Tensionet mes Azerbajxhanit dhe Iranit arrijnë sërish kulmin

Azerbajxhani dhe Irani kanë shkëmbyer retorikë armiqësore për javë të tëra mes tensioneve të rritura në rajon. Deri më 2 nëntor, Shërbimet e Sigurimit Shtetëror të Azerbajxhanit (SSS) arrestuan një grup prej 19 burrash që dyshohet se ishin të trajnuar për të kryer shantazhe dhe akte të tjera të dhunshme në territorin e Azerbajxhanit. Shërbimet e Sigurimit të Shtetit pretenduan se grupi kontrollohej nga Shërbimet Speciale iraniane dhe ishte i armatosur. Më 7 nëntor, autoritetet iraniane akuzuan një burrë nga Azerbajxhani për orkestrimin e sulmit në tempullin Shah Cheragh, ku u vranë 15 vetë dhe u plagosën 40 të tjerë.

Muajin e kaluar, Azerbajxhani nisi stërvitjet ushtarake në kufirin me Iranin. Ky veprim u pa si një hakmarrje ndaj stërvitjeve ushtarake që Irani filloi më 17 tetor 2022, në kufirin e tij me Azerbajxhanin.

Tensionet nuk janë të reja. Vitin e kaluar, dy vendet shkëmbyen deklarata të forta dhe demonstruan fuqinë e tyre ushtarake në një tjetër stërvitje ushtarake kokë më kokë.

Irani dhe Azerbajxhani ndahen nga një kufi prej 700 kilometrash. Pjesë të këtij territori dhe rrugët hyrëse ishin për një kohë të gjatë nën kontrollin e Armenisë pas luftës së parë të Karabakut që përfundoi me armëpushimin e vitit 1994. Në vitin 2020, pas luftës së dytë 44-ditore të Nagorni-Karabakut mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, ky i fundit rifitoi kontrollin mbi sipërfaqe të mëdha të këtij territori, duke përfshirë rrugët hyrëse dhe tokën pranë kufirit iranian.

Google Maps

Azerbajxhani gjithashtu kundërshtoi perceptimet se Teherani e mbështeti Armeninë gjatë konfliktit të fundit si dhe gjatë luftës së parë të Karabakut.

Në shtator 2021, Azerbajxhani vendosi një taksë rrugore për kamionët iranianë që përdorin rrugët që tani ishin nën kontrollin e Azerbajxhanit. Kur Armenia i kontrollonte ato rrugë, automjetet mund të kalonin lirshëm pa paguar asnjë taksë.

Pas deklaratave të presidentit Ilham Aliyev që kritikonte kamionët iraniane për përdorimin “ilegalisht” të asaj rruge përpara luftës së dytë të Karabakut, Kioumars Heydari, komandanti i forcave tokësore iraniane, njoftoi nisjen e stërvitjeve ushtarake në kufijtë e saj me Azerbajxhanin dhe Armeninë, sipas raportimeve nga Agjencia Turke e Lajmeve Anadolu Agency.

Në përgjigje, presidenti Aliyev kritikoi stërvitjet ushtarake iraniane, duke thënë për Anadolu Agency: “Çdo vend mund të kryejë çdo stërvitje ushtarake në territorin e vet. Është e drejta e tyre sovrane. Por pse tani dhe pse në kufirin tonë?”

Në një shkrim për Përgjegjësi të Shtetit në kohën e tensioneve të vitit të kaluar, analisti politik Eldar Mamedov vuri në dukje se, “retorika goditëse dhe armiqësore” ishte një shenjë e “ndryshimeve më të mëdha në marrëdhëniet” midis dy vendeve:

Ndërkohë që lojërat e luftës dhe fyerjet janë zbutur, zgjedhjet e ndryshme gjeopolitike vazhdojnë të tërheqin Bakune4 dhe Teheranin në drejtime të kundërta, duke shtuar rreziqet e shpërthimeve periodike në të ardhmen.

Përshkallëzimi më i fundit është një nga ato shpërthimet e parashikuara nga Mamedov. Duke pasur parasysh historinë e marrëdhënieve problematike midis dy vendeve dhe paaftësinë e tyre për të zgjidhur çështjet para-ekzistuese, dy vendet do të vazhdojnë të përballen me tensione, tha Mamedov në një intervistë për Cilivnet në shtator 2022.

Këtë verë, çështja e kufirit u kthye në axhendë me liderin suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, duke postuar në Twitter:

Ne jemi të kënaqur që shohim Karabakhun të kthehet te Azerbajxhani. Sigurisht, nëse ka një politikë që synon bllokimin e kufirit Iran-Armeni, Republika Islamike do ta kundërshtojë atë, sepse ky kufi është një rrugë lidhëse 1000-vjeçare.

Postimi i bëri jehonë deklaratës së Ali Khameneit më 19 korrik në kuadër të një samiti trepalësh në Teheran midis liderëve të Rusisë, Iranit dhe Turqisë. Teherani është i shqetësuar se linja e re e transportit e ndërtuar nga Azerbajxhani përgjatë kufirit iranian do të anashkalojë Iranin në tregtinë midis Evropës dhe Azisë Qendrore, sipas The Independent.

Irani akuzoi gjithashtu fqinjin e tij “për nxitjen e pakënaqësisë në mesin e popullatës azere-turqishtfolëse të Iranit”.

Irani verior është i populluar nga azerë etnikë, të cilët përbëjnë pakicën më të madhe jo-perse në Iran. Gjatë luftës dy vjet më parë, azerët etnikë organizuan protesta në mbështetje të luftës në disa qytete të Iranit.

Që nga vera e vitit 2022, gazetat pro-qeveritare në Azerbajxhan kanë qenë më të zëshme për thirrjet për ndryshim dhe vendi ka rritur mbështetjen e tij për një “lëvizje nacionalçlirimtare” në Azerbajxhanin Jugor (ose në Iranin verior).

Televizioni shtetëror i Azerbajxhanit promovon “udhëheqësin e vetëshpallur të Azerbajxhanit Jugor”, i ndaluar më parë nga Baku, duke premtuar fundin e “regjimit të mullahëve fashistë persianë”. Përshkallëzim i pamatur që nuk mund të jetë në interes të Azerbajxhanit.

Ngjashëm, edhe media iraniane kishte diçka për të thënë:

Luftërat propagandistike iraniano-azer janë me forcë të plotë. Sahar TV publikon një intervistë me deputetë të Iranit që flasin gjuhën azere. Njëri prej tyre thotë se Irani gjithashtu ka të drejtë të flasë për traktatet Gulistan (1813) dhe Turkmenchay (1828).

Referenca në traktatet Gulistan dhe Turkmençay është domethënëse. Të dyja u nënshkruan gjatë dy luftërave të zhvilluara midis perandorive Persiane dhe Ruse (1804–1813 dhe 1826–1828). Pas dy traktateve, Irani humbi kontrollin mbi atë që tani njihet si Kaukazi Jugor për Rusinë.

Në vitin 2013, ligjvënësit iranianë kërkuan të “përditësojnë termat dhe kushtet” e traktatit të Turkmenchay me arsyetimin se traktati kaloi afatin e skadimit 100-vjeçar.

Por sipas Mamedov, këto nuk janë thirrje serioze dhe mbeten në kuadrin e perceptimeve të përgjithshme në Iran.

Qetësimi i stuatës qëndron në duart e udhëheqjes së secilit komb. Vitin e kaluar, pas një telefonate me homologun e tij Hossein Amir-Abdollahian, Ministrin e Jashtëm të Azerbajxhanit Jeyhun Bayramov, njoftuan një përpjekje për uljen e tensioneve.

Kësaj radhe nuk ka shenja të uljes së tensioneve. Ende jo, gjithsesi.

Duke folur pas një takimi me kryeministrin armen, Nikol Pashinyan, i cili vizitoi Teheranin më 1 nëntor, presidenti i Iranit Ebrahim Raisi tha: “Rajoni i Kaukazit është pjesë e historisë, qytetërimit dhe kulturës së Iranit dhe se paqja dhe siguria në rajon janë shumë të rëndësishme për Iranin.”

Para mbërritjes së Pashinyan, ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amir-Abdollahian foli në telefon me homologun e tij azer Jeyhun Bayramov. Ndërsa të dy diskutuan çështje dypalëshe dhe rajonale, Amir-Abdollahian shprehu gjithashtu kundërshtimin e Iranit ndaj “pranisë së të huajve” në rajon, të cilin disa e përshkruan si një referencë e mbuluar ndaj Izraelit.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.