See all those languages up there? We translate Global Voices stories to make the world's citizen media available to everyone.

Pakistan: Kartelat e dëshpërimit

Guvernatori i Panxhabit Salman Tasir u distribuon Kartela Vatan viktimave të vërshimeve. Fotografia nga shfrytëzuesi i Flickr, Salman Tasier. CC BY-NC-SA

Tregimet për keqmenaxhimin e donacioneve të mbledhura për të ndihmuar vërshimet në Pakistan janë raportuar në masë të madhe. Jo vetëm kjo, poashtu janë vënë në pyetje edhe metodat e distribuimit të ndihmave dhe shfrytëzimi i këtyre fondeve për qëllime të tjera. Një fushatë e tillë diskutabile është programi “Kartela Vatan” (përkthimi fjalë për fjalë do të ishte Kartela Kombëtare apo Kartela Shtetërore), në kuadër të të cilit do të lëshoheshin në përdorim dhe do të distribuoheshin kartela debitore elektronike VISA tek viktimat e vërshimeve. Zgjidhja mund të duket shumë e thjeshtë, mirëpo ajo ka shumë komplikime dhe vështirësi.

Jo vetëm përdorshmëria, por edhe dhënia e këtyre kartelave ka qenë e shoqëruar me vështirësi. Taha KeharPak Tea House shkruan:

Në muajin tetor, ka pasur shumë kontroverza që ndërlidhen me dhënien e Kartelave Vatan. Është bërë shumë e vështirë për të marrë një Kartelë Vatan. Tendencat për keqpërdorim nga grupe kriminale janë shtuar, dhe si rezultat i kësaj organet policore janë detyrar të ndërmarrin veprime ekstreme. Ngjarjet që çuan në vdekjen e një njeriu, kur policia ndërmorri një aksion duke i përdorur shkopinjtë e gomës në rajonin e Shehr Sulltanit në Panxhabin jugor, i ilustron anët ekstreme të një reagimi të tillë.

Dhe për ta përkeqësuar situatën edhe më shumë, ka pasur raportime për shitje të Kartelave Vatan siç informon Tazeen The Pak Spectator blog:

Burime në Nadra thanë se hulumtimi i kujdesshëm i transaksioneve në bankomate (ATM) me shfrytëzim të Kartelave Vatan tregoi se në disa raste, janë tërhequr para kesh nga bankomatet (ATM) në qytetet e mëdha që ishin shumë larg nga zonat e personave të cilëve u ishin dhënë kartelat.

Burimet thonë se një numër mjaft i madh i Kartelave Vatan janë shitur dhe qeveria ka filluar hetim të një niveli të lartë për këtë çështje. Kishte raportime se shumë njerëz i kanë shitur Kartelat e tyre Vatan për  25,000 deri në 30,000 rupi pakistanezë në Rahimjar Kan, Muzafargarh, Xhakobabad dhe në zona të tjera të brendshme të rajonit Sindh.

Poashtu ka pasur raportime dhe gumëzhime nëpër mediumet sociale për atë se qeveritë e provincave i kanë bllokuar Kartelat Vatan për t'i përdorur  për qëllime të veta. Shkrimtari Marvi Sirmed, bën shtytje për një hetim të mirëfilltë:

I ftoj disa raportues të shenjtë të hetojnë se pse deputetët e Panxhabit po përpiqen t'i bllokojnë Kartelat Vatan, siç bënë me formularet BISP?

Duket se shumica e projekteve që janë inicuar për viktimat e vërshimeve, në fakt po u sjellin përfitime palëve të ndryshme të përfshira në to. Edhe po ta konsideronim se dhënia e Kartelave Vatan të llojit VISA për shfrytëzim nëpër bankomate (ATM), njerëzve që kanë qenë të ndikuar nga vërshimet, të cilët vështirë se kanë qasje në bankomate, është ide e mirë, duhet të pranojmë se menaxhimi i saj ishte katastrofal.

Gjëja më e keqe është se dëshpërimi në mesin e viktimave të vërshimeve është aq i madh sa që i detyron ata që të bëjnë çfarëdo që të jetë për të siguruar ushqim dhe mallra të tjera nga ndihmat.

Start the conversation

Authors, please lajmërohu »

Guidelines

  • All comments are reviewed by a moderator. Do not submit your comment more than once or it may be identified as spam.
  • Please treat others with respect. Comments containing hate speech, obscenity, and personal attacks will not be approved.