See all those languages up there? We translate Global Voices stories to make the world's citizen media available to everyone.

Publikimi i kryqëzuar për përfaqësim

Shkarkoj Publikimi i kryqëzuar për përfaqësim

Ky udhëzues ofron një njoftim të shkurtër për shfrytëzimin e publikimit të kryqëzuar për fushatë on-line. Në të shqyrtohen vegla të ndryshme të Web-it 2.0, duke paraqitur shembuj të suksesshëm kur publikimi i kryqëzuar është shfrytëzuar për ndonjë çështje. Udhëzuesi gjithashtu i përmbledh përparësitë dhe mangësitë e teknikës së publikimit të kryqëzuar.

Jepu shtytje përpjekjeve tuaja të fushatës on-line për përfaqësim

Një fushatë e suksesshme dhe efektive on-line përfshin strategji të ndryshme për të ngritur vetëdijen dhe për të promovuar një mesazh nga njëra anë, dhe nga ana tjetër për ta rritur sa më shumë shtrirjen e saj dhe të përfitojë përkrahës të rinj, duke i shtyrë ata që të veprojnë në dobi të qëllimit tuaj.

Duke i falënderuar mundësisë së mahnitshme dhe me shtrirje të gjerë për qasje të përmbajtjeve të të gjitha llojeve në Internet, tani mundeni ta zgjëroni hapësirën që kap fushata juaj on-line duke i publikuar në mënyrë automatike dhe të menjëhershme përmbajtjet nga blogu apo web-faqja juaj në shërbime të ndryshme të Web 2.0, siç janë makro dhe mikro shërbimet për blogim (Twitter, Facebook, Myspace, etj.). Kjo paraqet edhe një mënyrë tjetër fantastike për të vendosur komunikim dhe për t’u lidhur me publikun tuaj, dhe mund të ketë ndikim të madh në fushatën tuaj, posaçërisht duke e përfituar vëmendjen e njerëzve që asnjëherë nuk e kanë vizituar web-faqen tuaj.

Shkrimet në blogun dhe web-sajtin tuaj nuk janë entitete të veçanta. Tani, ata mund të paraqiten në të njëjtën kohë në web platforma të panumërta, duke e tërhequr vëmendjen e publikut tuaj të ri dhe duke hapur kanale të reja të komunikimit me grupe jashta rrethit të përkrahësve tuaj më lojalë. Blogu ose web-faqja juaj mund të ngelë mediumi i juaj primar për përmbajtjet tuaja, por pasi që vetëm disa lexues do t’ju përcjellin në Twitter ose janë parapaguar në RSS feed-in tuaj, kjo qasje me shpërndarje të gjerë, ka potencial të përfshijë më shumë njerëz për qëllimin tuaj dhe t’i inkurajojë ata të ndajnë linke, të nënshkruajnë peticione elektronike, të dërgojnë e-maila, e bile edhe të japin donacione.

Shkarkoj Publikimi i kryqëzuar për përfaqësim

Një fushatë e suksesshme dhe efektive on-line përfshin strategji të ndryshme për të ngritur vetëdijen dhe për të
promovuar një mesazh nga njëra anë, dhe nga ana tjetër për ta rritur sa më shumë shtrirjen e saj dhe të
përfitojë përkrahës të rinj, duke i shtyrë ata që të veprojnë në dobi të qëllimit tuaj.
Duke i falënderuar mundësisë së mahnitshme dhe me shtrirje të gjerë për qasje të përmbajtjeve të të gjitha
llojeve në Internet, tani mundeni ta zgjëroni hapësirën që kap fushata juaj on-line duke i publikuar në mënyrë
automatike dhe të menjëhershme përmbajtjet nga blogu apo web-faqja juaj në shërbime të ndryshme të Web
2.0, siç janë makro dhe mikro shërbimet për blogim (Twitter, Facebook, Myspace, etj.). Kjo paraqet edhe një
mënyrë tjetër fantastike për të vendosur komunikim dhe për t’u lidhur me publikun tuaj, dhe mund të ketë
ndikim të madh në fushatën tuaj, posaçërisht duke e përfituar vëmendjen e njerëzve që asnjëherë nuk e kanë
vizituar web-faqen tuaj.
Shkrimet në blogun dhe web-sajtin tuaj nuk janë entitete të veçanta. Tani, ata mund të paraqiten në të njëjtën
kohë në web platforma të panumërta, duke e tërhequr vëmendjen e publikut tuaj të ri dhe duke hapur kanale të
reja të komunikimit me grupe jashta rrethit të përkrahësve tuaj më lojalë. Blogu ose web-faqja juaj mund të
ngelë mediumi i juaj primar për përmbajtjet tuaja, por pasi që vetëm disa lexues do t’ju përcjellin në Twitter ose
janë parapaguar në RSS feed-in tuaj, kjo qasje me shpërndarje të gjerë, ka potencial të përfshijë më shumë
njerëz për qëllimin tuaj dhe t’i inkurajojë ata të ndajnë linke, të nënshkruajnë peticione elektronike, të dërgojnë
e-maila, e bile edhe të japin donacione.

2 komente

Join the conversation

Authors, please lajmërohu »

Guidelines

  • All comments are reviewed by a moderator. Do not submit your comment more than once or it may be identified as spam.
  • Please treat others with respect. Comments containing hate speech, obscenity, and personal attacks will not be approved.