#KuToo: Mbështetje botërore për peticionin kundër takave në punë në Japoni

kutoo ishikawa

“Këpucë + Dhimbje + MeToo = #KuToo. Le t'i japim fund pritshmërive se takat janë pjesë e veshjes serioze.” Foto e shpërndarë masivisht në rrjetet sociale. Autori i panjohur.

Një ankesë në Twitter nga një shkrimtare japoneze u kthye në një hashtag popullor në mbarë globin, në një peticion online dhe së fundmi, në një debat parlamentar në Japoni; të gjitha duke u fokusuar te diskriminimi gjinor që gratë duhet ta durojnë në vendin e punës.

Në fund të vitit 2018, ndërsa punonte me kohë të pjesshme në një kompani për shërbimet funerale, Ishikawa Yumi, një ish-modele dhe aktore, e cila tani është shkrimtare e pavarur, vuri re se kolegu i saj kishte veshur këpucë të sheshta e të rehatshme. Siç shpjegon Ishikawa në peticionin në internet, po të vishte të tilla këpucë, puna e saj do të ishte më e lehtë.

Megjithatë, ashtu si çdo kompani tjetër në Japoni, punëdhënësi i Ishikawa ka ligjërisht të drejtë të kërkojë që ajo të veshë taka të larta. Gratë që veshin taka të larta shpesh thonë se kanë dhimbje dhe siklet të konsiderueshëm, ndërsa disave u duhet ndërhyrje kirurgjikale për të kuruar problemet e shkaktuara nga veshja e këpucëve të papërshtatshme.

Në janar të vitit 2019, Ishikawa shkroi në Twitter se ishte e padrejtë që kur aplikoi për një punë në një hotel, i kërkohej të vishte taka. Mesazhi i saj për pabarazinë në kodin e veshjes në punë për burrat dhe gratë u shpërnda shpejt, duke hapur një debat online.

E nxitur nga përgjigjet, Ishikawa krijoi hashtag-un #KuToo. Me të gratë në Japoni dhe ato në të gjithë botën tregonin historitë e tyre se si janë të detyruara të veshin taka të lartë në punë.

S'mund të vesh taka të larta. Jo-dëgjo. Nuk mundem. Kur isha 11 vjeç, theva kyçin tim të djathtë kaq keq sa që kisha nevojë për rehabilitim për një muaj. Fillova të kompensoheja të ecurën me këmbën time të majtë dhe përfundova të kisha mbi 15 dëmtime në kyçin e këmbës së majtë (nuk mbaj mend sa herë u dëmtova).

Megjithëse Ligji i Mundësive të Barabarta të Punësimit të Japonisë ndalon diskriminimin në bazë të gjinisë, rregulloret nuk i pengojnë punëdhënësit të diktojnë veshjet në punë për burrat dhe gratë.

Një sondazh i fundit me gratë në Japoni, doli në konkluzionin se më shumë se 60 për qind e të anketuarave raportuan se ishin të detyruara të vishnin taka të lartë në punë ose kur kërkonin për punë.

Ishikawa shpjegon kuptimin e hashtag-ut dhe origjinën e tij:

「#KuToo」とは、「靴(くつ)」・「苦痛(くつう)」・「#MeToo(みーとぅ)」を合わせて、センスの良い同じ思いを持った方が作ってくださったものです。

Dikush (në Twitter) që ndjehet ashtu si unë dhe me një aftësi për të përdorur bukur fjalët, krijoi hashtag-un “#kuToo”, që është një kombinim i fjalëve “këpucë” (kutssu), “agoni” (kutsuu) dhe “MeToo”.

Pas suksesit të hashtag-ut #KuToo në fund të janarit, në shkurt Ishikawa vendosi të nisi një peticion në Change.org, duke i kërkuar Ministrisë së Punës të Japonisë që të ndalojë punëdhënësit që detyrojnë femrat të mbajnë taka të larta në punë.

Deri në fund të shkurtit, peticioni u firmos nga dhjetëra mijëra vetë.

Ne kemi arritur 10000! Vendosni adresën tuaj të postës elektronike dhe emrin tuaj.

Problemi:

1. Është e gabuar të kemi kode të veshjes në vendin e punës që ndryshojnë në varësi të gjinisë.
2. Pse duhet që “veshja e punës” të dëmtojë shëndetin e dikujt?

Titulli: Përkrahni këtë fushatë! #KuToo: bëjini të paligjshme rregullat që kërkojnë veshjen e takave të larta në vendin e punës!

Një tjetër temë e diskutimeve #KuToo dhe peticionit të Ishikawas është se kërkesa që gratë të veshin taka të larta përbën “ngacmim me bazë pushtetin“, ose bullizëm në vendin e punës.

Në fillim të qershorit, Ishikawa dhe mbështetësit e saj paraqitën peticionin në Ministrinë e Punës të Japonisë, duke kërkuar që ligjet e vendit të ndryshohen për të ndaluar punëdhënësit të kërkojnë nga femrat veshjen e takave të larta.

Peticioni i Ishikawa u mbështet edhe nga Otsuji Kanako, një aktiviste për të drejtat e LGBTQ + dhe anëtare e Dhomës përfaqësuese kombëtare të Japonisë për Partinë Kushtetuese Demokratike të Japonisë.

Në një takim më 5 qershor, duke diskutuar për peticionin, Otsuji u përplas me Ministrin e Punës Nemoto Takumi, që u kthye në titull kryesor në mediat ndërkombëtare.

Ndërsa ministri i punës ishte dakord se takat e larta nuk ishin të nevojshme për çdo punë, ai nuk pranoi të shqyrtonte një ndalim me ligj:

それぞれの業務の特性があるので、社会通念に照らして、業務上必要、かつ相当な範囲でということなんだろうと思う。パワハラにあたるかどうかは、その範囲を超えているかどうかがポイントだ。

Çdo punë ka kërkesa unike, prandaj mendoj se (duke lejuar punëdhënësit të kërkojnë veshjen e takave të larta) duhet të mbahen brenda fushëveprimit (të rregullave të punës), nëse (takat e larta) janë të nevojshme dhe të përshtatshme për të bërë punën.

Nëse (duke kërkuar që femrat të veshin taka të larta) përbën ngacmim në vendin e punës (“ngacmim nga pushteti”) varet nëse (duke veshur taka të larta) tejkalohet qëllimi (i një pune të caktuar).

Pas takimit të komisionit më 5 qershor, në një intervistë me Huffington Post Japan, Ishikawa raportoi se ajo ka hasur në disa abuzime online, ose “sharje” (バ ッ シ ン グ) për të kaluarën e saj si një modele. Megjithatë, në një intervistë me Huffington Post, ajo tha se ndjen që shumë të tjerë mbështesin qëllimin e #KuToo:

どうしてもバッシングの方に目がいってしまって、怖かったんですけど、これだけ集まってくれる人もいる。同じ思いの人がたくさんいてくれるということがわかるので、こういう集会を開いてくださってありがたいです。みんなで協力しあってやっていけたら嬉しいです

Ndërsa kam përjetuar disa abuzime në internet dhe kjo është e frikshme, (peticioni) ka fituar shumë përkrahës. E di se ka shumë njerëz që e kuptojnë çështjen dhe është shumë mirë që tani ka një forum për ta diskutuar atë. Do të isha shumë e lumtur nëse do të punonim së bashku.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.