Qeni ndjek makinën e Google Street View në Japoni

Papiko wants to eat little birds

Qen në Japoni. Foto nga Nevin Thompson.

Një fotografi në Google Street View e një qeni është bërë virale në Twitter në Japoni. Fotoja është shpërndarë mbi 100 mijë herë dhe nxiti kërkimet se ku saktësisht në Japoni ka ndodhur.

Në maj, përdoruesi i Twitter “Reoemon” (れ お え も ん) shpërndau një video të shkurtër që duket se tregon një qen të vogël që ndiqte makinën, e cila fotografonte për Google Street View, një shërbim që ofron pamje reale të rrugëve në Google Map.

Po ndiqem nga një qen në Google Maps!

(Shtyp butonin ‘play’ në postimin e mësipërm në Twitter)

Shumë shpejt të tjerët panë postimin dhe nisën të kërkojnë qenin në Street View.

E gjeta qenin!!  (*`・ω・´)ノ

E gjeta! Qeni duket se thotë: “Më prit edhe mua!” ?( ˙꒳​˙ 三/ ˙꒳​˙)/?

E adhurueshme! ✨

Qeni mund të gjendet në Google Maps në Tanegashima, një ishull pranë prefekturës Kagoshima në Kyushu, në jugperëndim të Japonisë.

Disa njerëz postuan fotografi të qenve të tjerë në Street View, që gjithashtu duket se po ndjekin makinën e Google Maps.

Edhe unë gjeta një qen së fundi që duket se ndjek makinën e Street View.

Të tjerë gjetën fotografi të maceve në Japoni .

Macet para dyqanit të mamasë sime në ishullin Chidori (Nagasaki).

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.