Ky postim i nënvizon dy temat e fundit më të përfolura për blogosferën sudaneze.
Të fillojmë me gazetarin sudanez nga Al Xhezira, Sami al-Haxh i cili u çlirua nga Gvantanamo Bej, ku u mbajt 6 vite pa gjykim.
Eman ishte dukshëm i lumtur:
إنتو حاسيـــن بالأنا حاسة بيهه؟؟
هل إنتو مبسوطيــــن زيي كدة؟؟؟
Drima për situatën tha si në vijim:
Unë kam një qëndrim të rëndomtë për situatën. Lejoni njeriut një gjykim të drejtë edhe nëse është fajtor, burgosnja sa më gjatë që është e mundur. Nëse ai është i pafajshëm, çlironja sa më shpejtë që mundet. Ajo është. Pikë. A është kjo kërkesë e madhe?
Amjad shkroi postim për çlirimin e Sami, por pastaj e fshiu për arsye të panjohura, e shpallur më poshtë:
Unë dua vetëm të tregoj se postimi me intervistën e Sami al-Haxh, të cilin e vendosa para dy sitëve, është i fshirë. Postimi ka marr kahje tjetër nga a ii cili ishte i postuar dhe për këtë arsye vendosa se do të jetë më mirë që ta fshij për ti ikur asaj rruge.
Ne besojmë se Sami al-Haxh ishte i çliruar në bazë humanitare dhe të gjithë duhet të shpresojmë se e gjithë bota jeton në paqë pa dallim race, besimi dhe politike.
Ju falënderit. 🙂
Dana, njëjtë si Eman, ishte e lumtur që kur i dëgjoi lajmet për çlirimin:
Sami al-Haxh është çliruar… pas 6 vitesh burgim në Gvantanamo Bej
Nuk kam qenë kështu e lumtur për një kohë
Tani, të hudhemi në lajmin eë sulmit në Kartum, kryeqytetit të Sudanit. Drima paraqiti postim me reportazh të plotë të situatës:
Grupi rebelues Lëvizje për drejtësi dhe barazi në Darfur bëri sulm në Kartum para më pak se dy ditë, por ishte ndaluar në periferi të qytetit nga forcat e armatosura sudaneze. Ajo ishte betejë e madhe, e cila përfshinte helicopter dhe bombardime ajrore.
… Kishte shumë mendime të përziera dhe të nxehura nga sudanezët për këtë lëvizje të guximshme me atë që disa (më shpesh Sudanezët jugor dhe disa njerëz nga Darfur) fuqishëm e përkrahën, ndërsa të tjerë ishin kundra.
Unë reptësishtë e dënoj sulmin. Shtetet e Bashkuara dhe UN gjithashtu e dënuan. Më vjen mirë që ata qartë thanë se nuk do të pranojnë sjellje të këtillë. I thyen të gjitha mundimet për implementimin e marrëveshtjes gjithpërfshirëse për paqe dhe gjetjen politike të zgjidhjes për Darfurin.
Andri Hevens, shkrimtar i pavarur nga Kartumi bëri list për arsyet e mundshme të sulmit:
- PR e gjakosur vendosi në media të promovojë Lëvizjen për drejtësi dhe barazi (LDB)
- Hakmarrje – ti përcjell vuajtjet e Darfurit në Kartum
- Poshtërim i Kartumit dhe paraqitj e vrimave në sistemin mbrojtës
- Hakmarrje prej Çad për të dy sulmet armiqësore në Kartum ndaj N’Xhamena
- Lëvizje e tërbuar, udhëheqës ushtarak i dëshiruar për qeverisje
- Lëvizje për të dalë nga rrugë qorre në procesin e paqës në Darfur, të ashtuquajtur Operacioni Longarm
- Tërheqje e vëmendjes për derisa LDB përgatitet për ofensivë në El Genea
- Sulm i vërtetë
- Fazë e parë e sulmit për testim të përkrahjes në mes ushtrisë dhe policisë
- Për të krijuar kaos në kryeqytet, i cili do të dërgon deri në rrëzimin e shtetit
Kizi kërkoi tërheqjen e qeverisë!
Rebelët janë në kryeqytet. Po, civilë të pafajshëm do të vdesin, ndërsa shkatërrimi i kryeqytetit në asnjë mënyrë nuk do të ndihmon në krizën e Darfurit, por do të ndodhte… herët apo vonë.
Çka të bëjmë?
Tani na duhet qeveri e përkohshme, Bashir patjetër të tërhiqet!
Dorëzoje qeverisjen në qeverinë e përkohshme për vitin e ardhshëm, dhe deri të zgjedhjet e vitit 2009.Nëse qeveria nuk e ka kuptuar këtë seriozisht dhe nuk e ka implementuar marrëveshtjen për paqë me Darfurin, i gjithë vendi do të shembet.
Nëse bashkia internacionale e shqetësuar kujdeset për Sudanin, atëherë duhet të bëjë shtypje ndaj qeverisë për tu tërhequr.
Ajo gjithashtu i paraqiti këta fotografi nga pasojat e sulmit:
Në ndërkohë, XhonAkes shpalli postim të gjatë për paqen në Sudanin Jugor.