Maqedoni: Dita e softuerit të lirë

Me rastin e ditës së softuerit të lire, Softueri i lirë Maqedoni, për të tretën here me radhë ka organizuar në qendër të Shkupit një manifestim. Në 4 tetor ata shpërndanë fletushka dhe disqe me Ubuntu Linux, të cilat u përgatitën posaçërisht për këtë rast dhe gjithashtu në të u përfshinë aplikacione falas për sisteme tjera operative, si dhe në të u përfshi edhe filmi për kulturën pirate suedeze “Steal This Film.”

Announcement for Software freedom day

Ngjarja filloi në sheshin e Shkupit ku një grup artistësh të inspiruar nga kjo ditë bashkëpunuan në pikturimin e një pikture dedikuar kësaj dite. Në bllogun e Softuerit të lirë Maqedoni, anëtarët shkruajnë (MKD):

Pëlhurat tërhoqën vëmendjen e njerëzve në qendër, edhe pse kishte më tepër ndodhi në të njëjtën kohë. Artistët filluan të punojnë menjëherë, dhe së shpejti në pëlhurë ishte “softueri i lire”.

The canvas made for Software freedom day

Mbetën të kënaqur nga interesimi i njerëzve lidhur me këtë rast (MKD):

U dhamë informata shumë njerëzve, e disa prej tyre u ndalën dhe parashtronin pyetje. Kishte njerëz që vinin dhe bënin pyetje konkrete, por shumica e njerëzve kishin interesim të përgjithshëm për ngjarjen dhe aktivitetet.

Mbi të gjitha, rasti kaloi më mire se sa që pritej. Me siguri disa njerëz të cilët me të vërtetë u interesuan për kulturën e softuerit të lire, ndonjëherë do të “Ndajnë njohuri” ose do të “Ndajnë film”, ku do të mund të realizojmë kontakt më thelbësor .

Free Software Macedonia (Softueri i lire Maqedoni) çdo javë organizon ngjarje siç janë “Ndajmë njohuri” ku ata ndajnë njohuritë e tyre, eksperimentojnë dhe diskutojnë me njerëz që janë të interesuar për softuer të lire, dhe “Ndani film” ku shfaqin prezantime interesante film me përmbajtje të hapur dhe playlista të YouTube. Në këto ngjarje secili është i mirëseardhur dhe mund të marrë pjesë falas,

Fotot: Free Software Macedonia, me licencën e Creative Commons

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.