Kritiku rus i artit: “Arti i rrugës nuk mund të vritet apo shkatërrohet”

 

Arti anonim i rrugës në Yekaterinburg. Mbishkrimi thotë “Banksy nuk po vjen”. Foto nga Anna Marchenkova për Novaya Vkladka. Publikuar me leje.

Ky artikull nga Eva Gogol u botua fillimisht nga Novaya Vkladka më 27 korrik 2003. Një version i përkthyer dhe i redaktuar është ribotuar në Global Voices me lejen e Novaya Vkladka (The New Skeda) 

Yekaterinburgu përmendet si kryeqyteti i artit të rrugës në Rusi. Krijuesit me famë botërore të artit të rrugës jetojnë dhe punojnë këtu dhe qyteti pret festivale ndërkombëtare të artit të rrugës. Që nga fillimi i luftës, statusi jozyrtar është vënë në pikëpyetje: disa artistë janë larguar nga Rusia, ndërsa të tjerë janë burgosur për veprat e tyre kundër luftës. Sidoqoftë, është shumë herët për të varrosur artin e rrugës në Yekaterinburg.

Fajtor nëse keni disa kanaçe sprej 

Gjykata dënoi artistin Leonid Cherny (emri i vërtetë Yegor Ledyakin) me gjashtë muaj liri të kufizuar sipas nenit mbi vandalizmin bazuar në urrejtjen politike në kodin penal rus. Tani krijuesi nuk mund të largohet nga qyteti, të ndryshojë vendbanimin e tij, të marrë pjesë në ngjarje masive ose të largohet nga shtëpia e tij nga ora 10 në mbrëmje deri në gjashtë të mëngjesit.

Por si Cherny ashtu edhe avokati i tij e konsiderojnë vendimin si rezultatin më të mirë të mundshëm. Një nga alternativat ishte një dënim me tre vjet burg.

Cherny u arrestua më 18 mars 2022, në përvjetorin e aneksimit të Krimesë nga Federata Ruse. Policia i gjeti sprej dhe poster kundër luftës. Sipas hetimeve, Cherny dyshohet se ka shkruar disa fjalë fyese për presidentin në kioskën e fruta-perimeve.

“Unë nuk e konsideroj veten fajtor, të gjitha provat ishin rrethanore. Si artist, në çdo punë timen i bëj thirrje ndërgjegjes dhe njerëzimit. Asgjë nuk ka ndryshuar për mua”, tha Cherny.

Arti anonim i rrugës në Yekaterinburg. Këtu shkruhet: “Mbishkrimi i bardhë special” [GV: Sepse është e ndaluar të quhet luftë e Rusisë kundër Ukrainës, por njerëzit janë të detyruar të përdorin në vend të kësaj “Operacioni Special ushtarak”.] Foto nga Anna Marchenkova për Novaya VkladkaPublikuar me leje.

Artistët janë në rrezik

Leonid Cherny nuk është artisti i vetëm në rajonin e Sverdlovsk i akuzuar për deklarata kundër luftës. Në maj 2022, një gjykatë ngriti akuza administrative për diskreditim të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse ndaj artistes Alisa Gorshenina nga Nizhny Tagil. Më 25 mars, e reja përdori materiale agjitacioni – një trëndafil i bardhë me një fjongo që mbante një slogan kundër luftës në gjuhët çuvash dhe tatarisht.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Alisa Gorshenina (@alicehualice)

Një sërë çështjesh administrative dhe penale kundër artistëve të rrugës janë hapur në të gjithë vendin gjatë vitit të kaluar. Banori i Krimesë, Bogdan Zizu u dënua me 15 vjet burg për terrorizëm dhe vandalizëm. Sipas FSB, natën e 16 majit 2022, Zizu spërkati bojë të verdhë dhe blu në fasadën e ndërtesës së administratës në Yevpatoriya dhe hodhi një koktej Molotov përmes një dritareje. Askush nuk u lëndua dhe nuk pati zjarr.

Një vend ku dikur ishin disa vepra të artit të rrugës në Yekaterinburg, të fshira nga autoritetet. Foto nga Anna Marchenkova për Novaya Vkladka. Publikuar me leje.

Në qershor 2023, në një gjykatë në Borovsk (Rajoni Kaluga) artisti 85-vjeçar Vladimir Ovchinnikov u gjobit me 35,000 RUB [rreth 500 dollarë në atë kohë] sipas një ligji që kriminalizon “diskreditimin” e forcave të armatosura ruse. Prillin e kaluar, Ovchinnikov mori të njëjtën gjobë për një imazh të një vajze me veshje blu dhe të verdhë me bomba që binin mbi të.

Ngjyrat po zbehen

Për shkak të mungesës në rritje të sigurisë për punën e tyre në Rusi, shumë artistë kanë filluar të largohen nga vendi.

Artisti Slava PTRK, pionier i artit të rrugës dhe artit urban në rajon që në fillim, është larguar. “Unë u zhvendosa për të shmangur valën e mobilizimit gjatë luftës, të cilën nuk e kam mbështetur që në fillim, të iniciuar nga autoritetet që as unë nuk i mbështes”, tha ai.

Slava PTRK është i njohur për veprat e tij artistike që ndërthurin kulturën pop me axhendën aktuale të lajmeve. Për shembull, në vitin 2020, ai portretizoi Patriarkun Kirill si Scrooge McDuck duke u larë në një pishinë parash. Aktualisht, Slava PTRK jeton në Mal të Zi, ku krijon vepra minimaliste që shpesh mbeten pa titull.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Slava Ptrk (@slavaptrk)

“Pragmatistët nuk i perceptojnë kurrë emocionet”

Megjithatë, vepra arti kundër luftës mund të shihen ende në qytet. Në veçanti, artisti BFMTH ka krijuar shumë vepra të tilla në rrugët e Yekaterinburgut.

Punimet e artistit të rrugës BFMTH. Foto e siguruar nga BFMTH. Publikuar me leje nga Novaya Vkladka

Imazhi në të djathtë: “Pizdezh 1″ [Jashtëqitje 1], i cili në dizajn i referohet logos së kanalit televiziv shtetëror “Russia 1″. Në të majtë, mbishkrimi thotë: “Vendi është i madh, ka tokë të mjaftueshme për të gjithë”. Fjala tokë [земля] është shkruar me një Z latine, e cila ka qenë një simbol i promovuar nga qeveria për pushtimin rus të Ukrainës.

Një tjetër vepër e tij me ndikim ishte një imazh i printuar i Vladimir Putinit i ngjitur në një transformator në një oborr të rrethuar, duke krijuar iluzionin se presidenti rus ishte i burgosur.

BFMTH i shpjegoi Novaya Vkladka se në këto rrethana, është e pamundur që ai të krijojë vepra arti që nuk kanë lidhje me luftën.

“Unë e konsideroj të rëndësishme të vazhdoj punën time dhe të përpiqem t'u tregoj atyre që mbeten në vend se është e mundur dhe e nevojshme të bashkohemi dhe të shprehemi kundër luftës. Ashtu si pjesëmarrësit e lëvizjes “Trëndafili i Bardhë” (në Gjermaninë naziste) u përpoqën të luftonin regjimin, unë po përpiqem të kontribuoj përmes artit të rrugës, karikaturave dhe posterave. Kur largoheni nga vendi, ju [si artistë] e humbni lidhjen”, theksoi BFMTH.

Për më tepër, siç vuri në dukje studiuesi i artit të rrugës Alexey Shakhov, artistët e rrugës në Yekaterinburg po shpikin mënyra të reja për të komunikuar me audiencën e tyre. “Artistët përpiqen të komunikojnë përmes gjuhës së emocioneve. Kjo gjuhë është krejtësisht e paarritshme për strukturat zyrtare: pragmatistët nuk i perceptojnë kurrë emocionet”.

Objekti i artit “Fëmija industrial”, krijuar nga grupi i artit LKKL, artistët Lyudmila Kalinichenko dhe Ksenia Larina. Foto: Anna Marchenkova për Novaya VkladkaPublikuar me leje.

Artistët, si në rrugë ashtu edhe të tjerë, vazhdojnë të punojnë në Yekaterinburg edhe përballë censurës në rritje.

Arti anonim i rrugës në Yekaterinburg. Shenja thotë: “Të jesh i lirë është gjithmonë në modë”. Foto nga Anna Marchenkova për Novaya Vkladka. Publikuar me leje.

Megjithatë, siç thekson Shakhov, censura nuk i ndalon të gjithë. “Vetëm shikoni Leonid Cherny: ai u përball në gjykatë dhe pavarësisht kësaj, vazhdon të punojë. Ky [forcim i ligjeve dhe censurës] nuk i ka ndalur apo heshtur njerëzit. Përkundrazi, në Yekaterinburg shoh artistë me shpirt shumë më elastik se kudo tjetër”, përfundoi ai.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.