See all those languages up there? We translate Global Voices stories to make the world's citizen media available to everyone.

Bota arabe: Një vit në fotografi – Përzgjedhja e autorëve tanë

Që kur Mohamed Bouazizi, një shitës i ri tunizian i frutave i vuri flakën vetes në qytetin e vogël të Sidi Bouzid në dhjetor 2010, një valë e protestave të papara popullore po e përfshin botën arabe. Rajoni ka parë ngjarje të papara që askush nuk do ta imagjinonte ndonjëherë që do t'i dëshmonte në jetë.

Tre diktatorë arab janë përmbysur, disa të tjerë u detyruan të përfshihen në reforma, përderisa në vende tjera kundërvënia po dëshmon të jetë e dhimbshme dhe e përgjakur.

Sido që të jetë, 2011 duket të mbetet i gdhendur në historinë e botës arabe si viti kur njerëzit filluan të ngriten kundër regjimeve të tyre shtypëse.

Kur ne i themi lamtumirë vitit 2011 dhe shikojmë drejt vitit 2012, i kërkuam autorëve tanë të ndajnë me ju fotografitë që sipas tyre kanë shënuar vitin e kaluar në shtetet e tyre përkatëse. Pëzgjedhja në vazhdim paraqet zgjedhjet e tyre.

Tunizia

Foto nga Talel Nacer, e përdorur me leje

Më 14 janar 2011 mijëra protestues u mblodhën afër ndërtesës së Ministrisë së Brendshme në Tunis duke kërkuar rënien e regjimit të diktatorit Zeine El Abidine Ben Ali. Më vonë, në të njëjtën ditë, Ben Ali u largua për në Arabinë Saudite.

Afef Abroughi

Siria

Autori i panjohur

Një porosi e fuqishme nga “qyteti i pushtuar i Kafar Nabel”, Siri.

Leila Nachawati

Liban

Foto nga KrikOrion, e përdorur me leje

Edhe pse Libani nuk ka kaluar revolucion në vitin 2011, Toka e Kedërve u ndikua shumë nga zhvillimet dhe trazirat në zonë. Por për libanezët është kostoja e jetesës ajo që po i besdis ata më së shumti. Pas çdo rritjeje të pagës nga qeveria dhe madje para se plani të miratohet nga parlamenti, çmimet rriten jashtëzakonisht.

Thalia Rahme

Palestinë

F

Foto nga Jillian C. York, e përdorur nën lejen CC (CC BY-NC-SA 2.0)

Palestinë: “Marshojmë të Bashkuar Drejt Lirisë”

Jillian C. York

Jemen

E drejta e autorit Shohdi Al-Sofi, e përdorur me leje

Marshet paqësore masive të Jemenit që nuk u ndalën kurrë përgjatë vitit janë një dëshmi e qëndrueshmërisë dhe elasticitetit të jemenasve dhe dëshmon së fundi, si shkrimet në reklama, se “fitorja është e popullit”.

Noon Arabia

Bahrein

Fotografi e postuar në Twitter nga @almakna

Fotografia e mësipërme, e shpërndarë nga @almakna në Twitter, tregon fushat që thuhet të jetë hedhur gaz lotsjellës nga autoritetet bahreine për një natë. Në atë ditë të veçantë, vet mua mu mor fryma nga gazi lotsjellës, duke kaluar natën dhe ditën në vazhdim dhe duke përcjellë cicërimat dhe ankesat nga përdoruesit e Twitter nëpër gjithë vendin.

Amira Al Hussaini

Foto e postuar në Twitter nga @SanabisVoice

Kjo fotografi, nga Sanabis Voice, tregon kutitë e zbrazëta të gazit lotsjellës, të mbledhura në një zonë të vogël, për një ditë. Fotografi të tilla gjenden me bollëk në internet, të shpërndara nga përdoruesit e internetit në faqet e rrjeteve sociale, dhe tregojnë një ngjarje që po rindodh për 11 muaj – një ngjarje për të cilën bota nuk kujdeset dhe aq.

Amira Al Hussaini

Egjipt

Foto nga rouelshimi, e përdorur nën lejen CC (CC BY-NC-SA 2.0)

25 janar, vala e parë e protestuesve shkojnë në sheshin Tahrir. Është lindja e revolucionit.

Tarek Amr

Marok

E drejta e autorit Amine Hachimoto. E përdorur me leje.

Vajza e vogël që po ngre sytë drejt Supermenit maroken që është ndalur para parlamentit duket që po pyet veten nëse ai mund të fluturojë. Mbase ai është një ultranacionalist që po përpiqet të arrijë diçka? Ose është mbështetës i grupit pro-reformave 20 Shkurti? Në të vërtetë kjo nuk ka rëndësi. Sepse prapa kësaj fotoje të mahnitshme nga Amine Hachimoto qëndron një realitet i ri në Marok: 2011 është viti kur rruga është bërë teatri i shprehjes jo të dhunshme politike. Diçka që duket të vazhdojë në vitet që vijnë.

Hisham Almiraat

Start the conversation

Authors, please lajmërohu »

Guidelines

  • All comments are reviewed by a moderator. Do not submit your comment more than once or it may be identified as spam.
  • Please treat others with respect. Comments containing hate speech, obscenity, and personal attacks will not be approved.