Karolina Botero, avokate dhe promotore e Kriejtiv komons për Kolumbi, kërkonte nga blogerët dhe gjithë të tjerët që kanë qasje në kompjuter dhe internet për atë çka quhet “e drejta e pronësisë intelektuale” të shkruajnë letër të hapur e cila do të dërgohet deri në KONPES – Këshillit nacional për politikë shoqërore dhe ekonomike, dhe të shkruajnë kundra projekt-ligjit që më herët u’a dërgoi sekcioni për projektim nacional, në të cilat, modelet e reja të shpërndarjes së njohurive të cilat mundësojnë alternative të politikave tradicionale për “mbrojtja dhe zbatimi” janë tërësisht të injoruara.
Sipas shkrimit të Karolina Botero, Digjital kalçër është i injoruar në dokumentin e pronësisë intelektuale në KONPES [es] dhe ajo sqaron se si sekcioni për planifikim nacional plotësisht i parashikoi ndidhitë më të reja përreth distribuimit të mediave digjitale, dhe në veçanti përmendi rastet të cilat nuk ishin marrë parasysh gjatë kërkimit të kryer nga sekcioni i planifikimit nacional.
Con el documento que se presentará este mes para aprobación en el CONPES estamos adoptando como modelo de desarrollo el de “protección y observancia” del modelo tradicional de derecho de autor, útil para un mundo de medios físicos (impreso, cinta, CD, etc.), pero que no es la única opción en entornos digitales ni en los negocios, y además, es excluyente para ciertos sectores.
Me dokumentin i cili këtë muaj do të dërgohet për miratim nga KONPES si model zhvillues, do të fitojmë modelin tradicional të “ mbrojtjes dhe zbatimit”, i vlefshëm në botën e mediave fizike (dokumente të shtypra, lenta, cd-ja, etj) por që nuk është opcion i vetëm në midiset ose bizneset digjitale, dhe i cili i përjashton lamitë e tjera.
Më shumë informata rreth kësaj letre dhe ligjit të propozuar mund të lexoni në icommons.org ku Karolina i krahason politikat e reja me karakteret e animuara “Kapetan kopirajt” në Captain Copyright rishfaqet në Kolumbi. Në pjesën e komenteve, ka diskutime përreth mbledhjes së gabuar të pyetjeve të këtilla si “pronësia intelektuale” dhe ndonjëri propozoj të krijohet parody me karaktere komike i cili i mbron të drejtat e autorëve, si parodia e Captain Copyright.
Të tre çështjet që u kërkuan nga KONEPS që ti merr parasysh janë: institucionet qeveritare të arsimit dhe kulturës të flasin për nevojat e tyre speciale dhe rgjimet juridike të kësaj teme, të përshijë shoqërinë civile të cilët mund të jenë të interesuar për këtë çështje, dhe të fillohet më përgatitjet e një dokumenti tjetër përreth aspekteve tjera të rgjimit të së drejtave të autorëve në rast të përmirësimit të këtij dokumenti të kufizuar.
Peticionin mund ta nënshkruani në këtë link[es].