Rusi: Përvojë e hidhur e Natalia Morar në Domodedovo

Ja një lajm alarmues, i botuar nga Komisioni për mbrojtjen e gazetarëve (Committee to Protect Journaists -CPJ) më 28 shkurt,që ka të bëjë me rastin e gazetares së New Times – Natalia Morar (LJ user natmorar):

[…] Një qytetare nga Moldavia, Morar u ndalua të hyjë në Rusi në dhjetor sipas urdhërit të Shërbimit të Sigurimit Federal dhe u deportua në Kishnjev. Një muaj më vonë, zyrtarë të Ambasadës Ruse në Kishnjev ia sqaruan arsyen e deportimit të saj me një deklaratë një-paragrafëshe duke cituar një ligj të vitit 1996 në të cilin thuhet se autoritetet kanë të drejtë të refuzojnë hyrjen e ndonjë të huaji “me arsye të sugurojnë mbrojtjen ose sigurinë e shtetit apo të rendit publik, ose të mbrojnë shëndetin e popullatës së përgjithshme”.

Javën e kaluar, Morar u martua me kolegun e saj Ilija Barabanov, një qytetar rus dhe dje tentoi të hynte në Rusi si bashkëshorte e tij. Asaj përsëri nuk iu lejua hyrja dhe e vendosën në zonën tranzite të aeroportit. Autoritetet i thanë Morar se nuk i lejohet hyrja në Rusi por nuk i dhanë asnjë dokument legjitim që do të justifikonte ndalimin, ata vetëm thonin “urdhër prej lart”. Barabanovi, të cilit i lejohej hyrja, qëndroi me gruan e tij. […]

Për shkak të problemeve shëndetësore të Morarit, ajo dhe Barabanov vendosën të kthehen në Moldavi me datë 1 mars.

Më poshtë është përkthimi i postimit të parë të Morarit që kur u deportua nga Rusia(RUS), i publikuar në 4 mars:

Tani gjithë kjo ngjarje më duket shumë e largët, sikur s'ka të bëjë me ne.
Nuk do të përsëris gjithçka, me të vërtetë nuk kam aspak dëshirë…

Jam shumë e lodhur. Për shumicën e atyre që u munduan të më shesin mend gjithë këto muaj, e vaçanërisht ndaj Ilijës dhe ndaj meje këto ditët e funfit, kjo s'është asgjë tjetër përveç se një çështje politike dhe pseudo-patriotike. “Mos dhje aty ku të kanë strehuar” dhe fjalë tjera të ngjashme.

Ju flitni për politikë, ju flitni për të drejtat sovrane të shtetit, ju jepni deklarata të zbrazëta – anonimisht, megjithatë, nuk mund të kuptoj një gjë të thjeshtë…

Akoma nuk kam përgjigje nga askush përse nuk mund të jetoj në një shtet i cili është bërë shtëpia ime që moti… Nuk e kuptoj aspak.

Do ta them vetëm këtë – martesa ime me Ilijën nuk është false, jemi bashkë për një kohë të gjatë. Ndodhia në Domodedovo nuk është skenuar paraprakisht për gazetën New Times, ne vepruam sipas vullnetit tonë, jemi dy të rritur. Shumë veta po më pyesin pse u desh të bënim një shfaqe të tillë. Nuk do të tentoj t'ua ndërroj bindjen. Për mua, nuk ishte shfaqe. Për mua, ky është shteti në të cilin nuk më lejohet të jetoj. Për mua, ky është personi me të cilin nuk më lejohet të jem. Për mua, kjo është gazeta për të cilën nuk më lejohet të punoj.

Po të isha më e fortë, do të qëndroja në Domodedovo një muaj.

Ndjehem më mirë tani. Nëna ime është më keq. Kishim dy telefonata anonime në numrin e shtëpisë, me kërcënime kundër meje. Të dy telefonatat ishin natën. Të dyjave u është përgjegjur nëna ime. Dje thirrëm ndihmën e shpejtë që të ringjallnin atë. Këtë nuk do ta fal kurrë. Do të falja gjithçka, por, këtë – kurrë.

Një falemenderim për të gjithë ju që ishit pranë meje dhe që jeni me mua tani. Më shumë jeni ju se gjithë ata së bashku.

Ky postim ka pasur 243 komente nga lexuesit deri më tani.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.