See all those languages up there? We translate Global Voices stories to make the world's citizen media available to everyone.

Tajlandë: Facebook-u fajtor për shtatzënitë e tinejxhereve

Tajlanda e ka njërën nga përqindjet më të larta në botë të shtatzënisë në mesin e tinejxhereve. Vlerësohet se për çdo vit ndodhin rreth 120,000 shtatzëni të paplanifikuara, dhe si duket, rrjeti i popullarizuar social Facebook është pjesërisht fajtor për këtë, nëse i besojmë konkluzionit të Këshillit nacional për zhvillim ekonomoik dhe social (KNZHES):

KNZHES zbuloi se njerëzit e moshës prej 18 deri në 24 vjet janë grupi më i madh i shfrytëzuesve të Facebook-ut dhe përbëjnë 40% të të gjithë shfrytëzuesve.

Këshilli deklaroi se rritja e mediumeve sociale është pjesërisht fajtore për problemin e shtatzënisë në mesin e tinejxhereve, për shkak se disa të rinj postojnë mesazhe ose video klipe joshëse onlajn.

Image from Pattaya Daily News

Fotografi nga e përditshmja Pattaya

Saksith Saiyasombut, nga ana tjetër, e potencon programin joadekuat për edukim seksual të Tajlandës:

Nënkuptohet, rrjeti më i madh social është fajtor për të gjitha përmbajtjet provokative që i inkurajon tinejxherët të kenë marrëdhënie të pambrojtura seksuale. Ose mund të ketë një sqarim edhe më të thjeshtë – Tajlanda ka problem serioz me edukimin seksual.

Nëse e lëmë anash hidhërimin, pushteti do të mund ta shihte se zgjidhja e vetme e arsyeshme për t'iu shmangur shtatzënisë së tinejxhereve është futja e edukimit adekuat seskual dhe ballafaqimi me realitetin se seksualiteti ekziston, në vend që ta anashkalojnë atë.

Ricefieldradio komenton se mediumet sociale nuk kanë të bëjnë me shtatzënitë e tinejxhereve:

Facebook-u dhe mediumet e tjera sociale nuk kanë të bëjnë me shtatzënitë e tinejxhereve ose seksin. Bëhet fjalë për hormonet. Të rinjtë kanë pasur marrëdhënie seksuale shumë më parë se sa kur janë mbarsur nënat e themeluesve të rrjeteve sociale.

Tasty Thailand, poashtu e potencon numrin e zvogëluar të orëve për edukim seksual në Tajlandë:

Fundi fundit, teknikisht, mosha 18 vjeçare mund të konsiderohet si moshë tinejxherësh, por, me ligj, është mosha kur një njeri bëhet i rritur. Pra, kjo nuk përputhet me akuzën se Facebook-u është fajtor për shtatzënitë.

Për shkak se, megjithatë, rritja e përqindjes së tinejxhereve shtatzëna, nuk mund të jetë si pasojë e zvogëlimit drastik të orëve për edukim seksual gjatë viteve të fundit në Tajlandë, ose për shkak se prindërit nuk i mësojnë fëmijët e tyre për kontracepcionin, apo jo?

LKCT – Liria kundër censurës në Tajland e potencon rolin e edukimit:

Kuptohet, Facebook-u ua bën më të lehtë fëmijëve tanë që të lidhen ndërmjet vete. Por është edukimi i keq, që e bën një prind të dështojë në mbikëqyrjen e fëmijës së tij, kur ai është në kompjuter. Ndoshta fëmijët duhet të luajnë futboll me shokët… shumë futboll!]

Ja disa reagime në Twitter. Nga @thaimythbuster:

#THailand #Facebook e bëri këtë dhe e ndan përgjegjësinë për shtatzëninë e tinejxhereve tajlandeze. Më intereson se kush ishte fajtor para dhjetë viteve… Prem?

@CoconutsBangkok Kur kujtohem, gjithmonë kemi menduar se seksi i pambrojtur shkakton shtatzëni të tinejxhereve. Me sa duket, Facebook-u e bën këtë!

Kjo nuk është hera e parë që Facebook-u akuzohet për rritjen e numrit të shtatzënive në mesin e tinejxhereve. Vitin e kaluar një udhëheqës fetar në Javën Qendore, në Indonezi, poashtu e akuzoi rrjetin gjigant social për rritjen e martesave të të miturve dhe shtatzënitë e padëshiruara të tinejxhereve në vend.

Start the conversation

Authors, please lajmërohu »

Guidelines

  • All comments are reviewed by a moderator. Do not submit your comment more than once or it may be identified as spam.
  • Please treat others with respect. Comments containing hate speech, obscenity, and personal attacks will not be approved.