Republikës Çeke.

Komento

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.