See all those languages up there? We translate Global Voices stories to make the world's citizen media available to everyone.

Siri: Le të bjerë borë!

Ka qenë një javë me mot të çuditshëm për pjesën më të madhe të Levantit, pasiqë shirat e lehtë dhe bora befasuese e mbuluan tokën. Në kryeqytetin e Sirisë, rrugët janë të mbuluara me borë për herë të parë pas shumë vitesh. Edhe pse qielli mbi Damask ndonjëherë lëshon borë, ajo rrallëherë ngjitet për toke. Një blogues, 50% Syrian, është i ngazëllyer nga ajo që ka ndodhur:

Për pjesën më të madhe të të rinjve të Damaskut (të të 20-tave dhe ata në fillim të të 30-tave), kjo është hera e parë në jetën e tyre që ata shohin se si bie borë në Damask. Një raport që posa e lexova thoshte se ka 25 vjet që nuk ka rënë borë në këtët qytet të bukur me frymë dhe shpirt. Mirëpo sipas vjehërrit tim, ai ka parë të ketë rënë borë diku para 50 vjetësh… dhe që atëherë nuk e mba mend të ketë parë borë nëpër rrugët e kryeqytetit sirian.

Para se të vendosem në këtë qytet që e aq shumë e dua dhe e adhuroj, kam ardhur dhe kam shkuar nga Damasku gjatë shumë stinëve, mirëpo kjo është hera e parë në jetën time diku mbi 30-vjeçare që ta shoh borën se si bie nga qielli, qetë dhe bukur, duke ma shtuar shpresën dhe dashurinë, më shumë se çdo gjë tjetër.

Fotografia nga Mustafa Hamido, Projekti Aleppous

Why so Syria? e përshkruan veten e saj si një meksikane-amerikane në Damask e ardhur nga Bostoni.  Prandaj, ajo ishte shumë e befasuar kur u zgjua me rreshje bore. Bloguesja  shkruan:

Okej,  Krishtlindjet do të jenë pas disa ditësh, mirëpo këtë mëngjes u zgjuam me rreshje të mëdha të borës në Damask. Çfarë befasie e papritur dhe e këndshme! Pasiqë i hapa sytë e përgjumura dhe shikova nëpër dritare, për një pjesë të sekondës mendova se akoma jam në Boston…

…Ky qytet gjithmonë është plot me befasi. Posa të mendosh se je mësuar me qytetin, BAM — BORË! Disi më çmend.

Fotografi nga bloguesja Why So Syria?

Bloguesi sirian Ayman Ashour për fat të keq nuk e ka parë rënien e borës. Ai me sarkazëm thotë:

نحن المحرومون من روعة البرد هدية الثلج الجميلة نناشدكم إرسال بعض الصورعلنا نخفف من شدة احتجاج الأبناء علينا ومطالبتهم لنا بأن يلعبوا بالثلج مثلما لعبنا به
Ne që kemi qenë të privuar nga mrekullitë e të ftohtit dhe dhurata e bukur e borës po ju kërkojmë që të na dërgoni disa fotografi për t'i qetësuar protestat e fëmijëve tanë dhe kërkesat e tyre për të luajtur me borë siç kemi luajtur ne kur kemi qenë të vegjël.

Një kanal televiziv satelitor sirian ka vendosur një video të bukur në YouTube, që e ilustron bukurinë e rreshjeve të dëborës në Damask:

Falënderim për fotografinë e parë: Mostafa Hamido, Aleppous Project

Start the conversation

Authors, please lajmërohu »

Guidelines

  • All comments are reviewed by a moderator. Do not submit your comment more than once or it may be identified as spam.
  • Please treat others with respect. Comments containing hate speech, obscenity, and personal attacks will not be approved.