Dijetari saudian Dr Mohamed Alabdulkarim u arrestua pas publikimit të një artikulli për efektivitetin e rregullimit politik brenda familjes mbretërore [arabisht]. Dijetari ka doktoraturë për Rregullat islame dhe jep mësim në Universitetin islamik El-Imam Muhamed ibn Saud. Artikulli nuk ishte artikull i parë i tij, pasiqë ai ka shkruar edhe disa artikuj të tjerë ku diskuton për çështjet politike në komunitetin saudian.
Arrestimi
Sipas faqes së përkrahësve të tij në Facebook, Dr. Alabdulkarimi ai ia ka përcjellur pritjet e tija që të arrestohet mikut të tij Abdullah Almalkit, pas publikimit të artikullit dhe para arrestimit të tij.
Raportuesit pa kufij thekson se Dr. Alabdulkarimi ishte arrestuar në shtëpinë e tij nga katër njerëz, pa fletëarrest, më 5 dhjetor, 12 ditë pas publikimit të artikullit të tij.
Lironi Dr Alabdulkarimin
Si reagim ndaj arrestimit, mediumet sociale ishin të mbushura me thirrje për lirimin e dijetarit. Si përgjigje ndaj arrestimit u krijuan dy faqe me përkrahës në Facebook. Ato janë: “Free Dr.Alabdulkarim (Lironi Dr. Alabdulkarimin)” dhe “We are all Mohammed Abdulkarim (Të gjithë jemi Mohamed Abdulkarim).” Edhe më tepër, në Twitter shtesa #FreeDrAbdulkarim (LironiDrAbdulkarimin) u shfrytëzua për të ftuar për lirimin e tij. Shumë kontribute për bloge u shkruan, ku kërkohej lirimi i tij. Më poshtë janë disa nga reagimet.
Bloguesi Talaf parashtron pyetje për shtetin e tij:
Nga Twitter-i, Abdulrahman Elnasri, është i gatshëm për t'u arrestuar, poashtu për shkak të mbështetjes së shtetit të tij:
Nga faqja e përkrahësve të dijetarit, Khaled Elhuxhuri komenton:
لم يعطونهم هامشا من الحرية ثم يعتقلون هذا الهامش؟
لقد أصبحت حياة الناس تبعا لأمزجة البعض ،، تضيع سنوات من عمرك لا بأس بذلك ،، فهي ليست ملكا لك ،، هي ملك لغيرك
كان الله في عونك أخونا محمد ,, فنحن لا نملك غير الكلام ، وأخشى أن يصادر
Pse u japin një hapësirë të vogël të lirisë, e pastaj ua marrin edhe atë?
All-llahu qoftë me ty vëlla Mohamed. Nuk kemi ç'të të ofrojmë tjetër pos fjalëve tona, dhe kemi frikë se edhe këto mund të na merren.
Në fund, Nofah pyetej për fatin e Dr. Alabulkarimit, dhe se a do ta kalonte pjesën tjetër të jetës së tij në burg, sikurse edhe shumë të burgosur politikë: