Diplomatët rusë reagojnë ndaj ligjit të ri për gjuhën në Kirgistan, duke rikthyer të kaluarën koloniale

Flamuri i Kirgistanit është duke u ngritur në ceremoninë në kryeqytetin Bishkek. Pamje nga kanali i Bizon KGZ në YouTube. Perdorim i drejte.

Më 17 korrik, presidenti i Kirgistanit Sadyr Japarov firmosi Ligjin Kushtetues për gjuhën shtetërore. Parlamenti miratoi ligjin më 31 maj, ku kryetari i tij përgëzoi kolegët e tij për “ligjin historik”. Qëllimi është zbatimi i nenit 13 të kushtetutës, sipas të cilit gjuha kirgize është gjuha shtetërore dhe procedura e përdorimit të saj përcaktohet me ligjin kushtetues. Ligji i ri vendosi bazën për përdorim në Kirgistan, zbatimin e politikës shtetërore gjuhësore dhe detyrimet e organeve shtetërore, institucioneve, organizatave dhe organeve të qeverisjes vendore për të krijuar kushte për zhvillimin.

Praktikisht, ai solli ndryshime të rëndësishme në përdorim duke e bërë atë një gjuhë pune për autoritetet shtetërore, organet e qeverisjes vendore dhe ndërmarrjet shtetërore. Tashmë është e detyrueshme që nëpunësit civilë, deputetët, mësuesit, gjyqtarët, prokurorët, avokatët, punonjësit e mjekësisë dhe grupet e tjera të njohin gjuhën shtetërore. Përdorimi është i detyrueshëm në emrat gjeografikë, fushat arsimore dhe shkencore si dhe gjatë nënshkrimit të traktateve ndërkombëtare. Përveç kësaj, kompanitë televizive dhe radio, përfshirë stacionet private, duhet të transmetojnë të paktën 60 për qind të programeve të tyre në gjuhën kirgize.

Megjithatë, ligji i ri është bërë kryefjalë për arsye jogjuhësore. Më 2 qershor, menjëherë pas miratimit të tij, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova, deklaroi se “në formën aktuale, është në gjendje të krijojë disa vështirësi për qytetarët e republikës që nuk flasin gjuhën kirgize.” Ajo shtoi se Rusia shpreson që Kirgistani “do të ndjekë një politikë të ekuilibruar gjuhësore që synon zhvillimin e gjuhës kirgize dhe mbështetjen dhe promovimin e gjuhës ruse”. Ndërhyrja e diplomatëve rusë nuk u ndal me kaq.

Më 24 korrik, Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergei Lavrov vuri në dukje se autoritetet ruse paralajmëruan kolegët e tyre kirgize “se kjo nuk ishte plotësisht demokratike” kur u shfaq për herë të parë ligji. Ajo që ai e konsideroi jodemokratike ishte kërkesa që nëpunësit civilë dhe kategoritë e tjera të qytetarëve të njihnin gjuhën kirgize. Japarov ishte i shpejtë për të hedhur poshtë këtë pretendim, duke thënë se Lavrov “me sa duket nuk e ka lexuar ligjin” dhe ligji nuk “diskriminon gjuhën ruse”.

Japarov ka të drejtë në vlerësimin e tij për ruajtjen e gjuhës ruse nga diskriminimi në Kirgistan. Është një nga vendet e pakta, kushtetuta e të cilit garanton statusin zyrtar të rusishtes dhe lejon përdorimin e gjerë në jetën publike dhe strukturat qeveritare – një shenjë e një të kaluare koloniale dhe trashëgimisë sovjetike. Që kur Kirgistani u bë i pavarur në vitin 1991, pas rënies së Bashkimit Sovjetik, vendi ka punuar drejt zhvillimit të gjuhës kirgize, rikthimit të prestigjit dhe stimulimit të përdorimit të gjerë, duke lejuar gjithashtu përdorimin në shkallë të plotë të gjuhës ruse.

Politikat gjuhësore sovjetike minuan zhvillimin dhe prestigjin e gjuhëst duke e kthyer atë në një gjuhë “të ulët” të përdorur kryesisht për qëllime shtëpiake dhe folklorike. Për shkencën, artin, qeverisjen dhe letërsinë, elitat lokale përdorën gjuhën “e lartë” ruse. Vetëm në vitin 1989, në vitet e Perestrojkës, gjuhës kirgize ju dha statusi i gjuhës shtetërore. Deri në vitin 1989, 80 për qind e popullsisë së Kirgistanit fliste rusisht; në vitin 2013, ky numër ra në 50 për qind. Që nga pavarësia, vendi ka krijuar Komisionin Kombëtar për Gjuhën Shtetërore dhe ka miratuar tre programe kombëtare për zhvillimin e gjuhës.

Gjuha kirgize është pjesë integrale e identitetit kombëtar. Është jetike për mbijetesën e popullit kirgiz, si një grup etnik më vete dhe Kirgistanit si komb. Zhvillimi i tij i mëtejshëm është i nevojshëm për t'u shkëputur nga e kaluara koloniale e vendit dhe për të kremtuar trashëgiminë unike kulturore. Në këtë drejtim, ligji i ri është një hap në drejtimin e duhur.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.