Çfarë mund të mësojë Tajvani nga Ukraina? Intervistë me ekspertin e dezinformimit dhe mbrojtjes civile Puma Shen

Puma Shen duke folur për udhëtimin e tij në Ukrainë. Foto nga kanali i DoubleThinkLab në YouTube. 

A mund të mësojë vërtet Tajvani nga Ukraina pasi po përballet me kërcënime ushtarake në rritje nga Kina? Global Voices intervistoi Puma Shen, një ekspert tajvanez i dezinformimit, trajnues për mbrojtjen civile dhe kandidat për deputet në parlamentin tajvanez, pas vizitës së tij të parë në Ukrainë, në shtator 2023.

Kina po bëhet më e sigurt në fjalët dhe veprimet e saj për një operacion të mundshëm ushtarak për të pushtuar Tajvanin. Edhe pse në takimin e APEC-ut të nëntorit, presidenti kinez Xi tha se vendi i tij nuk ka plane për një pushtim ushtarak të ishullit, jo të gjithë në Tajvan u besojnë fjalëve të Pekinit, duke qenë se Xi nuk e ka përjashtuar përdorimin e forcës për të “ribashkuar Tajvanin me atdheun”. Kështu, ndërsa Tajvani përgatitet për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në janar 2024, tema e Ukrainës përmendet pothuajse në të gjitha debatet kryesore politike, si një simbol i asaj që mund të ndodhë me Tajvanin në rast të një lufte të nisur nga Pekini.

Për më shumë, lexoni mbulimin special të Global Voices: Kuptimi i lidhjes midis Ukrainës dhe Tajvanit

Puma Shen (siç quhet në anglisht; emri i tij kinez është 沈伯洋 – Shen Boyang) është një avokat, një profesor kriminologjie dhe një zë i hapur kundër rrezikut të dezinformatave kineze në Tajvan. Ai themeloi Akademinë Kuma, një qendër trajnimi për mbrojtjen civile dhe gjithashtu është kryetar i qendrës së mendimit DoubleThink Lab në Taipei dhe nënkryetar i Shoqatës së të Drejtave të Njeriut në Tajvan. Së fundmi, u njoftua se ai do të kandidojë në zgjedhjet parlamentare të janarit 2024 për Partinë Demokratike Progresive (PDP). Nga gushti deri në shtator 2023, ai vizitoi Kievin për herë të parë. Kjo intervistë u krye me email pas bisedave të gjata në Kiev dhe Tajpei.

Filip Noubel (FN):  Kjo ishte vizita juaj e parë në Ukrainë. Çfarë ju befasoi më shumë dhe pse? 

沈伯洋:  我覺得最驚訝的是他們的任性,雖然以前就透過各種報導知道烏克蘭的堅強,但不知道他們能夠做到什麼樣的地步。我覺得他們能夠一致對外是讓我最驚訝的,即使有許多內部的爭議,但是大家都知道現在最重要的事情是打下這場勝仗。另外我對於重建的速度也有感到非常的驚奇,一邊打仗一邊重建,而且預備再打很多年都沒有關係的心態,是最讓我驚訝的。

Puma Shen (PS): Ajo që më habiti më shumë është vullneti i njerëzve. Megjithëse kisha dëgjuar për forcën e Ukrainës falë raporteve të ndryshme më parë, nuk e dija se sa larg mund të shkonte. Gjëja më e papritur është se si ata mund të komunikojnë me botën e jashtme me një zë të vetëm. Edhe pse ka shumë mosmarrëveshje të brendshme, të gjithë e dinë se gjëja më e rëndësishme tani është fitorja e kësaj beteje. Përveç kësaj, unë u befasova shumë nga shpejtësia e rindërtimit. Ky qëndrim ndaj rindërtimit ndërkohë që luftojnë dhe përgatiten për të luftuar edhe për shumë vite të tjera, më befasoi më shumë.

Në këtë video, duke filluar nga minuta e 21-të,  Puma Shen dhe bashkëthemeluesi dhe CEO i DoubleThinkLab, Wu Min-hsuan, shpjegojnë situatën në Tajvan për audiencën ukrainase në kanalin televiziv Priamyy në Kiev:

FN: Ku i shihni mundësitë më reale për të forcuar marrëdhëniet Ukrainë-Tajvan në muajt e ardhshëm?

沈伯洋: 兩個國家其實並沒有很強的互相理解,一方面是因為中國檔在中間,一方面當然也是因為距離。現在很多零件在烏克蘭是嚴重不足的,因此台灣應該對這個理解並且加以提供。另外,對烏克蘭不利的假消息是在全世界做散佈的,但烏克蘭未必有精力在全世界闢謠,這也是台灣能夠幫忙的部分。當然,我覺得最重要的是,中國已經在這個戰場學到了不少經驗,如果台灣一直沒有好好的在這個戰場中學習的話,那麼我們跟中國之間的差距會越來越大。

PS: Në fakt, dy vendet nuk kanë një mirëkuptim të fortë për njëri-tjetrin. Së pari, kjo është për shkak se Kina është në mes dhe së dyti, kjo është edhe për shkak, natyrisht, të distancës. Aktualisht në Ukrainë mungojnë shumë komponentë për pajisje të ndryshme, kështu që Tajvani duhet ta kuptojë këtë dhe t'i sigurojë ato. Përveç kësaj, lajmet e rreme që janë të pafavorshme për Ukrainën po përhapen në mbarë botën, por Ukraina mund të mos ketë energji për të hedhur poshtë thashethemet globale – këtu mund ta ndihmojë Tajvani. Sigurisht, mendoj se gjëja më e rëndësishme është se Kina ka fituar shumë përvojë në këtë fushëbetejë. Nëse Tajvani nuk mëson, hendeku mes nesh dhe Kinës do të bëhet edhe më i madh.

Në këtë video me titra në anglisht, Puma Shen ndan më shumë pikëpamje rreth  përvojës gjatë udhëtimit në Ukrainë:

FN: Ju drejtoni Akademinë Kuma për të trajnuar qytetarët tajvanezë në aftësitë e mbrojtjes civile. A shihni ndonjë mësim të nxjerrë nga Ukraina që grupi juaj mund të marrë parasysh dhe të përshtatet me kontekstin tajvanez?

沈伯洋: 我覺得很重要的一點是,烏克蘭整體的意志是在2014年之後建立,但台灣一直以來沒有這樣的事件,雖然2014年爆發了太陽花運動,但是卻被一些政治人物帶到完全錯誤的方向,這個會導致我們在建立共同體的困難.因為烏克蘭從2014年的改革是從國防,心防,一直到民防,逐步的建立,台灣國防的改革我們也還在等待,心防因為政治的關係停在那裡,而我們只能針對民防的部分做加強,這絕對是不夠的。這也是因此,我們除了一般技術上的訓練,更多的時候是需要讓大家了解我們的敵人,以及了解敵人的手法,這樣才能夠逐步把心防建立起來,增強我們自己的國族意識。

PS: Mendoj se një element kyç këtu është se vullneti i përgjithshëm politik i Ukrainës u krijua pas vitit 2014 [pushtimi i parë nga Rusia]. Por ne kurrë nuk kemi pasur një moment të tillë në Tajvan. Megjithëse Lëvizja Luledielli [lëvizja protestuese studentore e Tajvanit kundër një afrimi ekonomik dhe politik me Kinën] shpërtheu në vitin 2014, ajo përfundimisht u manipulua në një drejtim krejtësisht të gabuar nga disa politikanë.

Kjo krijon vështirësi në ndërtimin e bazës së përbashkët. Reforma e vitit 2014 e Ukrainës filloi me ndryshime në mbrojtje, mbrojtje psikologjike, deri në mbrojtjen civile, por në Tajvan, ne ende presim reformën e mbrojtjes kombëtare, diçka që është pezulluar për shkak të çështjeve politike. Kështu ne mund të forcojmë vetëm mbrojtjen tonë civile, e cila padyshin nuk është e mjaftueshme. Kjo është arsyeja pse, përveç trajnimit të përgjithshëm teknik, ne duhet t'i ndihmojmë të gjithë të kuptojnë se cilët janë armiqtë tanë dhe cilat janë metodat e tyre, në mënyrë që të mund të ndërtojmë gradualisht mbrojtjen mendore dhe të rrisim vetëdijen tonë kombëtare.

FN: Është e qartë se dronët luajnë një rol të madh dhe në rritje në konfliktet aktuale. A ka ndonjë mënyrë që Tajvani të ofrojë mbështetje për Ukrainën në këtë drejtim?

沈伯洋: 無人機的部分,當然烏克蘭有辦法把中國的無人機的軟體替換掉,但是不是只有軟體的問題,如果自己在組裝無人機的時候,需要各式各樣的零件,而這些零件中國越來越不肯提供。除了這個之外,無人機的系統,要怎麼回報情報,要怎麼樣把不同的資料形式整合在一起,甚至用A I判斷的方式知道最重要的情報,這些系統的建立也花了烏克蘭不曉得時間,台灣在這個方面除了幫忙之外,更多的時候也要思考,我們到底是怎麼去建立指揮系統的,在軍民合作的狀況之下,指揮系統應該怎麼運作是很重要的。如果這個部分沒有想清楚的話,貿然的就只是跟大家講無人機很重要,並不是一個好的做法

PS: Sa i përket dronëve, Ukraina sigurisht që mund të zëvendësojë softuerin e dronëve kinezë, por nuk është vetëm çështje softuerësh. Nëse e montoni vetë dronin, keni nevojë për një sërë komponentësh dhe Kina po heziton t'i sigurojë ato. Për më tepër, si raportohet inteligjenca e sistemit UAV, integrohen forma të ndryshme të dhënash dhe madje si përdor gjykimin e AI për të njohur inteligjencën më të rëndësishme? Ukrainës ju desh shumë kohë për të krijuar këto sisteme. Pra, përveç ndihmës në këtë drejtim, Tajvani gjithashtu duhet të mendojë më shumë se si të krijojë një sistem komandimi. Në kontekstin e bashkëpunimit ushtarako-civil, si funksionon një sistem komandimi – kjo është shumë e rëndësishme. Nëse kjo pjesë nuk mendohet qartë, nuk është ide shumë e mirë t'u thuash të gjithëve se dronët janë të rëndësishëm.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.