Afganistan: Punëtoria e parë në Kabull

Asociacioni i blogerëve Afgan (Afgan Penlog) i tejkaloi vështirësitë financiare dhe pengesat e llojit të ndërprerjes së rrymës dhe për herë të parë në historinë e saj organizoi trajnimin e blogeve. Punëtoria (workshop) u mbajt në Kabul me 3-4 prill, në bashkëpunim me Nasim Fekrat dhe Masume Ebrahimi [fa], dy blogerë aktiv afgan.

Afghan blogging workshop
Dymbëdhjetë gazetarë, mësues dhe shkrimtarë mësuan se si të krijojnë tekst blog, videoblog, fotoblog dhe morën këshilla të dobishme, si për shembull si të përdorin RSS.
Në fund të punëtorisë, u krijuan disa bloge në gjuhët dari, pashtu dhe gjuhën angleze. .Fekrat deklaroi, “Pres shumë kërkesa nga studentët e Universitetit të Kabullit dhe gazetarë të cilët dëshirojnë të mësohen të shkruajnë bloge, por problemet financiare janë pengesë kryesore.” Fekrati tani më mendon për organizmin e punëtorisë së dytë për shkak se ka më shumë për tu shpërnda dhe për tu mësuar.

Nasim Fekrat at the Afghan blogging workshop
Nasim Fekrat ndihmon n; mbajtjen e punëtorisë.
Nasim Fekrat thotë [Fa]:

Kjo eksperiencë ishte shumë e dobishme. Mësova shumë. Shumica e njerëzve të cilët morën pjesë në këtë punëtori ishin gazetarë, akademik, shkrimtarë dhe të tjerë të cilët mund të ndihmojnë të rigjallërojë kultura jonë dhe intelekti i shoqërisë së lodhur afgane. Organizimi i një punëtorie të këtillë ishte njëri nga qëllimet e mia prej shumë kohësh. Përfundimisht, kjo u bë realitet në falënderim të Geomap dhe Masume Ebrahimi.

Afghan blogging workshop
Më shumë fotografi dhe raporte mund të gjinden në Lëvizjen qytetare të Afganistanit.
Manzara i cili në këtë punëtori mësoi të blogojë, shkruan për shfrytëzimin e internetit që të përparojë e drejta e fjalës dhe shtypit.Moktar Pedram, gazetar, eksperiencën e tij e ndanë me ne:

Kisha frikë të futem në botën e internetit dhe blogimit…Ndoshta ajo ishte pengesë teknike. Por, kjo punëtori për një ditë e gjysmë e ndërroi perceptimin tim…Nuk do të ishte e vërtetë nëse them se të gjitha problemet e mia me internetin u zgjodhën këta dy ditë, por megjithatë unë vendosa të filloj blogun tim, i cili tregon se sa efektive ishte kjo punëtori.

Safeh thotë [Fa] se blogimi është punë e re në Afganistan dhe se akademikët dhe mësuesit vetëm sa e zbulojnë.

Zartosht shkruan [Fa] se punëtoritë e tilla mund të jenë hapi më i rëndësishëm i gazetarisë në Afganistan.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.