Më 16 shtator, stuhia tropikale Fiona, pjesë e sezonit të uraganeve transatlantike të vitit 2022, kaloi në ishujt veriorë të Karaibeve, përfshirë me territorin francez të Guadelupes. Paralajmërimet e stuhisë tropikale ishin në fuqi për pjesën më të madhe të rajonit të arkipelagut, nga Dominika në pikën më jugore deri në Republikën Domenikane më në veri.
Fiona preku territorin në mbrëmjen e 16 shtatorit.
#TSFiona already impacting #Guadeloupe and sister #islands. pic.twitter.com/taQ1b9nSCA
— Author – A. L. Dawn French (@dawnnbooks) September 16, 2022
Fiona po prek Guadelupen dhe ishujt përreth
Rruga e parashikuar e stuhisë do të shohë Republikën Domenikane të ndjejë efektet e saj. Deri më tani, ajo ka ruajtur shpejtësinë prej 85 km/orë.
Ndërsa Fiona iu afrua Guadelupes, ishulli pati reshje të dendura shiu dhe dëme nga përmbytjet. Disa përdorues të mediave sociale ishin të tronditur për shkallën e dëmit, që përfshinte prona dhe rrugë. Lumi Goyave gjithashtu doli nga shtrati dhe ura u mbulua nga ujërat e fuqishëm:
Je suis choquée…
Il y avait un pont là… toute mon enfance, toute ma vie, mon quotidien… je dois être en train de rêver.#Fiona #Guadeloupe
CE N’EST PAS MA VIDÉO pic.twitter.com/qp9WagGhZZ— God is God. I'm not. (@QueenCessLH) September 17, 2022
Jam i tronditur… aty ka qenë një urë… gjatë gjithë fëmijërisë sime, gjatë gjithë jetës sime, përditshmërisë time… duhet të jem duke ëndërruar […]
Guadeloupe heavy rain damage the road #Guadeloupe #Fiona #HurricaneSeason pic.twitter.com/sFXhnyx5Iz
— Gérald DELISCAR-JOURDAN (@GDELISCAR) September 17, 2022
Shiu i dendur i Guadalupës dëmton rrugën
Një përdorues i Twitter tregoi eksperiencën e saj:
1 heure 30 minutes que je n'arrive plus à dormir. Le vent est extrêmement violent #Fiona est féroce 😭#Guadeloupe
— Susy🇫🇷 ✌🏾 (@soleiletvanille) September 17, 2022
Ka kaluar një orë e gjysmë dhe nuk mund të fle. Era është jashtëzakonisht e furishme.
Kjo videombështeti pretendimet e saj; për shumë njerëz në Guadelupe, e gjithë përvoja dukej si një ëndërr e keqe:
Guadeloupe fiona#Fiona #guadeloupe #Hurricane pic.twitter.com/y7yh5zV7Kg
— Gérald DELISCAR-JOURDAN (@GDELISCAR) September 17, 2022
Guadelupe Fiona
Dëmet në infrastrukturën e ishullit janë përshkruar si “masive”:
Massive damage from tropical storm #Fiona in #Guadeloupe. Hope everyone is okay. https://t.co/sji7yVZKPx
— AntWx🇺🇦 (@ant_wx) September 17, 2022
Dëme masive nga stuhia tropikale Fiona në Guadelupe. Shpresoj që të gjithë janë mirë
Të paktën një vdekje është raportuar si pasojë e stuhisë, ndërsa persona të tjerë rezultojnë të zhdukur.
Nivelet e reshjeve ishin intensive, duke filluar nga 40 deri në 100 mm në orë në jugperëndim të ishullit dhe pritet të rriten në 150-250 mm.
Meqenëse Guadalupe është një territor francez, një përdorues i Twitter shprehu zhgënjimin që mediat franceze nuk e mbuluan situatën aq shumë sa bënë me vdekjen e Mbretëreshës Elizabetë II:
Sinon on sait que c'est moins important que le décès d'une monarque, mais les compatriotes qui subissent une sacrée claque en ce moment ça ne vous en touche aucune Les médias français ? #Fiona #Guadeloupe @TF1 @M6 @Qofficiel @20Minutes pic.twitter.com/e3yKFqt7zv
— delpiero971 (@delpiero971) September 17, 2022
E dimë që është më pak e rëndësishme se vdekja e një monarku, por bashkatdhetarët që po pësojnë një goditje djallëzore për momentin, a nuk ju prekin fare ju mediave franceze?
Ndërkohë, Gerald Darmanin, Ministri i Brendshëm i Francës, shkroi në Twitter:
Merci à l’ensemble des personnels, sapeurs-pompiers, agents de l'État, mobilisés en #Guadeloupe dans des conditions difficiles. D’importants moyens sont déployés. #Fiona
— Gérald DARMANIN (@GDarmanin) September 17, 2022
Faleminderit të gjithë stafit, zjarrfikësve, agjentëve shtetërorë, të mobilizuar në Guadelupe në kushte të vështira. Janë shpërndarë burime të rëndësishme.
Një përdorues i Twitter-it, i habitur nga niveli i shkatërrimit që përjetoi ishulli, thjesht tha:
#guadeloupe was bombed last night #fiona #storm pic.twitter.com/TNIi8NuJir
— Damien F. Meyer (@damimeyer) September 17, 2022
Guadelupe u bombardua mbrëmë
Ndërsa Fiona vazhdon rrugën e saj, Lizz Eckel, një banore e Anguilla, shprehu – në një mesazh WhatsApp – atë që po ndiejnë shumë nga qytetarët e rajonit:
Ne ishim me shumë fat që u zhvendos në jug […] Shumë e trishtuar për Guadelupe. Këto sisteme janë brutale.
Ishujt e vegjël, shtete në zhvillim si Karaibet mbeten në vijën e parë të krizës klimatike edhe pse stuhitë përkeqësohen nga viti në vit dhe përpjekjet për të mos tejkaluar një rritje të temperaturës prej më shumë se 1.5 gradë Celsius duken të paarritshme.