Në Azinë Qendrore, koncertet e këngëtarëve të famshëm rusë pro luftës anulohen në shenjë solidariteti me Ukrainën

Flamujt ukrainas dhe kazak janë varur brenda një shtëpizë kazake në Bucha, Ukrainë. Pamje nga kanali CurrentTimeAsia në YouTube. Përdorim i drejtë.

Më 14 shtator, një agjenci kazake aktivitetesh, Vi Project njoftoi anulimin e koncerteve të grupit të komedisë ruse të quajtur KamyzyakiAto ishin planifikuar të mbaheshin në kryeqytetin Astana dhe qytetin më të madh të Kazakistanit Almaty në fillim të tetorit. Organizatorët e morën këtë vendim pas një valë “reagimesh negative publike mbi veprimet e bujshme të artistëve të grupit Kamyzyaki”.

Ajo që i referohej kësaj deklarate ishte peticioni publik online për anulimin e koncerteve. Ai erdhi pasi u zbulua lajmi se disa anëtarë të grupit, duke përfshirë udhëheqësit e tij Azamat Musagaliev dhe Denis Dorokhov, morën pjesë në një koncert të organizuar nga shteti në rajonin ukrainas të Donetskut, i cili aktualisht është i pushtuar nga Rusia. Pas koncertit, Musugaliev dhe Dorokhov dhanë një intervistë në të cilën ata mësuan “shumë histori” dhe u uruan banorëve vendas “shëndet të mirë, qiell të qetë dhe buzëqeshje”.

Këtu është një video në YouTube me intervistën e anëtarëve të grupit në Donetsk:

Kjo nuk ishte hera e parë që koncertet e të famshmëve rusë, të cilët miratuan luftën kundër Ukrainës, anuloheshin në Kazakistan dhe vende të tjera të Azisë Qendrore që nga shkurti i vitit 2022. Megjithatë, ishte e rëndësishme, pasi disa anëtarë të grupit, përfshirë liderin Musagaliev, janë kazakë etnikë nga Rusia dhe u mirëpritën ngrohtësisht gjatë vizitave të mëparshme.

Në ndryshim nga qeveritë në Azinë Qendrore, të cilat mbajnë një pozicion të paqartë, njerëzit e zakonshëm në rajon e kanë shprehur haptazi qëndrimin e tyre politik duke theksuar solidaritetin me Ukrainën. Një nga mënyrat ka qenë thirrjet për të anuluar koncertet e personazheve të famshëm rusë Z, një emër që u është dhënë atyre që mbështetën pushtimin e Ukrainës.

Shenja e parë e kësaj tendence ishte vendimi për të shtyrë pa afat festivalin muzikor Zhara i planifikuar të zhvillohej në verën e vitit 2022 në Kazakistan, pasi Azerbajxhani refuzoi ta organizonte atë pas fillimit të luftës. Në Kazakistan, ky festival muzikor filloi të quhej “Batalioni-Z”, pasi shumë nga pjesëmarrësit e tij mbështetën luftën e Kremlinit dhe shkronja Z lidhet me mbështetësit e luftës në Rusi.

Në shkurt të vitit 2023, organizatorët e festivalit njoftuan se “për shkak të situatës politike në vend dhe në botë”, eventi do të zhvillohet diku tjetër. Kryeqyteti i Uzbekistanit Tashkent u zgjodh si zëvendësues, por organizatorët u desh ta anulonin edhe atje pas reagimit publik.

Në mënyrë të ngjashme, koncertet e këngëtarit rus Grigory Leps, të planifikuara për verën dhe vjeshtën e vitit 2023, u anuluan në Kazakistan, Kirgistan dhe Uzbekistan. Njerëzit bënë thirrje për t'i anuluar ato pasi u shfaqën video të Leps që u premtonte ushtarëve rusë 1 milion rubla (10,385 dollarë) për çdo tank perëndimor që ata shkatërrojnë në Ukrainë.

Këtu është një video në YouTube me Leps që shpjegon nismën për t'u dhënë para ushtarëve rusë për tanket e shkatërruara në Ukrainë.

Përveç kësaj, koncertet e dy këngëtareve të tjera ruse, Polina Gagarina dhe Larisa Dolina u anuluan në Kazakistan në vitin 2022. Ato morën pjesë në koncertin e organizuar nga Kremlini në përvjetorin e aneksimit të Krimesë në 2022.

Një nivel i tillë i aktivizmit publik i ka lënë autoritetet vendore në një pozitë të vështirë përballë Kremlinit, me të cilin kanë lidhje të forta politike, ekonomike dhe të sigurisë. Agjencitë përkatëse shtetërore kanë deklaruar se nuk kanë lidhje me vendimet e kompanive private që anulojnë koncerteth. Qeveria e Kirgistanit shkoi më tej dhe anuloi koncertet e reperit rus Morgeshtern, i etiketuar si agjent i huaj në Rusi dhe grupit muzikor Bi-2, të cilët njihen për qëndrimin e tyre kundër luftës, për të bërë të duket se jo vetëm të famshmit pro luftës janë duke u bojkotuar nga publiku.

Lufta në Ukrainë e ka zgjeruar më tej hendekun midis lidershipit politik dhe qytetarëve të zakonshëm në Azinë Qendrore, duke ekspozuar divergjencat në perceptimet dhe reagimet ndaj luftës. Ndërsa lufta vijon, këto dallime vetëm sa bëhen më të dukshme.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.