See all those languages up there? We translate Global Voices stories to make the world's citizen media available to everyone.

Argjentinë: Dokumentar për popullatën indigjene në Buenos Aires

Ky postim është pjesë e mbulimit tonë special të të drejtave indigjene.

Filmi dokumentar Runa Kuti, Autoktonët urbanë flet për tregimet e katër pasardhësve të komuniteteve indigjene që jetojnë në Buenos Aires, dhe se si ata luftojnë për identitetin e tyre duke e rizbuluar kulturën e tyre dhe duke siguruar një vend për vetëveten në qytet.

http://vimeo.com/32219379

Filmi fokusohet në disa pasardhës të grupeve indigjene që jetojnë në Buenos Aires. Nëpërmjet tregimeve të tyre, ata zbulojnë se si janë rritur, por duke qenë të ndarë nga rrënjët e tyre, për shkak se prindërit e tyre kanë vendosur t'i mbrojnë nga përjashtimi dhe diskriminimi, duke mos ua mësuar gjuhën ose zakonet e tyre, disa të tjerë janë rritur duke mos e ditur origjinën e paraardhësve të tyre, dhe se si kanë vendosur ta përqafojnë traditën dhe kulturën e tyre si mënyrë për fituar krenari për shkak të trashëgimisë së tyre.

Dokumentari Runa Kuti, Autoktonët urbanë, i prodhuar dhe me regjisurë të Paola Castaño-s dhe Dailos Batista Suárez-it, është paraqitur në disa festivale të filmit në rajon, dhe autorët e kanë publikuar atë nën licencën Creative Commons me qëllim që të përhapet porosia te një numër sa më i madh njerëzish. Më 12 mars 2012, në blogun e tyre ata shkruan:

Hoy estamos de celebración, después de meses de guardarlo en la nevera mientras nos presentábamos a festivales hoy por fin podemos anunciar que ya está liberado completo el documental ‘Runa Kuti, indígenas urbanos’ para que cualquiera pueda verlo y compartirlo, para que su historia y su mensaje lleguen a la mayor cantidad de personas posible.

Lo hemos subido a Vimeo en una versión de baja calidad, y le hemos activado la posibilidad de descarga, así que si querés podes verlo online o descargarlo. Nuestra mayor satisfacción es que este trabajo ayude a mostrar la realidad indígena de Buenos Aires al mundo, así que si lo podés compartir por cualquier red social o email a tus contactos nos harás un gran favor.

Sot festojmë, pas muajve të tërë të mbajtjes së filmit në frigorifer, derisa e prezentonim nëpër festivale, sot më në fund mund të njoftojmë se filmi dokumentar ‘Runa Kuti, autoktonët urbanë’ është në dispozicion të të gjithë atyre që dëshirojnë ta shohin dhe ta përbashkojnë atë, në mënyrë që tregimi dhe porosia e tij të arrijnë deri te një numër sa më i madh i njerëve.

Një version të dokumentarit me kualitet më të dobët e kemi vendosur në Vimeo, dhe e kemi aktivizuar opsionin për shkarkim, që të mund ta shihni onlajn ose ta shkarkoni në qoftë se dëshironi. Kënaqësia jonë më e madhe është se kjo vepër do të mundësojë që bota ta shohë gjendjen reale të popullatës indigjene në Buenos Aires, kështu që nëse mund ta përbashkoni nëpërmjet cilitdo rrjet social ose e-mail-it me kontaktet tuaja, do të na bënit një shërbim të madh.

Trejleri i këtij dokumentari tashmë është në dispozicion me përkthim në gjuhën angleze dhe autorët shpresojnë se njerëzit do të ndihmojnë për ta përkthyer tërë dokumentarin:

http://vimeo.com/37754616

Ky postim është pjesë e mbulimit tonë special të të drejtave indigjene.

Start the conversation

Authors, please lajmërohu »

Guidelines

  • All comments are reviewed by a moderator. Do not submit your comment more than once or it may be identified as spam.
  • Please treat others with respect. Comments containing hate speech, obscenity, and personal attacks will not be approved.