Midis kujtimit dhe zemërimit: Haitianët përballen me një rritje të rrëmbimeve fatale

Pamje e marrë nga videoja për Evelyne Sincère, publikuar në kanalin e Tele Ginen në Youtube më 6 nëntor

Më 29 tetor, 22-vjeçarja Evelyne Sincère u rrëmbye pasi dha provimin e fundvitit dhe trupi i saj u gjet në lagjen “24 Delamas” të kryeqytetit Port-au-Prince të Haitit më 1 nëntor.  Lajmi për vdekjen e saj shkaktoi tronditje në të gjithë vendin, duke shtuar frikën për një rritje të rrëmbimeve dhe duke theksuar faktin se qeveria nuk po bënte sa duhej për të ndaluar rrëmbimet

Sipas Kombeve të Bashkuara, midis 1 Janarit dhe 31 Majit, Haiti pa një rritje me 200 përqind në numrin e rrëmbimeve të raportuara.  Midis rasteve të raportuara në policinë e Haitit ishin 57 meshkuj, duke përfshirë 11 minorenë dhe 37 femra femra, duke përfshirë 8 minorene.

Megjithatë, sipas Laënnec Hurbon, drejtor i kërkimit në shoqërinë kërkimore multidisplinare CNRS dhe profesor në Universitetin Shtetëror të Haitit, shifrat zyrtare të raportuara nuk kapin shtrirjen e plotë të çështjes.  Sipas mendimit të tij, Hurbon shprehet se jo më pak se  1,270 raste rrëmbimesh u rregjistruan në Haiti midis janarit dhe gushtit, gjë që shton afërsisht rreth 160 rrëmbime në muaj

Haitianët kërkojnë drejtësi

Dhjetë organizata femisiste, përfshirë Kay fanm, SOFA, dhe Neges Mawon, nënshkruan një letër të përbashkët  më 7 nëntor duke deklaruar se vrasja e Sincère nuk ishte një incident i izoluar, por rezultati i “një dështimi për të respektuar të drejtat e njeriut” e cila erdhi si pasojë e ‘’pandëshkueshmërisë dhe papërgjegjësisë së autoriteteve shtetërore’’.

Studentë nga shkolla e Sincères, ‘’Liceu Jacques Roumain’’, dolën në rrugë për të  kërkuar drejtësi  dhe ‘’denoncuan rritjen e rrëmbimeve në vend si dhe dobësinë e autoriteteve për të garantuar sigurinë e njerëzve’’.

Ceremoni përkujtimore për Sincère u organizuan në Port-au-Prince, ndërsa mediat sociale ishin plotë me mesazhe solidariteti.

Ish Presidenti Jocelerme Privert foli rreth vrasjes së Sincères , duke dënuar shtimin e pasigurisë e cila mbjellë pikëllim në familje dhe vret shpresën tek të rinjtë.

Gazetarja Sindy Ducrepin  komentoi në Twitter:

Një tjetër viktimë. Shumë lotë. Fajtorët mbeten përgjithmonë të lirë. Më shumë kujtime të zymta që nuk do të zhduken kurrë. Një etje për drejtësi e paarritshme.

— Sindy Ducrépin (@SindyDucrepin) 3 Nëntor, 2020

Një ndër homazhet publike:

Në nder të saj, influencuesit haitianë, miq dhe mbështetës janë mbledhur në vendin ku u gjet trupi i Evelyne Sincere, për të vendosur lule dhe për të bërë homazhe.????

pic.twitter.com/2QnaMfyJ6a

— Lunionsuite ?? (@LunionSuite) 6 Nëntor, 2020

Një tjetër homazh në formën e një arti mural në kujtesë të Evelyne Sincère:

Évelyne Sincere, fluturo lartë motra jonë #Haiti pic.twitter.com/f8HtwNktRW

— @HaitiMania #PetroCaribeChallenge (@HaitiMania) 6 Nëntor, 2020

Shumë njerëz shprehën trishtimin e tyre në Twitter:

Évelyne Sincère ?
Évelyne Sincère ?
Évelyne Sincère ?
Évelyne Sincère ?
Évelyne Sincère ?
Évelyne Sincère ?
Évelyne Sincère ?
Évelyne Sincère ?
Évelyne Sincère ?
Évelyne Sincère ?
Évelyne Sincère ?
Évelyne Sincère ?
Évelyne Sincère ?
Évelyne Sincère ?

— Thamzzz_The_CEO??‍???‍? (@thamzzz_luxury) 7 Nëntor, 2020

‘’Shtimi i njerëzve të armatosur, qarkullimi i pakontrolluar i armëve të jashtëligjshme dhe pasiguria në rritje prekin çdo aspekt të jetës në Haiti’’, shpjegon agjencia e lajmeve Ayibopost , që raporton se shifrat zyrtare vlerësojnë se 80 grupe të armatosura ishin aktive në Haiti në vitin 2019. Aktivitetet kriminale në vend gjithashtu mendohet të lehtësohen nga lidhjet  e qeverisë aktuale me këto grupe të armatosura. Rritjet e rrëmbime po ndodhin në një spektër më të gjerë të krimit, mosndëshkimit, paqëndrueshmërisë politike dhe krizës ekonomike.

Një mënyrë e re operimi për të rrëmbyer me sa duket është zhvilluar viteve të fundit në Haiti teksa bandat tani po sulmojnë  autobusë publikë. Viktimat e rrëmbimeve në Haiti shënjestrohen sipas shumës monetare që bandat mund të kërkojnë në këmbim të pengjeve.  Përgjithësisht të llogaritura në dollarë amerikanë, këto shuma parash mund të shkojnë deri në  500,000$, apo dhe 1 milion$.

Por viktimat e rrëmbimeve nuk janë gjithmonë ‘’njerëz të rëndësishëm’’.  “Njerëzit e thjeshtë, shitësit e rrugës, stafi i bankave, punëtorë, mësues, apo dhe djemtë e vajzat e familjeve të varfra” gjithashtu rrezikojnë të rrëmbehen, pretendon Laënnec Hurbon.

Madje, rrëmbyesit mund edhe të jenë pjesë e rrethit të brendshëm të viktimës dhe jo pjesë e një bande, siç ishte në rastin e Evelyne Sincère. Rrëmbyesit, ku përfshihej dhe i dashuri i viktimës, kishin kërkuar shumën e 100,000$, pasi ata besonin se familja e saj ishte e pasur, për në fund të negociatave, ata pranuan të merrnin një shumë prej 15,000$.  Nuk dihet nëse ata i morën paratë dhe Sincère u ekzekutua një ditë para se ajo të lirohej.  Tre të dyshuar janë arrestuar, një prej të cilëve iu dorëzua policisë nga një udhëheqës i famshëm bandash, Jimmy Cérisier.

Pasiviteti i autoriteteve të vendit përballë rrëmbimeve në Haiti është denoncuar, veçanërisht nga organizata:’’New England Human Rights Organization’’

Throughout the Port-au-Prince metropolitan zone and in provincial cities, citizens from all social backgrounds are prey to lawless armed bandits, going unmolested and, above all, unpunished.

Përgjatë zonës metropolitane dhe provinciale të Port-au-Prince, qytetarë nga të gjitha shtresat e shoqërisë janë pre e banditëve të rrezikshëm të armatosur, të cilët janë të paprekshëm dhe më e rëndësishmja, të pandëshkueshëm.

Opinioni publik e ka kritikuar Policinë Kombëtare të Haitit në mënyrën se si e ka trajtuar çështjen e Sincère. Një përdorues i Facebook, për shembull, akuzon policinë për mashtrim dhe inskenim të intervistës së vrasësve të dyshuar të Sincère. Në Twitter, ekonomisti dhe aktivisti politik Jeffsky Poincy denoncoi dështimin e policisë për të respektuar të drejtat civile dhe theksoi faktin se një intervistë publike u mbajt pa prezencën e avokatit të të dyshuarit.  Ai beson që mungesa e procesit të duhur për të dyshuarit është një simptomë e paqëndrueshmërisë së institucioneve dhe të ligjeve.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.