Artikujt rreth Aksioni humanitar

Egjipt: Shfrytëzimi i Twitter-it për t'i ndihmuar një lagjeje të Kairos

Ky postim është pjesë e mbulimit tonë special të Revolucionit të Egjiptit 2011. Pasi e pa ndikimin e fuqishëm të mediumeve sociale mbi revolucionin egjiptian, bloguesi egjiptian dhe shfrytëzuesi i Twitter-it, Mahmud Salem (@SandMonkey) vendosi të bashkëpunojë me një organizatë lokale joprofitabile, me qëllim që t'u ndihmojë të mbledhin mjete financiare,...

Mjanmar: Fotografi nga fatkeqësia e tërmetit

  28 mars 2011

Një tërmet prej 6.8 shkallësh e goditi pjesën verilindore të Mjanmarit në mbrëmjen e të enjtes, më 24 mars 2011, i cili u ndie në Tajlandin e afërt, mirëpo edhe në Vietnamin dhe Kinën e largët. Tërmeti mbyti së paku 70 njerëz dhe shkatërroi më shumë se 240 ndërtesa vetëm në Mjanmar, por dëmet mund të jenë edhe më të mëdha. Në qytetin e Tachilek-ut arkivolet u shitën menjëherë pas tërmetit.

Francë: Brengë dhe shpresë në komunitetin japonez

  21 mars 2011

Në Francë dhe në vende të tjera, fotografitë trishtuese nga tërmeti dhe cunami i ditës së premte, më 11 mars 2011, i kanë brengosur japonezët që jetojnë anembanë botës. Shumë prej tyre e kanë kaluar ditën e fatkeqësisë duke u përpjekur të bijnë në kontakt me të dashurit e tyre nëpërmjet internetit, dhe që atëherë janë përpjekur që bashkëkombasve të tyre t'u japin përkrahje mendore.

Haiti: Para një viti…Ne e mbajmë mend

  10 shkurt 2011

Sot bëhet  një vit nga tërmeti shkatërrues që goditi Haitin. Bloggerat haitianë përkujtojnë… Livesay Haiti Weblog shkruan: Më 1/12/2010 në orën 16:53 toka e Haitit u ndryshua në mënyrë të pakthyeshme. Përskaj fatkeqësisë dhe humbjes së madhe zemra dhe shpirti i njerzve ende po qëndrojnë. Sot një shtet i tërë...

Video: Pasojat nga cikloni Nargis në Burma/Mianmar

  25 maj 2008

Pavarësisht nga frenimi i imponuar i gazetarëve nga Burma të cilët qeverisin shtetin, njerëzit dolën dhe e incizuan nivelin e dëmeve që u ndodhi viktimave nga kjo katastrofë natyrore. Me 2 maj 2008, cikloni Nargis e goditi Mianmarin (Burma), duke shkaktuar dëme të mëdha me 38 491 të vdekur dhe 27 838 të zhdukur.

Тајvan: Çka mund të bëjë bejsbolli?

  6 maj 2008

Ka disa tajvanez të cilët luajnë në ligën e parë të bejsbollit: Çin – Feng Çen në Doxhers prej vitit 2002-2005, Çin – Lung Hu në Doxhers, Hong -Çih Kou në Doxhers, Çin – Hui Tsao në Rojals dhe Çin-Ming Vang Në Jenkis. Edhe pse ata janë të adhuruar nga...

Haiti: Ngushëllim i gjetur për urinë e fëmijëve

  6 maj 2008

Depot ushqimore internacionale dhe krizat u paraqitën si temë edhe në blogosferë, ndërsa videot e kësaj teme nuk janë përjashtim. Nga Haiti: njerëz që hanë baltë për të mbijetuar dhe plani për ndihmë për tu ushqyer fëmijët e uritur të Haitit. Haiti është shteti më i varfër në kontinentin amerikan,...

Dita Panxhea: Me 10 maj video për ta ndryshuar botën

  27 prill 2008

Me 10 Maj 2008 në orën 18:00 GMT, do të emitohen 24 filma në kohën e ngjarjes 4 orësh. Ajo çka e bën më të veçantë këtë ngjarje është që dita Panxhea do të emitoj nga 6 lokacione të ndryshme të botës, në 7 gjuhë të ndryshme dhe do të shikohet edhe përmes internetit, televizionit, telefonave celularë me një qëllim të vetëm: që të njoftohemi me jetën e të tjerëve dhe të fokusohemi në punët e ngjashme, në vend se në punët e ndryshme, të cilat do të na mundësojnë të punojmë së bashku për të arritur paqe.

Еgjipt: Pavarësia e banimit

OTV është një TV kanal privat satelitor në Egjipt, i cili tërhoqi vëmendjen e shikuesve të vetë prej ditës së parë kur filloi të emitohet duke i’u falënderuar qasjes liberale të tij, problemi me të cilin merret dhe mënyrën me të cilën e shiko është ndryshe nga TV kanalet tjera...