Global Voices kërkon Drejtor/e për Avokatinë

Global Voices po kërkon një Drejtor/e për Avokatinë për të udhëhequr raportimin, aktivizmin dhe hulumtimin mbi lirinë e shprehjes dhe fushën e të drejtave digjitale.

Ne po kërkojmë kandidatë me njohuri të thella për çështjet globale të të drejtave digjitale, me përvojë në konceptimin dhe ngritjen e medias, projekteve të kërkimit dhe avokaturës, shkrimeve apo avokimit të çështjeve të të drejtave digjitale dhe punës me një ekip të shpërndarë në mbarë globin.

Global Voices është një organizatë globale mediatike virtuale me stafin, kontraktorët dhe kontribuesit vullnetarë në çdo kontinent. Kontribuesit tanë shkruajnë, hulumtojnë, bëjnë avokatinë dhe përkthejnë për të nxjerrë në pah ngjarjet dhe perspektivat nga e gjithë bota që janë të papërfaqësuara në mediat kryesore ndërkombëtare.

Ne e pranojmë se të drejtat universale të njeriut për shprehjen e lirë, qasjen në informacion dhe privatësinë janë duke u sfiduar nga qeveritë, kompanitë dhe aktorët e tjerë të fuqishëm në mbarë botën. Ne besojmë se komuniteti i Global Voices është i pozicionuar në mënyrë unike për të dokumentuar dhe shpjeguar këto kërcënime. Projekti ynë Advox ka për qëllim të shfrytëzojë fuqinë tonë të madhe – rrjetet tona, njohuritë tona dhe zërat që ne amplifikojmë – për të treguar mënyrat e shumta që teknologjia mund të mundësojë dhe të përdoret për të shkelur të drejtat e njeriut, me një fokus të veçantë në shprehjen e lirë.

Drejtori/ja për Avokatinë do të udhëheqë këto përpjekje, si udhëheqës dhe si mentor për anëtarët e shumtë të komunitetit që janë duke punuar për të nxjerrë në pah kërcënimet ndaj të drejtave digjitale dhe shprehjes së lirë në komunitetet e tyre. Drejtori/ja do të shërbejë si një urë në mes të komunitetit Global Voices dhe komuniteteve të tjera kryesore dhe rrjeteve të aktivistëve të të drejtave digjitale dhe ekspertëve në mbarë botën. Kandidati/ja ideal/e duhet të demonstrojë një aftësi për të mbështetur, lidhur dhe përforcuar shumë zëra që flasin për këto çështje.

Drejtori/ja do të punojë me komunitetin tonë të vullnetarëve dhe ekipin tonë redaksional për të mbikëqyrur rezultatet strategjike editoriale nën mantelin e Advox. Drejtori/ja do të jetë gjithashtu pjesë e ekipit udhëheqës të Global Voices.

Kandidati/ja ideal/e duhet të flasë rrjedhshëm gjuhën angleze dhe së paku një gjuhë tjetër dhe të ketë së paku tre vjet përvojë në fushat e mëposhtme:

  • Ngritjen dhe mbarëvajtjen e mediave ose projekteve kërkimore të drejtuara nga publiku
  • Ndërmarrjen e nismave për avokaturë në çështjet e të drejtave digjitale
  • Projektimin dhe punën me projekte online të drejtuara nga komuniteti
  • Punë me komunitete të ndryshme dhe multikulturore
  • Të punojë ose jetojë në vende të ndryshme, mundësisht në Jugun Global (Global South)

Dhe të ketë aftësi të dëshmuara në fushat e mëposhtme:

  • Shkrimi dhe prodhimi për një audiencë globale (në anglisht)
  • Menaxhim projektesh
  • Fjalim publik (në anglisht)
  • Grumbullimi i fondeve strategjike
  • Komunikimi dhe lehtësimi në mjediset multikulturore
  • Të punojë në mënyrë të pavarur, me një ekip të shpërndarë
  • Ndihma e të tjerëve për të përdorur mjete të sigurta, të komunikimit me burime të hapura

Të gjithë aplikuesit duhet të demonstrojnë një angazhim të fortë ndaj misionit dhe vlerave të Global Voices.

Nuk ka kufizime gjeografike që lidhen me këtë pozicion; Global Voices nuk ka zyrë apo seli fizike. Kandidatët duhet të kenë qasje të qëndrueshme dhe të besueshme në internet me bandë të gjerë, të punojnë në një mjedis tërësisht virtual dhe të jenë të përgatitur për të bërë rreth pesë udhëtime ndërkombëtare pune në vit.

Drejtori/ja do t'i raportojë Drejtorit Ekzekutiv të Global Voices dhe Drejtorit Menaxhues.

Ne i mirëpresim kandidatët nga jashtë Amerikës së Veriut dhe Evropës Perëndimore dhe nxisim njerëzit që aktualisht kontribuojnë në Global Voices për të aplikuar. Pozicioni është thuajse me kohë të plotë, por do të trajtohet si një kontratë freelance.

Për të aplikuar, ju lutemi dërgoni te: jobs AT globalvoices DOT org :

  • një letër interesi që shpjegon se pse do të ishit kandidati/ja më e përshtatshëm/e,
  • Tre projekte, artikuj ose fushata që keni punuar (linqe ose PDF-të janë të pranueshme)
  • CV tuaj

Aplikimet do të pranohen deri në mesnatën e 15 qershorit 2019 sipas orës EST (GMT -4).

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.