Një tjetër festival anulohet në Turqi teksa censura vijon

Foto nga Arzu Geybullayeva

Vitet e fundit, aktivitete dhe koncerte të panumërta kulturore janë anuluar në Turqi për shkak të censurës së qeverisë dhe pikëpamjeve gjithnjë e më konservatore. Disa organizatorë të festivaleve madje kanë marrë vendimin për të anuluar aktivitetet pas presionit të shtetit.

Kjo është ajo që ndodhi me Festivalin e Filmit në Antalia Golden Orange — festivali më prestigjioz i filmit në vend — që ishte planifikuar të zhvillohej midis 7 dhe 14 tetorit. Edicioni i sivjetshëm do të ishte festimi i 60-vjetorit të festivalit. Historia filloi me censurë – një film dokumentar i titulluar “Kanun Hukmu” (“Dekreti” në anglisht) u përball me kritika për skenarin e tij. Filmi eksploroi pushkatimet që ndodhën pas grushtit të shtetit të dështuar ushtarak në 2016 nën gjendjen e jashtëzakonshme që vazhdoi deri në qershor 2018.

Dokumentari ishte caktuar të shfaqej në festival, por u hoq nga organizatorët e festivalit më 22 shtator 2023, pas presionit të qeverisë me arsyetimin se një nga personazhet në film po përballej ende me procedime ligjore. Kjo nuk ishte e vërtetë. Pas vendimit të organizatorëve, regjisorja e filmit, Nejla Demirci dhe artistë të panumërt kritikuan vendimin e organizatorëve të festivalit. Demirci tha se vendimi ishte një “arsyetim” dhe “censurë e plotë”.

Festivali i filmit në Antalia në Turqi anulohet në mes të betejës së censurës – Dokumentari “Dekreti” (“Kanun Hukmu”) është në qendër të mosmarrëveshjeve

Censura në festivalin e filmit #AltinPortakal është një turp. Dokumentari “Dekreti” që ekspozon pushkatimet masive me dekret të qeverisë pas përpjekjes për grusht shteti në Turqi, u tërhoq padrejtësisht nga kategoria e dokumentarëve më të mirë.

Regjisorët dhe producentët e filmave të tjerë dokumentarë dhe të metrazhit të shkurtër që konkurrojnë në festival njoftuan tërheqjen nga aktiviteti duke shprehur solidaritetin me Demircin. Si rezultat, producentët dhe regjisorët e 27 filmave njoftuan se po tërhiqeshin.

Në një deklaratë të përbashkët më 27 shtator, krijuesit thanë: “Ne e konsiderojmë heqjen e filmit… një kërcënim të drejtpërdrejtë për lirinë artistike të shprehjes. Ne besojmë fort se është e papranueshme që festivalet, të cilat në thelb i përkasin shoqërisë, t'i dorëzohen censurës”.

Sindikata e Aktorëve, Sindikata e Punëtorëve të Kinemasë (Sine-Sen), Shoqata e Shkrimtarëve të Kinemasë (SİYAD) dhe Sindikata e autorëve të Filmave Dokumentarë kritikuan gjithashtu përjashtimin e dokumentarit nga festivali.

Më 23 shtator, juria prej 20 anëtarësh e festivalit publikoi ​​një deklaratë në të cilën shprehu “tronditje” dhe “trishtim” për censurën, duke shtuar se ata do të mbeten anëtarë të jurisë vetëm nëse filmi rikthehet.

Mbështetja i detyroi organizatorët e festivalit të kthenin përfundimisht vendimin e tyre. Më 28 shtator filmi u rikthye zyrtarisht në programin e festivalit. Drejtori i festivalit, Ahmet Boyacıoğlu, tha: “Procesi i gjykimit në lidhje me personin në dokumentar … nuk po vazhdon, kështu që është vendosur që filmi të përfshihet në përzgjedhjen e konkursit.”

Kjo bëri që Ministria e Kulturës dhe Turizmit, një nga mbështetëset e festivalit, të tërhiqte mbështetjen e saj. Vendimi u përshëndet nga Ministri i Drejtësisë, Yılmaz Tunç, i cili tha: “Është absolutisht e papranueshme të bësh propagandë për një organizatë terroriste në një festival tradicional.” Pas njoftimit të ministrisë, edhe sponsorët e festivalit u tërhoqën.

Më 28 shtator, Ahmet Boyacıoğlu shkroi në Twitter se ishte nisur një hetim kundër tij si rezultat i polemikave për filmin dokumentar, kështu që ai po e hiqte filmin nga programi.

Më 29 shtator, kryetari i bashkisë së Antalias, Muhittin Böcek, njoftoi vendimin për të anuluar festivalin.

Grushti i shtetit i vitit 2016 dhe pasojat e tij

Pse partia në pushtet ishte kaq e inatosur për filmin?

Pas grushtit të shtetit të dështuar të vitit 2016, autoritetet në Turqi ndoqën shoqërinë civile në një shkallë masive. Zyrtarët thanë se vetëm 218,000 njerëz u arrestuan për lidhje të dyshuara me lëvizjen Gylen, të cilën zyrtarët turq i referohen si FETO (Organizata Terroriste Fetullah Gulen).

Grushti i shtetit ofroi një pretekst të dobishëm për autoritetet jo vetëm për të çrrënjosur një ndikim gërryes gylenist, por edhe për të krijuar një “Turqi të Re” – një frazë që presidenti Rexhep Tajip Erdogan e ka përmendur vazhdimisht që atëherë. Kjo “Turqi e Re” nuk lë shumë hapësirë ​​për vizione alternative për të ardhmen e vendit.

Ndërkohë, Lëvizja Gylen u shndërrua në një mjet për shtetin, duke e lejuar të zhdukë opozitën në të gjitha format e saj. Nga ushtria dhe akademia e deri te bota e biznesit dhe mediat, mijëra vetë u arrestuan në Turqi – madje edhe ata që kishin pak ose aspak lidhje me lëvizjen. Këto arrestime vazhdojnë  edhe sot e kësaj dite.

Gjatë dy viteve të ardhshme, profesionistë të panumërt humbën punën e tyre, ndërsa bizneset u përpoqën për të shmangur pasojat nga grushti i shtetit.

Sa i përket festivalit të filmit, ai tashmë është ndër aktivitetet e panumërta kulturore dhe artistike të anuluara në Turqi.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.