E djathta ekstreme e Bullgarisë po përpiqet të mbyllë OJQ-në më të vjetër të të drejtave të njeriut

Logot e partisë politike VMRO-BND dhe organizatës civile Komiteti Bullgar i Helsinkit 

Partia nacionaliste bullgare e së djathtës ekstreme VMRO-BND, një anëtare e koalicionit qeverisës të kryeministrit Bojko Borisov, i kërkoi kryeprokurorit të vendit të c'regjistrojë Komitetin Bullgar të Helsinkit (BHC), një OJQ kryesore vendore për të drejtat e njeriut.

Në një njoftim për shtyp më 30 shtator, partia argumenton se BHC është “duke ndërhyrë te gjyqësori” duke organizuar seminare dhe veprimtari të tjera me prokurorët dhe gjykatësit si dhe duke përfaqësuar klientë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe në gjykatat vendase.

Njoftimi për shtyp shton se BHC-ja “ka qenë e angazhuar në veprime anti-kushtetuese, të jashtëligjshme, jomorale dhe anti-bullgare në mënyrë të hapur” dhe se puna e OJQ-së është “në dukje, në mbrojtje të të drejtave të njeriut, por në fakt, ka vënë vazhdimisht në rrezik qytetarët bullgarë, si dhe emrin e mirë të Bullgarisë para institicioneve ndërkombëtare.

Një akuzë tjetër e renditur nga VMRO-BND është roli I BHC në rastin e Jock Palfreman, një shtetas australian, i cili u dënua me 20 vjet burg për vrasjen e një shtetasi bullgar dhe plagosjen e një tjetri në Sofje në 2007-ën. BHC-ja ishte në favor te Palfreeman, i cili pohon se ka vepruar në vetëmbrojtje. Ai u lirua me kusht në shtator 2019, pasi bëri 11 vjet të dënimit të tij, duke ndezur protesta në rrugë dhe një zemërim nga ana e medias. VMRO thotë në deklaratën për shtyp se BHC “ofron mbrojtje proceduriale për disa persona në rastet e kryesuara nga të njëjtët përfaqësues të drejtësisë që trajnon… nëpërmjet seminareve ajo kërkon të ushtrojë presion dhe ndikim në zgjidhjen e rasteve që kanë interesi të drejtpërdrejtë kombëtar.”

Kërkesa për c'regjistrimin e OJQ-së u paraqit nga Angel Xhambazki, zëvendës-kryetar i VMRO-BND dhe anëtar i Parlamentit Evropian, dhe nga Aleksandër Sidi, një anëtar i parlamentit bullgar, nga e njëjta parti.

Një vend anëtar i Bashkimit Evropian që nga viti 2007, Bullgaria mori një kthesë nga e djathta ekstreme në 2017 kur partia e qendrës së djathtë “GERB” e kryeministrit Borisov u bashkua me një koalicion të vogël partish nacionaliste, duke përfshirë dhe VMRO-BND, të ashtuquajturën “Patriotët e Bashkuar”. Ata më së shumti përkrahin vlerat shoqërore konservatore, janë euroskeptikë, anti-globalizmit, janë islamofobë dhe rusofilisë, si dhe kanë një mospëlqim të përbashkët për të drejtat e njeriut.

Themeluar më 1992, Komiteti Bullgar i Helsinkit është organizata më e vjetër e të drejtave të njeriut në Bullgari dhe anëtare e Bashkimit pan-evropian të Lirive Civile për Evropën. Kjo OJQ u ofron ndihmë ligjore viktimave të abuzimit me të drejtat e njeriut pa pagesë dhe raportet e saj vjetore ofrojnë një të dhënë publike rreth gjendjes së të drektave të njeriut në Bullgari. Ajo mbështet rregullisht projektet e arsimimit të të drejtave të njeriut dhe gjithashtu u jep Çmimin e Njeriut të Vitit personave dhe organizatave që ndihmojnë në promovimin dhe përparimin e të drejtave të njeriut në vend.

BHC i'u përgjigj akuzave me anë të një postimi në Facebook ku gjithashtu kujtuan përpjekjet e mëparshme nga VMRO për t'i penguar.

Kjo nuk është hera e parë që kjo parti ekstremiste e një lloji dukshëm neo-totalitar të ndërmarrë një veprim të tillë. Në tetor 2017, ata i shkruan Prokurorit të Përgjithshëm të nisë një ndjekje penale kundër presidentit të Komitetit bullgar të Helsinkit, Krashimir Kanev për “sabotim”. Më 2014, e njëjta parti i shkroi Agjensisë Kombëtare të të Ardhurave për të nisur një hetim.

Në një deklartë dërguar Meta.mk, një agjenci lajmesh nga Maqedonia e Veriut dhe partner i përmbajtjes për Global Voices, Presidenti i BHC Krashimir Kanev tha:

Këto janë metoda krejtësisht staliniste. Është e tmerrshme të shohësh se për 30 vjet pas ndryshimeve demokratike në Bullgari, është bërë një përpjekje për të imponuar metoda të tilla staliniste, për të ndërhyrë në institucionet shtetërore dhe për të ushtruar presion mbi shoqërinë civile.

Më shumë se 80 OJQ bullgare dhe 40 OJQ ndërkombëtare, nëpërmjet një koalicioni të quajtur “Platforma e Solidaritetit Civil”, shprehën mbështetjen e tyre për BHC dhe i kërkuan qeverisë bullgare të distancohej nga kërcënimet. Deklarata e tyre thotë:

Këto zhvillime janë të një shqetësimi të veçantë në një vend ku intoleranca është në rritje dhe ku siguria e atyre që punojnë për mbrojtjen e pakicave dhe grupeve më të prekura të popullsisë nuk mund të merret garantohet. Aktualisht nuk ka organizatë të të drejtave të njeriut në Evropë që është ndaluar. Pavarësisht masave shtypëse në disa demokraci kryesore të Evropës, asnjë vend evropian nuk i ka ndaluar organizatat e qytetarëve të tyre. Bullgaria nuk duhet të krijojë një precedent të rrezikshëm.

Në dhjetor 2018, keqbërës të panjohur vandalizuan ndërtesën ku vepron Komiteti bullgar i Helsinkit me fyerje, duke e quajtur OJQ-në “fanatike, fashiste, mbeturinë, jargë.” OJQ-ja u përgjigj me këtë foto, botuar në faqen e saj në Facebook me  titullin “Urrejtja është e lehtë, dashuria kërkon kurajo.”

Zëvendës-drejtori i Amnesty International për Evropën Massimo Moratti gjithashtu nënshkroi një deklaratë:

Kjo është një përpjekje e pashembullt për të heshtur zërat e pavarur dhe kritikë nga autoritetet në Bullgari. Si një anëtare e Bashkimit Evropian, Bullgaria ka një përgjegjësi për të ruajtur sundimin e ligjit dhe presim që Prokurori I Përgjithshëm të kundërshtojë me forcë kërkesën për shpërbërjen e OJQ-së. Komiteti bullgar i Helsinkit është organizata më e respektuar e të drejtave të njeriut në Bullgari. Puna që ofron ngritjen e kapaciteteve për gjyqtarët dhe prokurorët dhe shërbimet ligjore për njerëzit në nevojë është vendimtare. Përpjekjet për t'i ndaluar ata në punën e tyre janë një sulm i drejtpërdrejtë ndaj lirisë së shprehjes.

Në 2016-ën, Zyra e të Drejtave të Njeriut në OKB shprehu shqetësim pasi dy vetë sulmuan fizikisht Kanevin në një rrugë të Sofjes.

Studiuesja bullgare e të drejtave të njeriut Iveta Çerneva shkroi për EuroNews se ajo nuk “do që të shohë vendin e saj të ndjekë shembullin e Hungarisë, ku OJQ-të dhe universitetet e të drejtave të njeriut shtyhen aq fort nga autoritetet sa duhet të mbyllen e të lëvizin. “Kjo nuk është rruga e drejtë.” Ajo shton se mbyllja e BHC “do të ishte një goditje për lidershipin bullgar dhe të rekordin e të drejtave të njeriut”. “Kjo nuk do të jetë vetëm një provë për zyrën e Prokurorisë, por për të gjithë bullgarët dhe BE.”

Pavlina Simonoska Arsikj është Koordinatore për Komunikimin e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut të Republikës së Maqedonisë së Veriut , një OJQ për mbrojtjen e të drejtave të njeriut me vlera të ngjashme me Komitetin Bullgar të Helsinkit, por pa asnjë lidhje të drejtpërdrejtë me të.

 

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.