Komiteti i Përhershëm i Kongresit Popullor Kombëtar (KPK) në Pekin ka miratuar unanimisht një ligj të sigurisë kombëtare [En, lidhjet dhe citate në vijim, përveç nëse tregohet ndryshe] për Hong Kong – një veprim që shumë presin t'i japë fund në mënyrë efektive autonomisë që gëzonte qyteti nën “Një vend, dy sisteme”.
Gjatë gjithë procesit legjislativ, Pekini ka refuzuar të zbulojë për publikun draftin e ligjit që do të hyjë në fuqi në Hong Kong më 1 korrik 2020, 23 vjetori i dorëzimit të Hong Kongut në Kinë.
Burime në Pekin kanë informuar mediat se sipas ligjit të ri, individët e dënuar për “bashkëpunim me forcat e huaja” do të përballen me një jetë të tërë në burg.
Gjatë javëve të fundit, figurat publike brenda institucionit të Hong Kongut, siç janë intelektualët universitarë, kanë bërë presion për të shprehur mbështetjen e tyre për imponimin e Pekinit të ligjit të sigurisë kombëtare në qytet.
Grupet pro-Pekinit pretendojnë se ata kanë mbledhur 2.9 milion nënshkrime të qytetarëve që mbështesin legjislacionin e diskutueshëm.
Megjithatë, kjo e ashtuquajtur mbështetje është besim i verbër – askush nga këta mbështetës nuk e ka parë as tekstin e draftit.
Drafti sekret
Organizata me qendër në Washington D.C., Këshilli i Demokracisë në Hong Kong theksoi këtë “absurditet” në Twitter:
It cannot be overstated the absurdity that the CCP Standing Committee just voted to approve the new #NationalSecurityLaw at a special meeting – NO ONE – not even HK's Chief Exec has seen the texts of the new law.
Text is expected to be published AFTER it is already in effect. pic.twitter.com/cvYTqeioGg
— HKDC – Hong Kong Democracy Council (@hkdc_us) June 30, 2020
Nuk mund të theksohet mjaftueshëm absurdi i faktit që Komiteti i Përhershëm i Asamblesë Popullore Kombëtare sapo votoi për miratimin e #Ligjit të ri për Sigurinë Kombëtare #NationalSecurityLaw në një takim të jashtëzakonshëm – ASNJ – – madje as Shefi Ekzekutiv i Hong Kongut nuk e pa tekstin e ligjit të ri.
Teksti pritet të botohet PAS hyrjes në fuqi të ligjit
— HKDC – Hong Kong Democracy Council (@hkdc_us) June 30, 2020
Ndërsa projektligji nuk u bë i ditur për publikun, Kongresi Popullor Kombëtar (KPK) zbuloi disa nga detajet për mediat në një konferencë më 20 qershor:
- Ligji do të kriminalizonte aktet duke përfshirë shkëputjen, përmbysjen, terrorizmin dhe bashkëpunimin me forcat e jashtme.
- Ligji i ri do të tejkalojë legjislacionin lokal nëse lind ndonjë konflikt.
- Pekini do të krijojë një agjenci në Hong Kong për të mbledhur inteligjencë dhe “monitoruar mbikëqyrjen, koordinimin dhe mbështetjen” e qeverisë lokale.
- Disa raste – “shumë pak” siç theksohet nga Kongresi Popullor Kombëtar KPK – do të bien nën juridiksionin e Pekinit. Kjo nënkupton që shkelësit e ligjit mund të gjykohen në territorin e Kinës ku një seancë mund të zhvillohet në fshehtësi.
- Qeveria e Hong Kongut do të krijojë një komision të kryesuar nga shefi ekzekutiv nën mbikëqyrjen e Pekinit për të mbikëqyrur zbatimin e ligjit të ri.
- Shefi ekzekutiv do të caktojë gjyqtarë të caktuar për të kryesuar çështjet.
Informacioni i fundit burimor nga NPC sugjeroi që shkelja e ligjit do të ketë një dënim maksimal me burgim të përjetshëm.
Grupi i aktivistëve Demosisto shpërndahet
Gjatë dy ditëve të fundit, thashethemet janë përhapur në internet se manjati i medias Jimmy Lai dhe aktivisti politik Joshua Wong do të arrestohen sa më shpejt që ligji të hyjë në fuqi më 1 korrik:
Jimmy Lai and Joshua Wong to be arrested as soon as National Security Law is passed on 30th June, sources https://t.co/LSvJxg1wrz
— Dimsumdaily Hong Kong (@dimsumdaily_hk) June 28, 2020
Jimmy Lai dhe Joshua Wong do të arrestohen sa më shpejt që Ligji i Sigurisë Kombëtare të miratohet më 30 qershor, burimi https://t.co/LSvJxg1wrz
— Dimsumdaily Hong Kong (@dimsumdaily_hk) June 28, 2020
Në të njëjtën kohë, një video e rreme e një takimi të brendshëm të Demosisto, grupi pro-demokracisë i Wong, qarkulloi shumë në Weibo dhe media të tjera sociale.
Video pretendon se organizata do të bashkojë forcat me qeverinë e SHBA për të përmbysur Partinë Komuniste Kineze. Ky episod çoi në besimin e përgjithshëm se Joshua Wong dhe anëtarët e tjerë kryesorë të Demosisto janë shënjestrat kryesore të ligjit të ri të sigurisë.
Menjëherë pasi ligji u miratua më 30 qershor, katër anëtarë kryesorë të Demosisto – Wong, Nathan Law, Jeffrey Ngo dhe Agnes Chow – njoftuan dorëheqjen e tyre nga organizata në mediat sociale. Grupi thuhet se është shpërndarë dhe do të pushojë të gjitha operacionet.
Ish Shefi Ekzekutiv i Hong Kongut dhe Nënkryetari aktual i Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez Leung Chun-ying gjithashtu u bëri thirrje njerëzve të raportojnë dhe ndihmojnë në arrestimin e të dyshuarve dhe “të arratisurve” që janë larguar nga Hong Kongu:
1/2 Ex-#HongKong leader Leung Chun-ying has offered bounty of up to HK$1m from the 803 Fund to encourage people to report & facilitate the arrests of those who violate the national security legislation. https://t.co/v14oZLwtbC pic.twitter.com/1hETXCQ6hn
— Hong Kong Free Press HKFP (@HongKongFP) June 30, 2020
1/2 Ish-udhëheqësi i #HongKong Leung Chun-ying ka ofruar dhurata deri në një milion dollarë Honkong nga Fondi 803 për të inkurajuar njerëzit të raportojnë dhe lehtësojnë arrestimin e shkelësve të ligjit të sigurisë kombëtare. https://t.co/v14oZLwtbC pic.twitter.com/1hETXCQ6hn
— Hong Kong Free Press HKFP (@HongKongFP) June 30, 2020
Demonstrata e 1 korrikut e ndaluar por e planifikuar gjithsesi
Policia e Hong Kongut ndaloi demonstratën vjetore të 1 korrikut të organizuar nga Fronti Qytetar i të Drejtave të Njeriut (CHRF), duke përmendur rregulloret e kontrollit pandemik – i njëjti pretekst i përdorur për të ndaluar procesionin e dritave të pishtarit që përkujtonte goditjen e Sheshit Tiananmen më 4 qershor.
Pavarësisht nga ndalimi, aktivistët pro-demokracisë vazhdojnë të mobilizohen për demonstratën, ndërsa CHRF ka apeluar kundër ndalimit.
Më 29 qershor, një ditë para se të miratohej ligji i sigurimit kombëtar, Raphael Wong, drejtori i Lidhjes së Social Demokratëve, u kërkoi [zh] Hong Kongëve të kapërcenin frikën dhe të vazhdonin protestat më 1 Korrik.
Wong tha se autoritetet kineze “duan aktivistët të shkojnë në mërgim, në mënyrë që të humbin autoritetin e tyre moral dhe ndikimin politik”
唔使諗咁多,威照示,街照上,票照投,睇吓邊個人多,佢話293萬人撐佢,我哋就有392萬人反對佢。35+也好,35-都好,總之總票數多過佢,上街嘅人多過佢,就令佢嘅所有威嚇成為笑話!香港人,撐到拫!
Pra, thjesht lini mënjanë frikën dhe bëni atë që duhet bërë: protestoni, votoni. Shihni se cila palë ka më shumë mbështetje.Ata thanë se kanë 2.93 milion njerëz që i mbështesin, ne do të tregojmë se kemi 3.92 milion njerëz që i thonë ‘jo’ ligjit.Pavarësisht nëse arrijmë të marrim më shumë ose më pak se 35 vende në zgjedhjet e ardhshme të Këshillit Legjislativ, ne do të marrim më shumë vota. Nëse kemi më shumë njerëz në rrugë, kërcënimet e tyre do të bëhen shaka. Hongkonger, vazhdo!
Detajet e ngjarjes së 1 korrikut janë si më poshtë:
#71Rally
FIVE DEMANDS, NOT ONE LESS
RESIST NATIONAL SECURITY LAWDate|1st July 2020, Wednesday
Starting Point|Victoria Park
Assemble|2PM
Start|3PM
End Point|Tim Mei Avenue, Admiralty
*Letter of No Objection Pending pic.twitter.com/jikKDUc11o— Civil Human Rights Front 民間人權陣線 (@chrf_hk) June 25, 2020
nnnnn
PES KERKESA, JO NJE ME PAK
KUNDRIZOJM LIGJIN MBI SIGURIN KOMBTAREData 1 |1 korrik 2020, e mërkurë
Pikënisje | Victoria Park
Asambleja | 14: 00
Fillimi |15: 00
Pika e mbërritjes | Avenue Tim Mei Avenue, Admiralty
* Në pritje të një letre mos-kundërshtimi.— Civil Human Rights Front 民間人權陣線 (@chrf_hk) June 25, 2020
CHRF ka organizuar demostraten e 1 korrikut që nga viti 2003, kjo është hera e parë që policia e ndalon ngjarjen. Më 4 qershor, mijëra Hongkonger sfiduan ndalimin e policisë dhe u mblodhën spontanisht në Parkun e Fitores për vigjiljen për të kujtuar viktimat e Tiananmen.
Demonstrata të 1 korrikut, kur ligji i sigurisë kombëtare do të jetë tashmë në fuqi, do të jetë prova më e fortë ende e vendosmërisë së Hongkongers për t'i rezistuar një regjimi autoritar në hyrje.