Aktivistët medial nga Siria: “Këtu është e frikshme dhe e tmerrshme, Halepi është bërë qytet i tmerrshëm”

Gnaid, center, with his newborn daughter . Used with permission.

Neidi, në qendër, me bijën e sapolindur dhe familjen. Përdoret me leje.

“Halepi është i gjallë dhe nuk do të vdesë!”
Këtë e shkroi Neidi, gazetari televiziv, në Fejsbuk kur e shpërndau lajmin e lindjes së fëmijës së dytë, bijës foshnje, të enjten e 24 nëntorit të vitit 2016.

Neidi duke përgatitur lajme punon për grupin e aktivistëve medial “Halepi sot”, gjithashtu punon edhe me qendrën mediale në Halep (QMH) në pjesën lindore të Halepit në Siri. Mënyra e vetme nëpërmjetë të cilës mund të komunikon me “Global Voices” është rrjeti satelitor i pa ndërprerë i internetit. Jeton me gruan e tij, birin e tij të vogël, vajzën e porsalindur dhe dy kushërinj.

Të dy fëmijët janë të lindur dhe jetojnë gjatë kohës së okupimit. Në fillim të javës së kaluar, Neidi në mënyrë të vazhdueshme ka thënë për “Global Voices” se forcat shtetërore të Sirisë janë disa kilometra larg shtëpisë së tij dhe se qytetarët dhe gazetarët të cilët janë në lindje të Halepit janë në panik.

Për momentin, kemi informata se për shkak të zhvillimeve të hovshme të ditëve të kaluara të përfshira nga bombardimet ruse dhe përkrahjes së madhe për tërheqje të ushtrisë iraniane, forca të cilat e përkrahin kryetarin Bashar al Asad, veprojnë në pjesën më të madhe të Halepit lindor. Prej 2012 qyteti është i ndarë ndërmjet rebelëve të cilët veprojnë në pjesën lindore të Halepit dhe shtetit i cili qeverisë me pjesën perëndimore të Halepit. Në dhjetor të 2013 në Halep u gjuajtën bombat e para të qeverisë, prej atëherë përdoren armë të llojllojshme, prej armëve kimike e deri te bombat, duke e lënë pjesën lindore në një gërmadhë të madhe. Më pas, në korrik të 2016 shteti bëri një rrethim mizor ku i tregoi qëllimet që për disa muaj të rimarrë pjesën lindore të Halepit.

Kur Neidi dhe familja e tij i shqyrtuan mundësitë për lëshim të pjesës lindore të Halepit hasën në shumë pengesa. Shkuarja në Turqinë fqinjë është e vështirë, kurse zonat siriane të marra nga qeveria ishin të rrezikshme për aktivistët medial të cilët frikësohen nga arrestimi, torturimi por edhe vdekjes. Neidi tha se mund te mbijetonte vetëm në rast se dorëzohet dhe mban pamje të Asadit por, krenaria dhe nderi i tij nuk e lejojnë atë. Ai për “Global Voices” deklaroi se kjo mënyrë është poshtërim për të. Prej aty, Neidi dhe familja e tij vendosën të qëndrojnë në pjesën lindore të Hapelit.

Unë edhe gruaja ime nuk kemi pasaporta. Nuk mund të udhëtojmë por, mund të mbijetojmë këtu në Halep edhe përgjatë okupimit edhe atë. Për momentin duhet të ketë zgjedhje. E drejta jonë është që të jetojmë me dinjitet dhe të lirë sikur edhe të gjithë njerëzit në këtë botë. Por, për fat të keq zëri ynë nuk dëgjohet prej zërit të armës! Një numër i madh i njerëzve i humbën shtëpitë e tyre dhe u larguan nga dhuna dhe bombat. Ndoshta rajoni ynë do i përket shtetit. Por, ne do ti qëndrojmë besnik vendit tonë! Turpi i takon Kombeve të Bashkuara dhe të gjithë organizatave ndërkombëtarë të cilët mund ti shpëtojnë të lënduarit, thjesht ato refuzojnë!

My wife and I don’t have passports. We cannot travel, but we could keep ourselves alive here in Aleppo, even during the siege. There has to be a solution now. It’s our right to live in dignity and freedom, just like all people in this world. But unfortunately our voice is not heard over the sound of the weapons! An enormous number of people have lost their houses and are driven away by the violence and the bombs. Maybe our neighborhood will return to the regime. But we will hold on to our land! The shame is on the United Nations and all international organizations who could rescue the wounded but simply refuse to do so!

Unë edhe gruaja ime nuk kemi pasaporta. Nuk mund të udhëtojmë por, mund të mbijetojmë këtu në Halep edhe përgjatë okupimit edhe atë. Për momentin duhet të ketë zgjedhje. E drejta jonë është që të jetojmë me dinjitet dhe të lirë sikur edhe të gjithë njerëzit në këtë botë. Por, për fat të keq zëri ynë nuk dëgjohet nga zëri i armës! Një numër i madh i njerëzve i humbën shtëpitë e tyre dhe u larguan nga dhuna dhe bombat. Ndoshta rajoni ynë do i përket shtetit. Por, ne do ti qëndrojmë besnik vendit tonë! Turpi i takon Kombeve te Bashkuara dhe të gjithë organizatave ndërkombëtarë të cilët mund ti shpëtojnë të lënduarit, thjesht ato refuzojnë!

Më pas Neidi dërgoi një tjetër mesazh:

The situation is terribly difficult. I don’t know what to say. I am looking at the people. I do not want to leave. I do not want to leave Aleppo. I am tired and utterly exhausted. But there is nothing else to do for me than to stay. This is my land. There is nothing else for me than Aleppo. I don’t know what to do anymore. It’s in God’s hands.

Situata është e vështirë. Nuk e di çfarë të them. I shikoj njerëzit. Nuk dua të largohem. Nuk dua ta lëshoj Halepin. Unë jam i lodhur dhe i rraskapitur. Nuk mund të bëj asgjë përveç se të qëndroj. Ky është vendi im. Për mua nuk ekziston asgjë tjetër përveç Halepit. Tashmë se di çfarë të bëj. Tash gjithçka është në duart e Zotit.

Në fund, të enjten e 8 dhjetorit, Neidi na dërgoi një mesazh për të cilën mendonte se do të jetë e fundit.

Half an hour ago the fighting started here. There is an enormous panic. Especially with the children. It is very very difficult now. There are rocket attacks by the Syrian Army. Soon there will be a battle now.

Para gjysmë ore këtu filloi lufta. Ka penik të madhe. Sidomos ndërmjet fëmijëve. Për momentin është shumë, shumë rëndë. Ushtria siriane sulmoi me raketa. Së shpejti do të ketë përleshje.

Për fat, mëngjesin e 13 dhjetorit, ai arriti të dërgojë një audio regjistrim të shkurtër deri te “Global Voices” në të cilin thotë:

We are okay thankfully. We're still waiting to see what's going to happen to us.

Për fat të mirë, jemi mirë. Ende presim të shohim çfarë do të na ndodhë.

Në ndërkohë, kolegët e tij të qendrës mediale të Hapelit shpërndanë video prej 360 shkallëve për të treguar përhapjen e gërmadhave në zonën e Al Shairit, lagje në pjesën lindore të Halepit.

Sipas Neidit dhe familjes së tij, shoqëria ndërkombëtare nuk ndërmerrë asgjë për të ndaluar gjakderdhjen. E vetmja shpresë e tij dhe familjes së tij është që ato të sigurtë të largohen në zonat të cilat i mban opozita duke shpresuar se më në fund atje nuk do ti ndjekin aeroplanët ushtarak, thotë ai.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.