Тајvan: Çka mund të bëjë bejsbolli?

Ka disa tajvanez të cilët luajnë në ligën e parë të bejsbollit: Çin – Feng Çen në Doxhers prej vitit 2002-2005, Çin – Lung Hu në Doxhers, Hong -Çih Kou në Doxhers, Çin – Hui Tsao në Rojals dhe Çin-Ming Vang Në Jenkis. Edhe pse ata janë të adhuruar nga tajvanezët, këta yje të bejsbollit nuk janë fokusimi i këtij shkrimi. Këtu janë të vendosura tregime se si bejsbolli e ka ndryshuar jetën e njerëzve të hendikepuar dhe nxënës në shkollat fillore.

baseball
Fotografi nga Haomej.

Tregimi i parë fillon kur skenaristi, aktori dhe regjisori, Nien-Xhen Vu la porosi në blogun e Haomej për shtëpinë Sekret Hart për njerëzit e hendikepuar. Fr. Franc Burkhart e themeloi shtëpinë Sekret Hart në Çia-Ji, Tajvan, në vitin 1980 dhe planifikoi të ndërtoj ndërtesë më të madhe me qëllim që të ju ndihmohet më shumë njerëzve të hendikepuar. Edhe pse kishtari Franc Burkhart, fitues nderi nga presidenti dhe papa për shërbimin e tij në Tajvan më shumë se gjysmë shekulli, vdiq në vitin 2002, kolegët e tij vazhduan të punojnë në projektin e tij. Për shkak të mungesës së mjeteve, Haomej filloi me blogimin për shtëpinë Sekret Hart për të ndihmuar në grumbullimin e parave dhe ti ftoj njerëzit që ta vizitojnë shtëpinë.

Një pjesë ë këtyre ngjarjeve për grumbullimin e mjeteve janë me temën e bejsbollit.

Çensumi flet për atë se si Tai-Jun Kuo nënshkroi topa të bejsbollit për ankand për grumbullim të mjeteve:

我跟郭泰源總教練提到聖心募款的事情,他聽得很仔細,也很豪爽答應簽名[…]我在一旁小心打探,「多簽一些可以嗎?」[…]郭總說,「可以啊,愛心的事情,當然沒問題!」

Tai-Jun Kuo-s i përmenda për një grumbullim të mjeteve për shtëpinë Sekret Hart . Ai me dëgjonte me vëmendje dhe pa mos u menduar fare u pajtua të nënshkruaj disa topa për bejsboll. […] E pyeta, “A mund të nënshkruash më tepër?” Ai u përgjigj, “patjetër. Për gjëra të mira asnjëherë nuk ka jo!.”

Ky ankand grumbulloi 182 100 NTD për shtëpinë Sekret Hart dhe ky sukses inspiroi disa adhurues të bejsbollit ti dhurojnë kujtimet e veta të bejsbollit në ankandin e dytë. Rezultati ishte i kënaqshëm edhe për shtëpinë Sekret Hart edhe për lojtarët dhe fansat e bejsbollit–

以前只要提到金錢和棒球掛勾,大家都會想到簽賭,沒想到這次金錢跟棒球掛勾,居然成就這麼動人的好事。

Në të kaluarën kur bisedonim se si bejsbolli është i lidhur me paratë, mendonim në kumar. Megjithatë, këtë herë kur këta lojtarë punojnë me para, arritëm diçka shumë prekëse.

Tregimi i dytë është për ndihmë të disa ekipeve të bejsbolit në shkollat fillore. Çenzumi njofton:

堅果團購夢想計畫已經募到新台幣72000元。[…]我們也將委請藍文成教練幫忙遴選最需要幫助的球隊,在賽後這段期間, 儘快將球具送達學校,給那些有夢想的棒球孩子,充滿溫暖的禮物。同時感謝球魂網站好友林言熹與楊榮健的協助,取得球具配備最划算合理的估價單。[…]預估 我們所募得的金額,將有機會補助三支以上的偏遠部落少棒隊。

Projekti i grupit Çien-Kuo grumbulloi 72 000 NTD. […] Do ta pyesim trajnerin Ven-Çeng Lan për ndihmë para zgjedhjes së ekipeve të bejsbollit të cilëve më shumë u nevojitet vëmendja jonë. Pas kësaj ndeshje të bejsbollit, do ta dërgojmë përgatitjen si dhuratë për lojtarët e ri nga shkollat fillore, të cilët ëndërrojnë të jenë lojtarë të bejsbollit. Gjithashtu u falënderohemi miqve tonë Jen-His Lin dhe Jung-Çin Jang, të cilët na ndihmuan ta fitojmë llogarinë më të mirë për këtë aparaturë. Me mjetet qe grumbulluam do të mund të ju ndihmojmë më shumë se tre ekipeve të bejsbollit në shkollat fillore.

Plani i grupit Çien-Kuo është themeluar nga dashuria për fëmijët dhe bejsbollin:

我們也許讓未來有機會站上大聯盟投手丘與打擊區的小孩們,未來要扛下國家隊第四棒或職棒中心打線的小選手們,可以有新手 套,可以不必擔心練習用球不見,同時 讓他們知道,這段辛苦的棒球路,不是那麼寂寞,因為我們相信,在棒球起步的階段,曾經受過幫助的人,會一輩子都懂得感恩,不會愧對棒球之神賦予他們的使 命。」

Mundemi të ju ndihmojmë këtyre fëmijëve, të cilët në të ardhmen mund të qëndrojnë në terrenin e MLB dhe do të luajnë në ekipet kombëtare dhe profesionale, dhe të mos shqetësohen se do ta humbin mundësinë për të ushtruar bejsboll. NË të njëjtën kohë, ata e dinë që nuk janë vetëm. Ne besojmë se nëse ata marrin ndihmë në fillim të karrierës së tyre, do të jenë mirënjohës kur do të luajnë bejsboll për potencialin që kanë.

Redjellou përshkruan çka ka pa kur kanë dërguar përgatitjen në njërën nga shkollat fillore:

這一天我回來後,心底帶著暖暖的滿足。意外變成先發登板的我,帶著大家的愛心來到汐止國小,看著天真活潑的小球員,心裏彷 彿被純淨的水流洗淨一般。到底是我 幫助了他們,還是他們幫助了我,讓我找回心中久違的感動。[…]替這些勇敢追夢的孩子們吶 喊加油吧!因為這也是為我們自己加油啊!
終於我覺得自己是個棒球迷了。但是今天不當球迷。

Sot erdha në shtëpi me ndjenjën e kënaqësisë. Rastësisht isha njëri nga të parët të cilët dërguan dashurinë e tyre në shkollën fillore His-Çih. Kur i shikova ata lojtarë të ri të mrekullueshëm, me plotë jetë, zemra ime u pastrua. Pas së gjithash duket që ju ndihmova. Megjithatë, ata më ndihmuan të ndjehem prekës për gjatë kohë. […] Ti përshëndesim këta fëmijë të guximshëm kur gjurmojnë ëndrrat e tyre! Duke bërë atë, ne gëzohemi edhe për ne! Përfundimisht ndjehem si adhurues i bejsbollit, por nuk jam adhurues sot.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.