See all those languages up there? We translate Global Voices stories to make the world's citizen media available to everyone.

Rising Voices kërkon propozim-projekte për popullarizim të mediave sociale

Afati i fundit për aplikim: E premte, 4 shkurt 2011 deri në 23:59

Kanë kaluar mbi tre vjet që kur Rising Voices filloi me një qëllim të thjeshtë: të ndihmojë në sjelljen e zërave të rinj nga komunitetet më pak të përfaqësuara, në bisedën globale duke i shfrytëzuar mediat sociale. E kemi arritur një gjë të tillë duke ofruar mikro-grante, si dhe përkrahje teknike dhe mentorim për komunitetet që i kanë fituar ato grante. Që nga gara e parë për mikrogrante që u shpall në maj të vitit 2007, kemi ofruar financim fillestar për 24 projekte nga e gjithë bota për t'i shndërruar idetë e tyre në realitet. Llojllojshmëria e projekteve të financuara e ka bërë Rising Voices një vend unik në ueb për të pasur pamje të dorës së parë në vende të ndryshme të botës, siç janë Tamatave, Madagaskar dhe Ulanbator, Mongoli, nëpërmjet shkrimeve të këtyre bloguesve.

risingvoices1.jpgDuke filluar nga 11 janari 2011, Rising Voices e shpall rundin e fundit të financimit nëpërmjet mikrogranteve dhe tani pranon projekt-propozime nga organizatat joqeveritare (OJQ-të) ose individë, për financim deri në 4,000 dollarë amerikanë për popullarizim të projekteve anembanë botës. Aplikuesit idealë do të jenë ata që do të paraqesin propozime inovative dhe të detajuara për t'ua mësuar teknikat e mediave sociale komuniteteve më pak të përfaqësuara, të cilët nuk mund t'i zbulojnë dhe të përfitojnë nga veglat siç janë blogimi, video-blogimi, apo podkastingu.

Kush mund të aplikojë

Kjo mundësi e financimit është e hapur edhe për OJQ-të edhe për individët. Megjithatë, poqese ndonjë OJQ nuk ka trajnues me përvojë për mediat sociale në kuadër të të punësuarve të tyre, është shumë me rëndësi që të kërkojnë bashkëpunim me komunitetin lokal të bloguesve për ta gjetur trajnuesin (trajnuesit) përkatës me shkathtësitë e nevojshme. Nga ana tjetër, poashtu do të ishte shumë e dobishme për aplikuesit individualë, të krijojnë partneritet me ndonjë OJQ ekzistuese nga komunitetet të cilëve planifikojnë t'u shërbejnë me qëllim që të rritet ndikimi i projektit.

Cilat lloje të projekteve mund të financohen

Rising Voices kërkon prokjekt-propozime që kanë mision të ngjashëm me ne – sjelljen e zërave nga komunitetet e reja, si dhe të grupeve gjuhësore më pak të përfaqësuara në bisedën globale onlajn, duke i shfrytëzuar mediat sociale. Aktivitetet primare të projektit, duhet të ofrojnë punëtori trajnimi për përdorim të mediumeve qytetare për komunitetet që janë cak i projektit, si dhe përkrahje dhe mentorim të vazhdueshëm për pjesëmarrësit. Ju lutemi shiheni listën tonë të projekteve aktuale dhe atyre alumni që kani fituar grante, për të parë shembuj të projekteve të financuara më parë.

Shembuj të projekteve potenciale përfshijnë:

  • Distribuimi i video kamerave të vogla për banorët lokalë me qëllim që t'u ndihmoni që t'i identifikojnë dhe t'i dokumentojnë problemet e mjedisit të zonës së tyre dhe të propozojnë zgjidhje.
  • Krijimi i partneritetit me ndonjë bibliotekë lokale që ka laborator kompjuterik, për t'i trajnuar të rinjtë se si ta inçizojnë dhe si ta dokumentojnë historinë e lagjes së tyre lokale duke shfrytëzuar mp3 inçizues për t'i intervistuar pleqtë lokalë.
  • Organizimi i punëtorive për blogim për zanatçinjtë lokalë për t'u ndihmuar që ta promovojnë punën e tyre onlajn, por gjithashtu ta tregojnë tregimin dhe historinë e punëve të tyre të dorës.
  • Distribuimi i kamerave digjitale që kushtojnë 10 dollarë, dy grupeve të ndryshme në lagje të ndryshme dhe krijimi i grupit në Flickr, ku ata do të mund t'i shkëmbenin perspektivat për qytetin e tyre nëpërmjet fotografive të tyre.

Procesi i aplikimit

Aplikuesit e interesuar duhet ta kompletojnë formularin për aplikim onlajn (linku këtu), i cili poashtu duhet të përmbajë edhe buxhet të detajuar. Poqese dëshironi t'i shkarkoni pyetjet e aplikacionit që t'i plotësoni oflajn dhe më vonë t'i vendosni në Internet, ju lutemi shkarkoni dokumentin tekstual këtu (në format PDF). Edhepse ne i mirëpresim dhe i inkurajojmë projektet nga të gjitha këndet e botës, të gjitha aplikacionet duhet të plotësohen në gjuhën angleze.

Grantet e Rising Voices do të sillen prej 2,000 deri në 4,000 dollarë amerikanë. Ju lutemi që gjatë përpilimit të buxhetit të jeni sa më të qartë, specifikë dhe realistë. Aplikuesit inkurajohen të dorëzojnë buxhete më të vogla se sa maksimumi prej 4,000 dollarëve amerikanë, pasiqë grantet më vogla na mundësojnë që të financojmë më shumë projekte.

Afati i fundit për aplikim është 4 shkurt 2011 deri në ora 23:59. Të gjithë aplikuesit do ta pranojnë një e-mail që do ta konfirmojë se e kemi pranuar propozimin tuaj. Propozimet do të shqyrtohen nga një komitet i përbërë prej stafit të Global Voices dhe vullnetarëve, si dhe anëtarë të projekteve të financuara më parë nga Rising Voices. Fituesit e granteve do të shpallen më 27 shkurt 2011.

Pritjet nga fituesit e suksesshëm të granteve

Projektet e suksesshme do të jenë pjesë e rëndësishme e rrjetit të Global Voices. Nga fituesit e granteve do të kërkohet që të nënshkruajnë marrëveshje për shfrytëzim të grantit, ku do të definohen aspektet e kontabilitetit, raportimit si dhe çështje dhe kushte të tjera sa i përket asaj se si do të shpërndahen fondet. Nga fituesit e granteve poashtu do të kërkohet të postojnë azhurime të rregullta të projektit në ueb-faqen e Rising Voices, të jenë në kontakt të rregullt me të punësuarit e Rising Voices, si dhe të marrin pjesë në mënyrë aktive në komunitetin e Rising Voices.

Lirisht mund të parashtroni pyetje në seksionin për komente më poshtë, ose duke dërguar e-mail në eddie [at] globalvoicesonline [dot] org.

Start the conversation

Authors, please lajmërohu »

Guidelines

  • All comments are reviewed by a moderator. Do not submit your comment more than once or it may be identified as spam.
  • Please treat others with respect. Comments containing hate speech, obscenity, and personal attacks will not be approved.