Portugalia kërkon falje për masakrën koloniale në Mozambik

António Costa, kryeministër i Portugalisë | Foto nga Flickr Partido Socialista 2022

Në një akt të rrallë dhe historik pranimi, më 2 shtator, kryeministri portugez António Costa, kërkoi falje për masakrën e Wiriamu, ku rreth 400 civilë të paarmatosur u vranë më 16 dhjetor 1972, nga forcat ushtarake portugeze gjatë Luftës Koloniale Portugeze, (e njohur gjithashtu si Lufta e Pavarësisë së Mozambikut, 1961–1974). Masakra u zbulua nga mediat britanike në vitin 1973 dhe për shumë vite u injorua në Portugali. Costa e përshkroi atë si një “akt të pafalshëm që çnderon” historinë e Portugalisë.

Costa tha teksa iu drejtua presidentit të Mozambikut në Maputo:

Neste ano de 2022, quase decorridos 50 anos sobre esse terrível dia de 16 de Dezembro de 1972, não posso deixar aqui de evocar e de me curvar perante a memória das vítimas do massacre de Wiriamu, acto indesculpável que desonra a nossa História.

Në këtë vit, 2022, gati 50 vjet pas asaj dite të tmerrshme të 16 dhjetorit 1972, nuk mund të mos ndjej dhe të mos përkulem para kujtimit të viktimave të masakrës së Wiriamu, një akt i pafalshëm që çnderon historinë tonë.

Shumë shpejt pati reagime për fjalimin e tij. Siç raportohet nga gazeta Público, antropologia dhe historiania nga Mozambiku, Maria Paula Meneses e quajti ndjesën e kryeministrit “të guximshme”.

Studiuesja tha se është në përputhje me atë që kanë bërë tashmë vendet e tjera evropiane dhe argumenton se është e nevojshme të krijohen “komisione të së vërtetës dhe pajtimit” për krimet e luftës. Maria Paula Meneses gjithashtu vuri në dukje se si në Wiriamu, në Mozambik kishte masakra të tjera:

Há muitos outros contextos de massacres, e na mesma região, de que não se fala. E há toda a questão de Goa e do Brasil. A questão colonial está intimamente ligada à violência e destruição, e uma outra violência que é a destruição da história do outro lado.

Ka shumë raste të tjera të masakrave në të njëjtin rajon, për të cilat nuk flitet. Dhe këtu është e gjithë çështja e Goas dhe Brazilit. Çështja koloniale është e lidhur ngushtë me dhunën dhe shkatërrimin dhe një dhunë tjetër që është shkatërrimi i historisë së njerëzve të tjerë.

Të tjerët përmendën të gjitha viktimat e masakrës:

António Costa, sot: “Nuk mund të neglizhoj të evokoj dhe të përkulem para kujtimit të viktimave të masakrës së Wiriamu, një akt i pafalshëm që çnderon historinë tonë”. Lista e mundshme e viktimave të cilave u detyrohemi këtë falje:

Reagime të tjera nxorën në pah shembullin e dhënë nga kryeministri portugez:

Njohja dhe falja e kryeministrit për mizoritë e kryera në Wiriamu është një burim krenarie kombëtare për mua, kjo nderon momentin dekolonializues të tranzicionit demokratik portugez dhe i jep dinjitet zyrës së kreut të qeverisë.

Shumë mirë Dr. António Costa duke kërkuar falje për operacionin Marosca, organizuar nga mozambikasi Chico Kachavi, i cili kulmoi me masakrën e Wiriamu. Nuk do të harrojmë!

Masakra e Wiriamu

Gjithçka filloi më 16 dhjetor 1972, kur në Wiriamu, Mozambik, rreth 400 civilë të paarmatosur u vranë nga ushtarët portugezë. Thuhet se masakra u bë e njohur për herë të parë në botën e gjerë nga një gazetar britanik, Peter Pringle, në një artikull në gazetën The Times në vitin 1973, pasi incidenti ishte denoncuar nga misionarët e huaj që punonin në zonën e Wiriamu.

Hulumtimi i historianit Mustafah Dhada, i lindur në Mozambik dhe që jeton në SHBA, arriti gjithashtu në përfundimin se trupat portugeze vranë një të tretën e 1350 banorëve, duke prekur 216 familje të pesë fshatrave (Wiriamu, Djemusse, Riachu, Juawu dhe Chaworha. Ato janë pjesë e një zone që ai e quan trekëndëshi Wiriamu, i cili përfshin 40 fshatra.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.