I sheh këto gjuhë këtu? Ne përkthejmë artikujt e Global Voices për ta bërë gazetarinë qytetare botërore të mundshme për këdo.

Përdorimi i simboleve xhamajkane nga Kanye West shkakton debat kombëtar

Kanye West performon në festën e përvitshme të Muzeut të Artit Modern, Nju Jork, 10 maj 2011. Foto nga Jason Persse, CC BY-SA 2.0.

Reperi amerikan Kanye West solli koncertin e tij “Shërbimi i së Dielës” në Kingston, Xhamajka, në fillim të festimeve për Ditën Kombëtare të Heronjve (19-21 Tetor 2019). Kjo ishte hera e parë që reperi mori korin e tij të madh kishtar jashtë Shteteve të Bashkuara, raportohet se kjo ndodhi pas kërkesës së një anëtari xhamajkan të stafit të tij. Sidoqoftë, aktiviteti u shoqërua me kritika që në fillim, duke arritur kulmin me përdorimin pa leje nga West të emblemeve xhamajkane në produktet që shiten në faqen e tij të internetit.

I njoftuar vetëm dy ditë përpara se të ndodhte, koncerti falas u zhvillua në parkun Emancipation në kryeqytetin Kingston – një vend që acaroi disa komentues për shkak të deklaratave të West për skllavërinë gjatë një interviste për media në maj 2018. Parku u hap në 2002 për nder të “lirisë së plotë” të 300,000 skllevërve në Xhamajka më 1 gusht 1838.

Kjo mund të ketë qenë pika e parë e acarimeve rreth koncertit, por nuk ishte e fundit. Ndërsa ministrja e Kulturës Olivia “Babsy” Grange iu përgjigj kritikave të hershme duke thënë se vendi po përfitonte nga koncerti, një promovues muzikor ndjeu se aktiviteti, që u transmetua drejtpërdrejt në faqen e internetit të Shërbimit të së Dielës, “veniti” aktivitetet e tjera kulturore gjatë fundjavës së Ditës së Heronjve.

Për më tepër, banorët e Kingstonit, të cilët u përballën me trafik të rënduar gjatë gjithë javës, parashikuan kaos dhe konfuzion gjatë orarit të koncertit në mbrëmje. Sidoqoftë, koncerti shkoi pa probleme, disa mijëra xhamajkianë shijuan shfaqjen dhe kompanitë e mediave u përgëzuan në internet për produksionin e përsosur:

Si dikush që nuk është adhurues i z. West, por gjithnjë përkrahës i çdo gjëje që rrit vendin tim, unë e ndoqa në transmetim të drejtpërdrejtë dhe nuk e kam fikur kurrë… kryesisht për shkak të produksionit …. kështu që ju duhet të jetë krenarë për atë që ishte një produksion i shkallës së parë.

Por ishte dhe ana tjetër. Grupi i Shërbimit të së Dielës veshi bluza dhe kapele bejsbolli të zbukuruara me simbolet kombëtare të Xhamajkës. Menjëherë pas koncertit, mallrat me temë nga Xhamajka u shfaqën në dyqanin online Shërbimi i së Dielës – duke provokuar shqetësim të menjëhershëm.

Shumë xhamajkanë reaguan me zemërim:

A nuk mund të ndaleni së qeshuri kështu që nuk mund të ndalni komentet e koncertin Falas në Twitter? Sa prej ju idiotëve do të blini rroba të shëmtuara e me çmime të ekzagjeruara me emblemën e vendit tonë të përdorur pa leje si të mos ishte punë e madhe? Gjë e mirë që Zoti nuk largon askënd sepse njerëzit po shiten.

Një tjetër koment në Twitter thotë se Xhamajka e ka zakon të “shesë” identitetin te të huajt:

Ata kanë shitur trashëgiminë tonë xhamajkane për një koncert falas. Udhëheqësit xhamajkanë vazhdojnë te lejojnë të huajt të perfitojnë

Ministrja Grange u përgjigj shpejt, duke kërkuar heqjen e produkteve. Ajo theksoi:

We neither received a request for nor did we give permission for our national symbols and emblems to be used for a commercial manner or otherwise.

I have since requested that the items be withdrawn and the vendor has agreed to do so.

Ne as morëm një kërkesë dhe as nuk dhamë leje që simbolet dhe emblemat tona kombëtare të përdoren për qëllime tregtare ose në ndonjë mënyrë tjetër. Kam kërkuar që mallrat të hiqen dhe shitësi ka pranuar ta bëjë.

Sidoqoftë, zonat gri mbeten. Siç konfirmoi ministrja në pjesën e dytë të deklaratës së saj, puna e qeverisë për mënyrën e menaxhimit se si përdoren emblemat kombëtare u la pezull kur qeveria ndryshoi në vitin 2011 – por tani, thotë ajo, i është dhënë “leja për të rimbledhur komitetin dhe për të vazhduar punën”.

Zyra e kryeministrit aktualisht specifikon gjashtë simbole kombëtare që nuk mund të përdoren pa leje dhe për të cilat mund të paguhet një tarifë.

Ndërkohë, kryebashkiaku i Kingstonit hodhi poshtë pretendimet e Partisë Kombëtare të opozitës se emblema e qytetit ishte keqpërdorur:

Siç tregohet, fotoja e parë është stema e Xhamajkës. Fotoja poshtë është nga Shërbimi i së DIelës, ku tregohet bluza e veshur nga Kanye West dhe kori. Ka dallim.

Diskutimet online rreth domethënies së simboleve kombëtare ishin të ashpra:

A nuk do të thoni se ato nuk janë “marka tregtare” në një kuptim juridik, por një përpjekje për të manifestuar identitetin tonë kolektiv? Kjo është një nga arsyet ku ka pasur një debat, përfshirë Taino në emblemë. Unë mendoj se thellohemi më shumë në historinë tonë duke medituar mbi të.

Një avokat theksoi se simbolet nuk janë marka tregtare:

Mbështes qeverinë për punën që ka bërë. Nuk lejohemi t'i bëjmë simbolet kombëtare marka tregtare dhe që të merret leje nga autoritetet për bashkë-markimin.

Ajo shtoi se disa mallra me simbole lejoheshin pasi imazhet nuk janë të mbrojtura:

Stema dhe zogu janë të mbrojtura. Zogu në bluzën e Kanye West nuk është i yni dhe mund të përdoret

Në fund të shfaqjes, u hodhën bluza në turmën e spektatoreve. Një person nga publiku tha se kishte një produkt koleksioni në duart e tij:

Teksa njerëzit janë të acaruar ende, unë po u them se më pëlqen bluza.

Në Facebook, “The Artful Blogger” shkroi:

Ka fjalë se mund të ketë një veprim nga [Shërbimi i së Dielës] për të kërkuar të drejtat e patentës / pronësisë në logot Kingston, Jamaica, si dhe […] zogut. Unë kam bërë kërkime në internet për informacione për të vërtetuar kërkesën, por kam hasur në lëshimin në internet të mallrave që mbajnë këto simbole, të cilat përkonin me koncertin …

Realiteti i Xhamajkës është se administratat e njëpasnjëshme politike nuk e kanë çmuar plotësisht vlerën ekonomike të markës Xhamajka ’dhe as simbolet që [përfaqësojnë] atë markë përfshirë flamurin dhe stemën e tij […] E njëjta gjë është e vërtetë për muzikën tonë dhe markat e saj, Ska, Mento, Rock Steady, Reggae ndër të tjera.

Se Xhamajka ishte manipuluar nga nxjerrja e veshjeve që mbajnë simbolet e rëndësishme të ishullit është një rast klasik i marketingut gueril. Organizimi i një koncerti për të promovuar linjën në Parkun Historik të Emancipimit siguron një pajtim të heshtur jo vetëm të linjës së rrobave nga qeveria dhe njerëzit e Xhamajkës, por edhe për përdorimin e simboleve kombëtare të vendit në krijimin e tyre.

Kam vërejtur që tani ka reagime të nxituara nga Ministria e Kulturës, si dhe nga kryebashkiaku i Kingstonit. Të dy duhet të kuptojnë se kjo nuk është një shishe që do të jetë e lehtë për tu taposur. Shpresoj që qeveria të ketë avokatë të mirë.

Në të vërtetë, avokatët mund të kenë ende mjaft punë për të zgjidhur konfuzionin që ka të bëjë me përdorimin e simboleve kombëtare të Xhamajkës.

Komento

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.