Ligji i ri rus kundër lajmeve të rreme është aq i keq sa dhe dhe shakatarët e Kremlinit e urrejnë

Ligji kundër lajmeve të rreme u miratua në parlamentin rus, falë votave të shumicës dërrmuese të partisë në pushtet “Rusia e Bashkuar”, pavarësisht kundërshtimeve të Partisë Komuniste dhe asaj Liberal Demokrate // duma.gov.ru, nën CC4.0

Rusia zyrtarisht i ka bërë të paligjshme lajmet e rreme.

Duma, dhoma e ulët e parlamentit të Rusisë, miratoi më 7 mars, një paketë ligjesh që synon shamngien e “lajmeve të rremë”, të konsideruara si të rrezikshme dhe të papërgjegjshme, si dhe kritikat publike ndaj autoriteteve. Pas miratimit nga dhoma e lartë e parlamentit, Këshilli i Federatës dhe pastaj firmosja nga Presidenti Vladimir Putin, dokumentet do të shndërrohen në ligj.

Ligji i parë (pjesë e një pakete ndryshimesh në ligjin e medias ruse dhe kodin administrativ) u miratua në parlament në më pak se tre muaj që nga dorëzimi i tij, në dhjetor 2018. Ai përcakton “lajmin e rremë” si “mesazh qëllimisht mashtrues me rëndësi publike. … i maskuar si  njoftim i saktë publik”. Gjithashtu ndalohet shpërndarja e këtij lloj informacioni me qëllimin e qartë për të keqinformuar e nxitur publikun apo duke sjellë shqetësime të tjera serioze.

Ligji parashikon një listë gjobaash, në varësi të rëndësisë së shkeljes: Individët mund të përballen me gjoba prej 30 deri në 100 mijë rubla (455 deri në 1525 dollarë). Personat juridikë mund të gjobiten deri në 1.5 milion rubla (22.660 dollarë) për rastet flagrante, që sjellin dëmtime të rënda trupore, vdekje, trazira masive apo dëmtim të infrastrukturës. Kjo është e mjaftueshme për të rrënuar buxhetin e paktë të një redaksie.

Në vija të përgjithshme, ligji duket i arsyeshëm. Është me të vërtetë një argument që duhet theksuar, se lajmi i rremë në mediat sociale mund të shkaktojë panik te masat ose të përshkallëzojë një situatë të dhunës, përfshirë dhe linçimin, siç ka ndodhur në raste të shumta në Indi, Sri Lanka dhe më gjerë. Ironikisht, të paktën një përpjekje e regjistruar për të provokuar panik dhe konfuzion – dhe gjithashtu duke përfshirë kritikën – u vu re te fabrikuesit famëkeq të lajmeve, “Troll Factory” nga gazetari i New York Times Adrian Chen në vitin 2014. Pra, frika e ligjvënësve rusë se armët e njëjta mund të kthehen kundër Rusisë nuk janë të pabaza.

Por disa dispozita në ligjin e ri tregojnë se objektivat e vërtetë janë portalet informative që ende nuk janë plotësisht të kontrolluara nga shteti. Ligji përcakton se në qoftë se portalet publikojnë përmbajtje që shkelin ligjin, atyre duhet t'u jepet një paralajmërim dhe një periudhë 24 orëshe për të hequr përmbajtjen ofenduese. Por kjo vlen vetëm për portalet informative te licensuara nga qeveria. Të tjerët që nuk kanë licencë – siç është rasti me shumë faqe të vogla – do të bllokohen menjëherë nga ofruesit e internetit me kërkesë të zyrës së prokurorit të përgjithshëm.

Pak gazetarë besojnë se vetë mediat shtetërore do të jenë objekt i këtij ligji të ri. Maksimov Vasily me skepticizëm thotë:

Po, sigurisht mund të shoh vetëm gjoba që do të shkatërrojnë Channel One, Rossiya 24, NTV, RIA Novosti, RT, TV Zvezda [kanalet televizive dhe agjencitë e lajmeve që zotërohen direkt ose indirekt nga qeveria ruse] dhe të tjera.

Ligji i ri është kaq i përçmuar në tërësi, sa që edhe besnikët e Kremlinit nuk mund ta mohojnë neverinë e tyre. Lexus The Prankster, i njohur si Alexey Stolyarov, anëtar i një grupi telefonuesish të rremë që kanë bërë karrierë duke telefonuar kundërshtarët e Kremlinit dhe kanë publikuar  regjistrimet e bisedave të tyre me figura të tilla si Boris Johnson, shkroi në Twitter më 7 mars:

Sot, Duma e Shtetit miratoi një ligj të mjerë, fatmirësisht, që nuk ka lidhje me ne në formën e tij aktuale. Një vit më parë ata na ftuan si ekspertë për t'i ndihmuar që të hartonin projektligjin. Ne ndamë mendimet tona me [Leonid] Levin, kryetarin e komitetit. Në vend të kësaj, ata (unë nuk jam i sigurt se kush është në të vërtetë përgjegjës) e morën atë dhe e transformuan.

Aleksandër Kots, një gazetar lufte për tabloidin pro-Kremlinit, Komsomolskaya Pravda, shkroi në kanalin e Telegramit se gjobat e parashikuara në ligj janë mjaftueshëm ekstreme për të penguar mediat të botojnë:

Duma e shtetit në të vërtetë ka kaluar ligjin kundër lajmeve të rremë sot. Redaksitë mund të gjobiten tani me mijëra rubla për përhapjen e lajmeve të rreme. Shifrat janë të tilla që redaksitë rajonale do të duhet të shesin një veshkë për ta paguar gjobën. Pra, ata e quajnë atë më shumë një masë profilaktike. Të shërbejë si një paralajmërim për të tjerët.

Kots gjithashtu vë në dukje se nuk ekziston një dallim i qartë ligjor midis disinformimit me të vërtetë keqdashës (që u vu re pas një zjarri në një qendër tregtare në Siberi që vrau 60 njerëz) dhe raste më pak të qarta kur ka konfuzion të vërtetë ose mesazhe ose versione kontradiktore të së njëjtës ngjarje.

Si shembull, ata (ithtarët e ligjit) citojnë rastin e Winter Cherry dhe informacionet e rreme për viktimat që bastardi Volnov po publikonte. Dukej qartë se ishte një kërcënim për trazira masive në një tubim të paautorizuar të mbajtur nga qytetarët [e shqetësuar]. Por ky ishte qartazi një rast i lajmeve të rreme. Por ka më pak kuptim në rastet kur ekzistojnë versione të ndryshme për të njëjtën ngjarje: fatkeqësi natyrore ose ngjarje të tjera tragjike. Çdo herë që ka një kor konfuz ekspertësh që paraqesin një numër të pafund versionesh kontradiktore. A ka të njëjtat kërcënime çdo supozim?

Gazetarë të tjerë mendojnë se ka shumë pak për të diskutuar seriozisht:

Urra, deputetët e [Dumës] ndaluan lajmet e rreme, kështu që gjithçka në internet është e vërtetë tani!

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.