Softuer i cili konverton tekstin në fjalë, mëson se si të shqiptohen fjalët në gjuhën Keshua në mediat sociale

Logo del proyecto, usado con autorización.

Logoja e projektit Hinantin, për zhvillimin e softuerit që inkurajon përdorimin e gjuhës Keshua, gjuhën amtare e cila gjithnjë e më pak përdoret. E përdorur me leje

Një ekip hulumtues peruan ka zhvilluar një aplikacion softuerik tekst-në-shqiptim i cili mund të transformoje fjali nga gjuha Keshua në shqiptim, e cila më pas transmetohet përmes rrjeteve sociale siç janë YouTube, Twitter dhe Facebook.

Të vendosur në Kusko, Peru, Hinantin është i orientuar kah hulumtimi dhe zhvillimi i softuerëve për linguistikë kompjuterike dhe punon në rritjen e përdorimit të gjuhëve peruane indigjene, duke e marrë parasysh se numri i njerëzve të cilët në mënyrë aktive i flasin këto gjuhë është në rënie.

Global Voices bisedoi me Riçard Kastron, njërin prej themeluesve të Hinantin, ai sqaroi se ky është i projekti i parë nga një sërë projektesh softuerike për gjuhën Keshua, siç janë: Kusko Keshua konvertuesi i tekstit-në-shqiptim i cili mundëson që në mënyrë të automatizuar të bëhet transformimi i tekstit në shqiptim, verifikim i gabimeve onlajn dhe softuer – shtesë për rregullimin e tekstit për LibreOffice.

Në veçanti, softueri për konvertimin e tekstit në shqiptim e merr fjalinë apo fjalën nga gjuha Keshua dhe me përdorimin e “audio player”, e transformon tekstin në zë dhe e transmeton nëpërmjet rrjeteve sociale. Projekti i Instagram gjithashtu shërben për të vendosur fotografi me thënie të ditës dhe kuptimin e saj në gjuhë të ndryshme. Regjistrimet audio gjithashtu ruhen edhe në SoundCloud, e cila tregon se në versionin audio më poshtë, fjala wayra, do të thotë “erë” në gjuhën Keshua.

Në këtë video të vendosur në YouTube, Hinantin i mëson përdoruesit e YouTube si ta shqiptojnë fjalën maywa,  e cila në gjuhën Keshua do të thotë „vjollcë“.

Softueri është zhvilluar në bazë të një korpusi (bashkësi) tekstesh dhe shembuj zanorë nga gjuha Keshua. Projekti ka për qëllim gjuhën Keshua nga Kusko, Puno dhe Lima sepse përkthyesit të cilët janë përgjegjës për këtë fazë të procesit kanë prejardhje nga ato rajone. Njerëzit të cilët e huazojnë zërin e tyre për regjistrimet flasin secili në mënyrën e vet edhe pse sistemi i shkrimit i cili është përdorur për zërin në video dhe programet është ai nga Keshua Jugore.

Çdo përkthyes mund të përdorë sistemin për shkrim sipas zgjedhjes së tij duke pasur parasysh se tekstet e futura në sistem rregullohen automatikisht në gjuhën e Keshuës Jugore. Anëtarët e ekipit të projektit i krahasojnë përkthimet me përkthyesit  automatik në dispozicion për gjuhën Keshua, me qëllim që të kontrollohen të metat dhe përparësitë.

Njëri nga qëllimet e mbledhjes së teksteve dhe audio mostrave është që të përdoren gjatë mësimit të gjuhës Keshua me ndihmën e platformës elektronike të quajtur RunaSimi. Për këtë qëllim, ekipi i projektit ka krijuar një nëngrup të veçantë të teksteve të grumbulluara dhe audios.

Ekipi që qëndron prapa Hinantinit gjithashtu kontribuon në zhvillimin e programeve të tjera për mbështetjen e gjuhëve indigjene të tilla siç është keshua, ashaninka dhe gjuhët ajmara.

Duke pasur parasysh se gjuhët indigjene janë pjesë e trashëgimisë kulturore të Perusë, vlerësimi dhe përdorimi i tyre është një pjesë e pandarë e politikave që nxisin diversitetin dhe shkëmbimin ndërkulturor. Sipas vlerësimeve aktuale, vendi ka mbi 50 gjuhë autoktone si dhe shumë të tjera të cilat tashmë llogariten si të zhdukura. Ministria e Kulturës e Perusë ka krijuar dokumentin Nacional për gjuhë autoktone me shifra zyrtare për secilën gjuhë dhe folësit e saj. Dokumenti përmban gjithashtu informacione se ku mund të mësoni këto gjuhë indigjene si dhe hartë statistikore e cila ka audio të gjuhëve autoktone apo indigjene.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.