Rregulla të reja për influencuesit kinezë që të shfaqin informacionet personale në Weibo

Foto e krijuar nga Oiwan Lam

Rrjeti masiv kinez i mediave sociale Sina Weibo informoi përdoruesit më të njohur të platformës se duhet të shfaqin identitetet e tyre reale, duke përfshirë emrat, gjininë, vendndodhjet e IP-së si dhe sfondin profesional dhe arsimor, në faqen e llogarisë, duke filluar nga fundi i tetorit.

Kjo rregullore e re do të zbatohet fillimisht për përdoruesit e Weibo me më shumë se 1 milion ndjekës dhe më vonë do të shtrihet tek ata me gjysmë milioni. Besohet se edhe platformat e tjera të mediave sociale në Kinë do të bëjnë të njëjtën gjë.

Kina nisi zbatimin e sistemit online të regjistrimit të emrave të vërtetë në vitin 2012. Sipas rregullores, të dhënat personale ruhen në platforma dhe janë të padukshme për përdoruesit e tjerë. Vitin e kaluar, platformat kineze të mediave sociale filluan të shfaqin vendndodhjet e IP të përdoruesve të mediave sociale për të eleminuar thashethemet në internet, duke përfshirë llogaritë e dëshmitarëve të incidenteve sociale, si protestat.

Ndryshimi i fundit u konfirmua nga drejtori i Weibo, Wang Gaofei, i cili aktivizoi shfaqjen e informacionit personal në profilin e tij më 20 tetor 2023. Statusi i kredisë sociale, punësimi dhe formimi profesional dhe arsimor i Wang u vendosën në profil (Shih: foto e faqes së profilit të Wang përmes përdoruesit të Weibo @皇城根下刀笔吏)

Rregullorja e re shkaktoi një debat të nxehtë në mediat sociale kineze. Papritur, patriotët në internet, të cilët zakonisht janë mjaft të bashkuar, u ndanë në dy kampe mbi kërkesat e reja.

Mbështetësit argumentuan se politika mund të zvogëlojë thashethemet në internet dhe se ndikuesit duhet të mbajnë më shumë përgjegjësi sociale dhe të zbulojnë identitetin e vërtetë për lexuesit e tyre. Midis tyre është komentatori kryesor i Global Times, Hu Xijin, i cili komentoi masën e re në Weibo më 16 tetor:

一个大V在互联网上发言,公众应当知道他是谁,他周围的人则应当知道他在互联网上说了什么。把这个规则确立下来,我相信不会成为大V们正当发表言论的特殊障碍,相反,它只会提升互联网舆论场的真实质量。

因为后台实名早就施行了,哪个大V说了什么,平台和政府都能随时找到他,前台匿名实为对网民的隐瞒。言论自由通常指的是对公权力的防范,而非面向大众舆论场的特殊保护。根据这些年网络的实际情况,允许“从暗处开枪”讨论热点公共事件并且带节奏,对我们舆论场的健康显然弊大于利。

Një “V” e madhe (përdorues i verifikuar) që shfaqet në internet duhet të zbulojë identitetin për publikun. Edhe i njohuri i tij duhet të dijë se çfarë thotë në internet. Ky rregull nuk duhet të pengojë fjalimin e duhur të V-ve të mëdhenj, por do të rrisë cilësinë e opinioneve në internet.

U implementua sistemi i emrave të vërtetë në prapaskenë. Edhe platformat edhe qeveria e dinë se çfarë ka thënë dhe mund ta gjejnë nëse duhet. Sistemi i emrave të vërtetë është që t'i parandalojë ata të fshehin të vërtetën nga përdoruesit e tjerë të internetit. Liria e shprehjes është të kundërpeshosh ata që kanë pushtetin, por nuk do të thotë të mbrosh ata që përpiqen të ndikojnë në publik. Duke gjykuar nga mjedisi në internet, lejimi i njerëzve të “hapin zjarr nga errësira” dhe të kanalizojnë opinionin publik do të ketë efekte më negative në mirëqenien e opinionit publik.

Por jo të gjithë patriotët në internet pajtohen me rregulloren. Një udhëheqës i opinionit patriotik @皇城根下刀笔吏 (Huangcheng-genxia-daobili) mendon të mbyllë llogarinë e tij në Weibo, e cila deri tani ka më shumë se 2 milionë ndjekës, si reagim ndaj rregullores së re:

以后万一我发表的某个观点,引得某些人不爽,组团给我工作单位打投诉电话的话,岂不分分钟搞得我可能连主业都不保?副业没挣到钱,主业也不保,现在经济环境又没那么好,中年人上有老下有小,不能承受失业,那还玩个毛线哈。
我这天天写微博,写了六七年,针对不同事情,发表了无数的观点。…但是粉丝群体数量大了之后,难免也有一些人不喜欢我的观点。这么搞下去的话,大V们全成了黑粉的靶子。…如果未来必须要以这种方式进行前台实名公开的话,我肯定不会公开。要么随便限流,要么关闭账号。

Nëse them diçka që i zemëron të tjerët dhe ata ankohen te punëdhënësi im, unë mund të humbas vendin e punës. Unë nuk fitoj shumë para në internet; me mjedisin aktual ekonomik dhe një familje për t'u kujdesur, nuk mund të rrezikoj të humbas punën.

Unë shkruaj në Weibo prej 6-7 vjetësh dhe shpreh mendimet e mia çdo ditë… Kam grumbulluar një numër të madh fansash dhe në mënyrë të pashmangshme, disave nuk u pëlqejnë mendimet e mia. Sapo të imponohet rregullorja, të gjitha V-të e mëdha do të bëheshin objektiva urrejtjeje… Nëse rregullorja e identitetit real do të zbatohej në një mënyrë të tillë (siç tregohet në faqen e profilit të drejtorit të Weibo, Wang Gaofei), nuk do ta lejoja të ndodhte. Ose platforma të kufizojë hyrjen në faqen time, ose unë do ta mbyll atë.

Wuxin Jianying (@无心简影), një bloger patriotik ndërkombëtar lajmesh me 1.4 milionë ndjekës në Weibo, kritikoi rregulloren duke thënë se po i hapte rrugë bullizmit:

这么一前台实名,等于把个人隐私推到公众面前,当你的话得罪了某些激进的人,无论是饭圈拳师还是反贼,那么现在的前台实名等于帮他们省去了一半的开盒难度。
我在前年的时候被海外纸皮开盒过,电话被饱和轰炸,个人微信被骚扰,我也报了警,但基本上没什么用,不过我就一个单身汉,家里三只猫也不怕网暴… 相关部门一边在严惩网络暴力,一边又为网络暴力提供便捷,这难道不是个笑话吗?

Shfaqja e identitetit të vërtetë në faqe do të ekspozonte privatësinë personale te publiku. Pasi shkrimi juaj ka ofenduar ekstremistët, si ata në qarqet e fansave ose disidentët jashtë shtetit, shfaqja e vërtetë e identitetit do t'i ndihmonte ata të gërmojnë të gjitha të dhënat tona personale. Disa vjet më parë, unë u shqetësova nga llumrat jashtë shtetit që vazhdonin të më merrnin në celular. Jam ngacmuar edhe në WeChat. Denoncova në polici, e cila nuk mundi të më ndihmonte. Megjithatë, unë jam beqar dhe tre macet e mia janë të lira nga bullizmi në internet… Është një shaka që autoritetet vazhdojnë të godasin dhunën kibernetike nga njëra anë, ndërsa nga ana tjetër lehtësojnë dhe forcojnë akte të tilla.

Profesori i drejtësisë në Tsinghua, Lao Dongyan paralajmëroi se shfaqja e identiteteve reale të njerëzve mund të shtojë dhunën kibernetike në jetën reale, nëse emri i përdoruesit të internetit është i dukshëm. Për më tepër, të dhënat personale do të lehtësonin edhe krime të tjera, si mashtrimet.

Përdoruesja e Weibo @无边桃炎 (Wubian Taoyan), e cila ka 1.7 milionë ndjekës, është e shqetësuar për një rritje të dhunës gjinore që synon femrat të cilat kanë blogjet e tyre. Ajo ndau një bisedë me mikun e saj në Weibo:

A: 現在兩性對立嚴重,我真的非常擔心女博主們
B: 線下騷擾更容易了

A: 男性還有些防範力量,女性不知要怎麼辧, 我不擔心我自己,因為我已經歷過一次, 那種獨居女性怎辧, 從法律,到警力,都無法保障博主們安全, 他們不會去防範未發生的事,只有發生以後才會介入…

A: Jam shumë e shqetësuar për blogeret femra, duke pasur parasysh marrëdhëniet antagoniste gjinore në internet

B: Do të ketë më shumë ngacmime jashtë linje

A: Mashkulli ka pak më shumë forcë fizike për të luftuar; do të ishte më kërcënuese për femrat. Nuk shqetësohem për veten time pasi e kam kaluar këtë një herë. Po sikur femra të jetojë vetëm? Ligji dhe policia nuk mund të mbrojnë blogerët. Ata nuk do të marrin masa parandaluese. Ata ndërhyjnë vetëm pas dhunës.

Në fakt, shumë influencerë e kanë mbyllur llogarinë e tyre në Weibo së fundmi për shkak të rregullores së re. Për shembull, reperi anonim patriot @幼稚园杀手 (vrasësi i kopshtit) fshiu llogarinë e tij në Weibo më 16 tetor 2023.

Sa për kinezët jashtë shtetit që janë zhvendosur tashmë në X (ish Twitter), shumë prej tyre po qeshin me lajmet për rregulloren e re. @torontobigface tha:

Shfaqja e vërtetë e identitetit të V do të zbatohet së shpejti. Unë pres që shumë shaka do të bëhen. Ashtu si herën e fundit që shfaqja e vendndodhjes së IP-së u zbatua, IP-ja e llogarisë patriotike në internet të Diba ishte në Tajvan. Nuk ka privatësi në Kinë. Pas zbatimit të rregullores, njerëzit mund të zbulojnë lehtësisht se cila kompani është e regjistruar me emrin tuaj dhe itinerari i fluturimit dhe adresa juaj mund të zbulohen. Do të shohim shumë surpriza.

Ndërkohë, edhe video-blogerët nga platforma Bilibibi u njoftuan se identitetet e tyre reale do të shfaqen në profilin e tyre.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.