Që nga fillimi i Operacionit Al-Aksa në tetor 2023, gjigantët e mediave sociale kanë heshtur në mënyrë aktive narrativat pro-palestineze. Ata përdorën disa taktika, duke përfshirë pezullimin e llogarive të gazetarëve dhe mediave kryesore pa një njoftim paraprak ose shpjegim të qartë.
Më 13 tetor, gjiganti i teknologjisë Meta, pronar i Facebook, Instagram dhe WhatsApp, njoftoi veprime që synojnë heqjen e “lavdërimit dhe mbështetjes thelbësore” të Lëvizjes së Rezistencës Palestineze (Hamas), organizatës politike dhe ushtarake që qeveris Gazën.
Në mënyrë të ngjashme, X (dikur Twitter) fshiu disa llogari që pretendonte se ishin “të lidhura me Hamasin” për të frenuar përmbajtjen “e dhunshme dhe të gjuhës së urrejtjes” në internet.
TikTok gjithashtu lajmëroi mbylljen e 24 milionë llogarive globale që nga 7 tetori, për shkelje të politikave të tyre për dhunën, gjuhën e urrejtjes, dezinformimin dhe terrorizmin.
Më 2 nëntor, zyrtarët izraelitë konfirmuan se Facebook, Instagram dhe TikTok i janë përgjigjur 92 për qind të kërkesave të tyre për të hequr përmbajtjen rreth Palestinës.
Megjithatë, shumë përdorues të mediave sociale, Facebook dhe Instagram, raportuan censurë të përmbajtjes së tyre pro-palestineze, edhe pse nuk mbështesnin Hamasin.
We just had a video removed immediately upon publication on @instagram. The platform claimed it contained “praise or support” of “people and organizations we define as dangerous.” The video did nothing of the sort.
It was a video report – from our journalists – about increased… pic.twitter.com/F7FBWalrz1
— Mondoweiss (@Mondoweiss) October 28, 2023
Sapo na u hoq një video menjëherë pas publikimit në @instagram. Platforma pretendoi se përmbante “lavdërime ose mbështetje” të “njerëzve dhe organizatave që ne i përcaktojmë si të rrezikshme”. Videoja nuk ka një gjë të tillë.
Një rast i tillë përfshin Motaz Azaiza, një fotoreporter palestinez, që ka dokumentuar imazhe dhe video në kohë reale të bombardimeve izraelite në Gaza që nga 7 tetori.
Meta pezulloi llogarinë e tij pasi postoi një video më 12 tetor që përshkruante pasojat e një bombardimi izraelit në lagjen e tij – kampin e refugjatëve Deir al-Balah, ku u vranë në mënyrë tragjike të paktën 15 anëtarët e familjes së tij, kryesisht gra dhe fëmijë.
Në video, Azaiza fillimisht drejtoi kamerën te vetja, dukshëm i shqetësuar, përpara se të zbulonte një skenë rrëqethëse: një ndërtesë të shkatërruar, një njollë gjaku dhe një fqinj që mban trupin e pajetë të një fëmije.
Pas reagimit të përdoruesit, Instagram riktheu llogarinë e Azaiza një ditë më vonë.
Eye on Palestine (Syri në Palestinë), një llogari në Instagram me mbi 7 milionë ndjekës, raporton çdo ditë mbi abuzimet e Izraelit në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Gaza. Pavarësisht nga roli i tij vendimtar në raportimin e agresionit të Izraelit në Gaza, llogaria u përball me censurë të rreptë, duke penguar mbulimin e krimeve të luftës, shkeljen e të drejtave të njeriut dhe shkatërrimin, bombardimet intensive dhe shënjestrimin e civilëve të Gazës.
Postimet nga Eye on Palestine qarkullojnë gjerësisht dhe ripostohen nga mijëra vetë në Instagram, duke theksuar ndikimin e gjerë të censurës. Në një deklaratë, personi që ka llogarinë shpjegoi se faqja ishte mbyllur përkohësisht për shkak të raporteve të vazhdueshme dhe çështjeve teknike. Meta fillimisht përmendi ‘shqetësimet e sigurisë në lidhje me një përpjekje të mundshme hakerimi‘, por më vonë riktheu profilin pas komunikimit me pronarët dhe një reagimi të ashpër nga aktivistët.
Defektet përdoren për të fshehur moderimin e njëanshëm dhe zbatimi më rreptësisht nga ç'duhet i politikave
Gjatë tre javëve që nga fillimi i luftës, ka pasur një rritje të lënies në hije të profileve, një formë censure që kufizon dukshmërinë e përmbajtjes që mbështet palestinezët, pa njoftuar përdoruesit.
After posting an Instagram story about the war in Gaza yesterday, my account was shadowbanned. Many colleagues and journalists friends have reported the same. It’s an extraordinary threat to the flow of information and credible journalism about an unprecedented war…
— Azmat Khan (@AzmatZahra) October 15, 2023
Pasi postova në Instagram për luftën në Gaza dje, llogaria ime u la në hije. Të njëjtën gjë kanë raportuar edhe shumë kolegë dhe miq gazetarë. Është një kërcënim i jashtëzakonshëm për rrjedhën e informacionit dhe gazetarisë së besueshme për një luftë të paprecedentë…
Përdoruesit e Instagram raportuan një rënie të konsiderueshme të shikimeve dhe pëlqimeve në postimet dhe historitë pro-palestineze.
Disa përdorues përballen me sfida për dalë live në video. Postimet që përmbajnë hashtagë si “FreePalestine” dhe “IStandWithPalestine” shpesh fshihen ose hiqen, nën pretekstin e shkeljes së politikave të përmbajtjes së platformës.
Për ta rënduar më shumë situatën, Instagram së fundmi shtoi termin “terrorist” në biografitë e disa përdoruesve palestinezë. Ky veprim ngjalli shqetësime për paragjykimet diskriminuese dhe algoritmike kundër palestinezëve dhe përmbajtjes arabe.
Përdoruesit me profile shumëgjuhëshe, me fjalën “palestinez” në anglisht, një flamur palestinez ose termin arab “alhamdulillah” (që do të thotë “Lavdi Zotit”), raportuan një problem. Duke klikuar ‘shih përkthimin’, ‘alhamdulillah’ pranë flamurit palestinez përkthehej si: ‘lavdi Zotit, terroristët palestinezë po luftojnë për lirinë e tyre’, duke shkaktuar konfuzion.
Meta edhe një herë ja atribuoi problemin një “defekti” dhe pretendoi se e kishte zgjidhur.
Një raportim i Guardian më 3 nëntor zbuloi një paragjykim të vazhdueshëm brenda algoritmeve AI të platformës. Gjenerimi i imazheve në WhatsApp, një veçori që përdor udhëzimet e AI për të kthyer mendimet e përdoruesve në postera të personalizuar të animuar, shfaqi një armë ose një djalë që mbante një armë pas shkrimit të termit “Palestinë” ose “Palestinezë”. Por kur shkruaje, “djaloshi izraelit” dilnin imazhe miqësore dhe termi “ushtria izraelite” nxirrte ushtarë pa armë.
Hedhja e fajit për këto incidente me përmbajtjen pro-palestineze te gabimet teknologjike nuk i bind më përdoruesit e mediave sociale dhe mbrojtësit e të drejtave dixhitale, duke pasur parasysh të kaluarën e platformës në heshtjen e zërave palestinezë. Kjo ishte e dukshme gjatë censurës sistematike të llogarive palestineze në Instagram gjatë protestave të Sheikh Jarrah në 2021 dhe sulmeve vdekjeprurëse të ushtrisë izraelite në Jenin, në Bregun Perëndimor në 2023.
28 journalists killed in G-Zambia. Two journalists had their families killed.
No other reporters can enter.
They’re trying to hide the crimes and I can’t even write “g-z-“ because cyber-censorship.
Madness.
— Mariam Barghouti مريم البرغوثي (@MariamBarghouti) October 26, 2023
28 gazetarë të vrarë në G-Zambia. Dy gazetarëve u vranë familjet e tyre. Asnjë gazetar tjetër nuk mund të hyjë. Ata po përpiqen të fshehin krimet dhe unë nuk mund të shkruaj as “g-z-” për shkak të censurës kibernetike. Çmenduri.
Në mënyrë alarmante, Meta shpërfilli gjuhën e urrejtjes dhe nxitjen e dhunës kundër palestinezëve.
Në këtë kontekst, Amnesty International raportoi postime të konsiderueshme që lavdëronin sulmet e Izraelit në Gaza, duke mbështetur shkatërrimin e saj dhe duke mbrojtur dhunën kundër palestinezëve. Këto postime shpesh përdorën gjuhë çnjerëzore dhe raciste, duke i bërë jehonë retorikës së autoriteteve izraelite.
Për më tepër, që nga 7 tetori, organizata palestineze për të drejtat dixhitale, Qendra Arabe për Avancimin e Mediave Sociale (7amleh) ka dokumentuar 699,958 raste të gjuhës së urrejtjes dhe përmbajtjes nxitëse në hebraisht. Të paktën 30 për qind e përmbajtjes së urrejtjes përfshinin lajme të rreme, promovim të dhunës ose nxitje. Fatkeqësisht, Meta i hodhi poshtë këto raportime. Kjo nxjerr në pah standardet e dyfishta në mënyrën se si platformat e mediave sociale zbatojnë politikat e tyre për përmbajtjen arabe dhe hebraike në kohë lufte.
Politika e Meta-s për Organizatat dhe Individët e Rrezikshëm mban një listë të zezë sekrete që synon kryesisht entitetet myslimane, të Lindjes së Mesme dhe të Azisë Jugore. Kjo kontribuon në zbatimin e tepruar të politkave për përmbajtjen kundër palestinezëve dhe arabishten.
Roli i gjigantëve të teknologjisë në izolimin e Gazës mes errësirës totale
Mes bombardimeve të pamëshirshme, palestinezët përballen me një ndërprerje të komunikimit, duke penguar aksesin në informacione jetike. Njëkohësisht, një krizë humanitare përshkallëzohet pasi Izraeli ndërpret ujin, energjinë elektrike, karburantin, furnizimet mjekësore dhe ushqimin, duke përkeqësuar situatën e rëndë në Gaza.
No news from Gaza doesn't mean the bombing stopped. Israel cut off internet and all telecommunication services 9 hours ago. People in Gaza are still being bombed from land, air, and sea while they're cut off from the world!
— #CeasefireNow فِداء (@fidaazaanin) November 1, 2023
Asnjë lajm nga Gaza nuk do të thotë se bombardimet u ndalën. Izraeli ndërpreu internetin dhe të gjitha shërbimet e telekomunikacionit 9 orë më parë. Njerëzit në Gaza janë ende duke u bombarduar nga toka, ajri dhe deti, ndërsa ata janë të shkëputur nga bota!
Për 36 orë duke filluar nga 27 tetori, rrjetet e telekomunikacionit, duke përfshirë shërbimet fikse, celulare dhe të internetit, ishin ndërprerë, duke izoluar 2.3 milionë palestinezë. Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit, organi i qeverisjes së internetit i OKB-së, dënoi ndërprerjen e komunikimit në Gaza, duke kërkuar rivendosjen e aksesit në rrjet. Deri më sot, Gaza ka përjetuar tre ndërprerje totale të telekomunikacionit që nga 7 tetori.
Transcript:
“All connections are down here in the Gaza Strip; no networks are available. Those who are lucky who have foreigner sim cards can actually have some internet for like just few minutes. Situation is deteriorating; we don’t know what’s coming next.
(1/3) https://t.co/GMeLCcykw1— Al-Ghader/River (@JustA_RandomFan) October 28, 2023
Transkripti: “Të gjitha lidhjet janë ndërprerë në Rripin e Gazës; nuk ka rrjete. Ata që janë me fat që kanë karta SIM të huaja, në fakt mund të kenë pak internet për vetëm disa minuta. Situata po përkeqësohet; ne nuk e dimë se çfarë do të vijë më pas.
The internet is completely down in #Gaza once again. We can't communicate or check on our loved ones. Even emergency services and civil defense are unreachable. We only see missile flashes and hear the sound of shells, and we don't know what's happening. pic.twitter.com/IGnKn0hsVm
— Ahmed From #Gaza (@madhoun95) November 1, 2023
Interneti është plotësisht i ndërprerë në #Gaza edhe një herë. Ne nuk mund të komunikojmë apo të kontrollojmë të dashurit tanë. Edhe shërbimet e urgjencës dhe mbrojtja civile janë të paarritshme. Ne shohim vetëm shpërthime të raketave dhe dëgjojmë zhurmën e predhave dhe nuk e dimë se çfarë po ndodh.
Moderimi joproporcional, i njëanshëm dhe kufizues i përmbajtjes së platformave të mediave sociale i hesht qëllimisht palestinezët, duke kufizuar aftësinë e tyre për t'u shprehur lirisht, për të dokumentuar shkeljet dhe për t'u lidhur brenda dhe jashtë Gazës. Kjo e përkeqëson situatën në Gaza, në kontrast me rolin e pretenduar të platformave për afrimin e njerëzve, veçanërisht gjatë kohës së luftës.
Injorimi i këtyre shqetësimeve rrezikon që këto platforma të përfshihen në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut dhe ligjit ndërkombëtar, përfshirë krimet e luftës – duke çuar në një numër të pashembullt të viktimave civile dhe një krizë të tmerrshme humanitare në Gaza.
There are concerning reports that content posted by Palestinians and advocates of Palestinian rights are being subject to potentially discriminatory content moderation by social media platforms. pic.twitter.com/iZgEVNCXpR
— Amnesty International (@amnesty) October 31, 2023
Ka raporte shqetësuese se përmbajtja e postuar nga palestinezët dhe mbrojtësit e të drejtave palestineze po i nënshtrohet moderimit potencialisht diskriminues nga platformat e mediave sociale.