I sheh këto gjuhë këtu? Ne përkthejmë artikujt e Global Voices për ta bërë gazetarinë qytetare botërore të mundshme për këdo.

Pas një viti protestash në Nikaragua, nuk synohet vetëm largimi i Ortegas- kërkohet një fillim të ri

“Ata nuk mund të vënë idetë e tyre në kokat tona, kështu që ata vënë plumba #SOSNicaragua” lexon pankarta e këtij protestuesi gjatë një demonstrate për të burgosurit politikë në Managua. Agosto, 2018. Foto: Jorge Mejía Peralta (CC BY 2.0)

Që nga nisja e protestave masive kundër presidentit Daniel Ortega në Nikaragua në prill 2018, qeveria ka ndaluar demonstratat, ka arrestuar mijëra persona pa gjyq dhe ka mbyllur mediat alternative dhe tradicionale. Ndërsa përpjekjet për dialog kanë dështuar deri më tani, e ardhmja e Nikaraguas mbetet e paqartë.

Demonstratat fillimisht ishin kundër një reforme të sigurimeve shoqërore, që synonte rritjen e taksave mbi të ardhurat dhe ulur përfitimet e pensioneve. Goditja fillestare nga ana e autoriteteve i hapi rrugën thirrjeve mbarëkombëtare për dorëheqjen e presidentit Daniel Ortega e zonjës së parë dhe zv.presidentes Rosario Murillo.

Shifrat e dhëna për numrin e viktimave të protestave ndryshojnë dhe nuk janë përditësuar që nga viti i kaluar, ndërsa pengesat për të marrë dokumentacionin rriten. Në dhjetor 2018, qeveria mbylli disa OJQ që regjistronin dhunën policore dhe abuzimet e të drejtave të njeriut, duke përfshirë Qendrën për të Drejtat e Njeriut (Cenidh) dhe Institutin për Zhvillimin e Demokracisë (Ipade).

Gjithashtu në dhjetor, dy grupe të ngritura nga Komisioni Ndër-Amerikan për të Drejtat e Njeriut (IACHR) – Mekanizmi Special i Përcjelljes për Nikaraguan (MESENI) dhe Grupi Ndërdisiplinor i Ekspertëve të Pavarur – u përzunë nga vendi, duke lënë Nikaraguan praktikisht pa vëzhgues të pavarur të të drejtave të njeriut dhe hapjen e “një faze të re të represionit“, sipas aktivistes së të drejtave të grave në Nikaragua, María Teresa Blandón.

Shifra e viktimave, e pranuar nga qeveria në gusht 2018, arriti në 197. Megjithatë, Amnesty International vlerëson se ka pasur 322 të vdekur deri më 18 shtator 2018, shumica e të cilëve u qëlluan me armë në kokë, qafë dhe kraharor.

Blogerja Ana Siú shkroi kohët e fundit në Medium për përvojën e saj gjatë protestave të prillit 2018:

A través de una transmisión en vivo en Instagram, vi a una amiga de la universidad ser atacada por turbas. Escuché cómo ella gritaba y luchaba por no salir lastimada […] Finalmente, el “motorizado” la soltó, pero se llevó consigo el celular sin saber que seguía transmitiendo. Entonces dijo: “vamooos, vamooos. Hay que llevar estos celulares a revisarlos”. Esto siguió como por 20 minutos. 

Pashë në Instagram Live një mikeshë nga Universiteti që u sulmua nga një turmë. E dëgjova piskamën e saj dhe se si u përpoq që të mos lëndohej […] Më në fund, njeriu në motor [që e kishte sulmuar atë] e la të ikte, por i mori telefonin. Ai nuk e kuptoi se ishte ende live. Pastaj ai tha: “Ikim! Duhet të marrim këto telefona që t'i kontrollojmë”. Kjo vazhdoi për 20 minuta.

Ajo gjithashtu flet për protestën e 30 majit, një tubim historik i mbajtur në datën kur Nikaragua feston Ditën e Nënës e ku u vranë 15 vetë:

Este día cambió la forma en que vivíamos las protestas. Los que estábamos en esa marcha multitudinaria vimos cómo asesinaron a jóvenes. Fue la primera vez que atacaron con balas de plomo a una marcha masiva. Nunca me había sentido tan cerca de la muerte como esa tarde.

Atë ditë mënyra si i shihnim protestat, ndryshoi. Ata që ishin në atë protestë masive panë se si ata vranë të rinjtë. Ishte hera e parë që ata sulmuan një protestë masive me plumba. Nuk isha ndjerë kurrë aq afër vdekjes.

Ndërsa studentët u mbyllën në universitete në kryeqytetin Managua, punëtorët ruralë bllokuan rrugët për në fshat. Në qershor, protestuesit në Masaya shpallën qytetin lindor një “territor pa diktature”. Qeveria u përlesh me këta protestues, të cilët ngritën barrikada për të mbrojtur veten dhe për t'iu përgjigjur sulmeve policore. Demonstruesit u përfshinë në konfrontime më të dhunshme, gjë që rezultoi me vdekjen e 22 policëve që nga gushti 2018, sipas të dhënave të qeverisë.

mes të vitit 2018, policia nisi të ashtuquajturin “Operacioni Limpieza” (operacion pastrimi) për të çmontuar barrikadat dhe për të ndjekur penalisht pjesëmarrësit. Raportet thonë punonjësit e policisë vepruan në bashkëpunim me grupet paramilitare.

Shumë studentë, udhëheqës të lëvizjeve fshatare, mbrojtës të të drejtave dhe gazetarëve u vunë në shënjestër në fushatat e persekutimit dhe disa u akuzuan për “terrorizëm”. Edhe punonjësit e sektorit shëndetësor, që trajtonin personat e lënduar gjatë trazirave, vuajtën pasojat. Shoqata e Mjekësisë së Nikaraguas tha se të paktën 240 punonjës u shkarkuan nga puna nga spitalet dhe klinikat publike, në shenjë hakmarrjeje.

Në shtator, protestat ishin ilegale, pasi për të gjitha aktivitetet në rrugë nevojitej leje paraprake nga autoritetet, të cilat shpesh mohoheshin.

Më 27 shkurt 2019, rifilloi dialogu midis qeverisë dhe partisë opozitare, Alianza Cívica por la Justicia y la Democracia (Lëvizja Civile për Drejtësi dhe Demokraci), pas lirimit të njëqind njerëzve nga burgu. Ndryshe nga përpjekjet e mëparshme në dialog, megjithatë, kjo nuk përfshinte drejtuesit e lëvizjeve fshatare dhe studentët, pasi disa prej tyre ishin burgosur dhe të tjerët në mërgim.

Jo vetëm një president i ri – një fillim i ri

Ndërsa kriza në vend hyn në vitin e dytë, ankthi rreth së ardhmes së Nikaraguas përcillet përmes hashtag-ut #SOSNicaragua, i cili shpërndahet çdo ditë kur flitet për akuzat, fotografitë e viktimave dhe numrin e studentëve dhe familjarëve të tyre në burg.

Media e Nikaraguas Niu intervistoi nikaraguanët që protestuan në shkurt në Kosta Rikan fqinje, ku ata treguan për problemet e jetës në mërgim.

Alejandro Donaire, një student i cili thotë se u largua nga vendi pas pjesëmarrjes në një protestë paqësore, i tha Niu se sa e vështirë ishte “të ndihej pjesë e një shoqërie funksionale e një jetë normale”, pasi kaloi aq shumë kohë “duke u fshehur, duke ikur apo duke protestuar”.

Madelaine Caracas, zëdhënëse e grupit të studentëve të njohur si Koordinimi i Studentëve për Demokraci, gjithashtu ndau me Niun synimet e saj për transformim e Nikaraguas, të cilat shkojnë përtej largimit të Ortegas:

[Tenemos que] erradicar autoritarismos, machismos, caudillismo y demás males que han penetrado en la cultura política del país […] Ahora, más que nunca, estamos seguros de que Ortega se va este año […] este año estaré en Nicaragua y tengo [esa seguridad] porque (Ortega) está ahogado internacionalmente, está ahogado económicamente y también porque la parte insurreccionada que se levantó en abril está hoy, más que nunca, más organizada.

[Duhet të] zhdukim autoritarizmin, seksizmin, autokracinë personale dhe sëmundjet e tjera që kanë depërtuar në kulturën politike të vendit […] Ne besojmë më shumë se kurrë se Ortega do të largohet këtë vit […] që do të kthehem në Nikaragua këtë vit. Dhe unë jam e bindur sepse Ortega nuk ka përkrahje ndërkombëtarisht dhe ekonomikisht; dhe gjithashtu për shkak se ata që morën pjesë në kryengritjen e fundit të prillit tani janë më të organizuar se kurrë.

Raund i fundit i dialogut midis qeverisë dhe opozitës përfundoi më 3 prill, me marrëveshjet e arritura për dy nga katër temat e diskutuara. Qeveria ka premtuar, së pari, që të lirojë të gjithë të burgosurit politikë dhe, së dyti, të respektojë liritë civile. Nuk pati marrëveshje lidhur me drejtësinë për viktimat e dhunës apo për përshpejtimin e zgjedhjeve të vitit 2021.

Grupi i opozitës Aleanca Qytetare vuri në dukje, megjithatë, se qeveria deri më tani nuk ka arritur të respektojë marrëveshjet. Shtypja policore e protestave paqësore thuhet se ka vazhduar. Që nga 6 prilli, vetëm 50 nga më shumë se 600 të burgosur politikë u liruan dhe u vendosën nën arrest shtëpiak.

Më vonë, më 17 prill, pas kërcënimeve të reja për sanksione nga Shtetet e Bashkuara, më shumë se 600 të burgosur u liruan për të përfunduar dënimet nën arrest shtëpiak, megjithëse sipas Aleancës Qytetare, vetëm 18 anëtarë të grupit ishin në listën e të burgosurve politikë. Në mendjet e njerëzve, si të aktivistit dhe studiuesit Felix Madariaga, liderët e rinj të së ardhmes së Nikaraguas mbetën në burg.

Ndërkohë, grupet e opozitës po bëjnë thirrje për protesta për përkujtimin e përvjetorit të ngjarjeve të prillit 2018. Me refuzimin e autoriteteve për dhënien e lejes për protestë, priten masat e reja të policisë.

Komento

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.