Kilianët janë befasuar nga ditët me re në mes të janarit – moti jo i zakontë për sezonin veror të vendit. Anomalia u shkaktua nga tymi që vinte nga zjarret e Australisë, i cili arriti në Amerikën e Jugut javën e kaluar, raporton BBC. Kili, Uruguaji, Argjentina dhe Brazili përjetuan këtë fenomen.
Në Australi, gati 6.000 km² tokë është djegur pasi zjarret sezonale u intensifikuan nga ndryshimi i klimës. Zjarri mori jetën e 27 njerëzve dhe sipas një vlerësimi, më shumë se një miliardë kafshë ngordhën. Sapo tymi i flakëve arriti në stratosferën e poshtme, ajo arriti të udhëtojë 12000 kilometra gjatë gjithë rrugës për në Kili. Smogu që arriti në Amerikën e Jugut nuk është i rrezikshëm për shëndetin e popullatës, ndryshe nga Australia.
Qendra meteorologjike e Kilit ndau fotografi që tregojnë shtegun e tymit në Oqeanit Paqësor:
En la imagen (RGB Color Verdadero del GOES-16) se aprecia el humo (color café tenue) proveniente de los incendios forestales de Australia. El humo ha sido transportado por el flujo de aire hasta Chile y Argentina #humo #incendiosforestales #AustralianBushfire pic.twitter.com/hutnrX6hWP
— MeteoChile (@meteochile_dmc) January 6, 2020
Imazhi (RGB Ngjyra e Vërtetë e GOES-16) tregon tymin (kafe të lehtë) nga zjarret e Australisë. Tymi erdhi nga fluksi i ajrit deri në Kili dhe Argjentinë.
Sipas gazetës kiliane La Tercera, qielli i kryeqytetit Santiago ishte i mbuluar nga një re që shkaktoi një rënie të lehtë të temperaturave.
Kështu dukej qielli në Valizas, Uruguaj. Gazetari Alberto Siva e ndau këtë fotografi dhe shpjegoi se tymi ndryshoi ngjyrën e perëndimit të diellit, siç konfirmohet nga Instituti i Meteorologjisë Uruguaiane (INUMET).
Un mundo totalmente #globalizado…
El #INUMET confirma que el especial color del sol en su puesta, es debido al humo de los #ncendios en #Australia.
Lo mismo que ocurrió en Chile y Argentina llegó a Uruguay y quedó plasmado en esta foto en #Valizas sobre el monte del arroyo…. pic.twitter.com/DEAuRRWchf— Alberto Silva (@albertosilvauy) January 9, 2020
Një botë krejtësisht e globalizuar …INUMET konfirmon se ngjyra e veçantë e perëndimit të diellit është për shkak të tymit nga zjarret në Australi. Ajo që ndodhi në Kili dhe Argjentinë mbërriti në Uruguai dhe u kap në këtë foto në Valizas…
Dhe kjo është se si dukej Buenos Aires dhe Patagonia gjatë perëndimit të diellit:
Atardecer “rojizo” en Buenos Aires, provocado por el humo de los incendios de Australia.
@SMN_Argentina pic.twitter.com/729LmDXeKF
— GaboAir (@GaboAir) January 6, 2020
Perëndimi në Patagonia
Njerëzit kanë ndarë edhe mendimet e tyre për këtë fenomen. Ramiro Diez shkroi në Twitter se si ndërlidhen çështjet ekologjike në të gjithë botën:
Una delicada nube de humo cubre parte de Chile y Argentina. Proviene de los incendios de Australia. En ecología nada le pasa “al otro.” En ecología todo nos pasa a todos. En ecología no existen fronteras.
— RAMIRO DIEZ (@ramirodiez) January 9, 2020
Një re delikate tymi mbulon një pjesë të Kilit dhe Argjentinës. Ajo vjen nga zjarret në Australi. Në ekologji asgjë nuk ndodh me “tjetrin”. Në ekologji gjithçka ndodh me të gjithë ne. Në ekologji nuk ka kufij.
Nano Stern, një muzikant kilian, postoi në Twitter ndjenjën e tij të dëshpërimit se si disa njerëz mohojnë ngrohjen globale:
? ? ? ?
Hasta Chile llega el humo
de los incendios de Australia…
Vivimos la represalia
del planeta y su consumo.
De pensarlo, yo me abrumo:
El mundo se esta quemando
y algunos siguen negando
que la tierra se calienta.
¿Será que esa gente mienta
hasta que se esté ahogando?— Nano Stern (@nanostern) January 6, 2020
Tymi mbërriti në Kili
Nga zjarret në Australi…
Ne po jetojmë hakmarrjen
të planetit dhe konsumin e tij.
Jam mbingarkuar duke menduar për këtë:
Bota po digjet
dhe disa vazhdojnë të mohojnë
se toka po ngrohet.
A mund të ndodhë që këta njerëz gënjejnë
derisa të mbyten?
Ndërkohë, më shumë se 30 000 njerëz në Sidnei, Australi, protestuan kundër qeverisë së tyre për trajtimin e krizës së zjarreve dhe kërkuan më shumë masa për klimën të dielën, 12 Janar 2020.